Author: shqiperia
FSSHM: Nga 4 gushti pacientët e onkologjisë do ta marrin terapinë e tabletave nga barnatoret
Nga 4 gushti pacientët e onkologjisë do të mund ta marrin terapinë me tableta (anastrozol dhe letrozol) në barnatore, deklaruan për AIM-n drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov. “Sot do të publikohet libri i kodeve me vlerë nga 4 gushti, prej kur pacientët do të jenë në gjendje ta marrin terapinë me recetë nga barnatoret. Kjo do të thotë që pacientët duhet të marrin raport nga onkologu, pastaj te mjeku amë të marrin recetë, ndërsa prej atje në barnatore t’i marrin tabletat. Participimi do të jetë rreth 50 denarë”, theksuan drejtorët e FSSH. Lidhur…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, thotë se si qeveri nuk janë kundër një page minimale prej 500 eurosh në RMV, por, sipas tij, nuk mund të mbajnë njërën anë në bisedimet midis punëdhënësve dhe sindikatave. Durmishi theksoi gjithashtu se pagat janë rritur në arsim, shëndetësi dhe polici. “Nuk mund të ndjekim politikat e qeverisë së mëparshme. Duhet të shohim produktivitetin e punës, nuk mund të fusim një rritje “ad hoc” të pagës minimale, në mënyrë që nga ana tjetër të kemi inflacion. Pa një rritje të produktivitetit të pagës, nuk mund ta rrisim pagën minimale”, tha ndër të tjera ministri…
Është e qartë se Hristijan Mickoski dëshiron një prokuror nën kontrollin e tij, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga LSDM thonë se Mickoski nuk dëshiron drejtësi, por një ndjekje penale të kontrolluar, me urdhër të partisë së OBRM-PDUKM-së. “Së pari, ai njoftoi shkarkimin e Prokurorit Publik pa arsye specifike. Pastaj, kur shpërtheu tragjedia në Koçan, ai pretendoi në mënyrë hipokrite se do ta linte hetimin të vazhdonte, se ishte i kënaqur me trajtimin. Kjo zgjati – derisa u përfshinë shefat e afërt me ministrin e tij Toshkovski. Kur LSDM njoftoi të vërtetën, kur Prokuroria Publike, nën presion, i përfshiu ata…
Njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për themelimin e lëvizjes së re, partitë shqiptare në qeveri dhe opozitë, si dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Fazliu tha se kanë vendosur që të jenë lëvizje qytetare që do të udhëhiqet nga Këshilli Drejtues, pra nuk do të kenë kryetar. Ai tha se së shpejti do të marrin vendim nëse do të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale, ndërsa theksoi se nuk do të merrnin asgjë nga partitë shqiptare, qoftë ato në pushtet ose opozitë.…
Familjarët e 4 viktimave të protestave të Nëntorit të vitit 1992 së bashku me autoritet shpalosën një pllakë memoriale te ura e “Bit Pazarit” në Çair. Të pranishëm kishte edhe persona që morën pjesë në atë protestë, por edhe familjarë të të mbijetuarve nga represioni policor ndaj protestuesve. “Ngjarja tragjike e 6-7 Nëntorit 1992 ku qytetarë të pafajshëm u vranë, u plagosen dhe u torturuan në mënyrë ç’njerzore, përbëjnë një plagë të pashëruar për shoqërinë tonë. Ajo që ndodhi atë ditë mbetet një episod i rëndë dhe i debatueshëm në historinë tonë moderne për të cilën faktet arkivore dhe dëshmitë…
Shuhet Agjencia për Promovimin e Turizmit, 30 të punësuarit transferohen në Ministrinë e Kulturës
Agjencia për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit pushon së ekzistuari si institucion i pavarur dhe do të jetë pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjë që u zyrtarizua me ndryshimet në Ligjin për Turizmin që u miratuan dje në Kuvend. Tridhjetë punonjës të Agjencisë do të transferohen në sektorin e turizmit të Ministrisë së Kulturës, i cili do të ketë edhe ambiente të reja për të cilat nuk do të paguhet qira si më parë në Qendrën Tregtare të Qytetit. “Të gjitha procedurat dhe të gjithë punonjësit do të transferohen në një adresë, që është Ministria e Kulturës dhe…
Premierliga i uron mirëseardhje Xhakës
Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”. Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit europian. Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy herë FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit të “Topçinjve”. E ishte faqja zyrtare e Premierligës që i uroi mirëseardhje Xhakës. “Mirë se u ktheve në Premierligë, Granit Xhaka”, shkruhej në postimin e ligës elitare angleze. Premierliga i…
MPB njofton se në Klinikë e Fëmijëve në Shkup është sjell një foshnje pa shenja jete. “Më 29.07.2025 në orën 07:30 në SPB Shkup, nga Klinika e Fëmijëve Shkup është raportuar se në orën 06:40 u është sjellë një foshnjë mashkull një muaj e gjysmë nga Shkupi pa shenja jete. Një mjek konfirmoi vdekjen dhe, me udhëzimet e prokurorit publik, trupi i foshnjës u dorëzua për autopsi”, thonë nga MPB. Një foshnjë një muaj e gjysmë pa shenja jete është sjell në Klinikën e Fëmijëve në Shkup appeared first on Telegrafi.
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një 58-vjeçar nga Struga, i cili me një veturë “Audi” me targa të Zvicrës, qarkullonte me 176 km/h, në magjistralen Gostivar-Tetovë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. “Më 29.07.2025, në orën 08:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria M.T. (58) nga fshati Tatesh i Epërm, rajoni i Strugës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me veturë të tipit “Audi” me targa zvicerane në rrugën magjistrale Gostivar – Tetovë, pranë nyjës rrugore në Kamjan”. “Gjatë kontrollit në trafikun…
Normat e interesit mbeten të pandryshuara, përkatësisht norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin prej 5.35 për qind, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-të ditore në nivelet prej 3.95 për qind dhe 4 për qind. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt gjithashtu do të mbetet i pandryshuar, përkatësisht do të arrijë në 10 miliardë denarë, vendosi Bordi ekzekutiv për politikë monetare të Bankës Popullore. Me këtë vendim, siç shpjegojnë ata, ruhet qasja e kujdesshme ndaj kryerjes së politikës monetare konform kushteve në ekonomi dhe rreziqet që dalin nga mjedisi i jashtëm…