Author: shqiperia
Ndoshta dikush nuk arriti të sjellë “Google” dhe “Facebook”, por ka shumë të ngjarë që një markë e madhe globale të blejë energji elektrike të prodhuar në Maqedoni, përmes parkut eolik të “Alcazar Energy”. Negociatat janë në fazën përfundimtare dhe do ta lë kompaninë investitore të thotë se kush është, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja Kuvendit. Siç theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, se kush do të jetë gjiganti që do të blejë energji elektrike nga vendi duhet të dihet deri në fund të gushtit. “Do t’ia lë kompanisë investitore ta shpallë deri në fund të…
Një aksident tragjik ka ndodhur në dalje të Tetovës, në autostradën drejt Shkupit. Sipas informacioneve të para ka persona të vdekur, ndërsa pritet konfirmimi nga policia. Aksidenti ka ndodhur në mes një autobusi dhe një veture. Organet hetuese kanë dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa priten informacione shtesë rreth këtij aksidenti./Telegrafi/ Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë – Shkup appeared first on Telegrafi.
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit. Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial. Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badenterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë. Faton Selami propozohet për Avokat…
Granit Xhaka dje e zyrtarizoi transferimin e tij te Sunderland, skuadra e promovuar në Premierligë. Në zyrtarizimin dhe nënshkrimin e kontratës, të pranishëm ishin edhe familja e Granit Xhakës. Ishte babai i tij, Ragip Xhaka që bëri një reagim pas transferimit të djalit të tij. Reagimi i plotë i Ragip Xhakës, pa ndërhyrje: Granit, nga zemra, babi të uron shëndet, fat dhe shumë suksese në kapitullin tënd të ri! E dimë të gjithë: në çdo ekip ku ke luajtur, ke qenë i pazëvendësueshëm, lider, dhe kapiten me zemër. Shumë oferta kanë ardhur – ekipe të mëdha të kanë kërkuar –…
Mungesa e një sistemi të vetëm të integruar për referime, raporte mjekësore dhe faturim, si dhe dobësi të konsiderueshme në zbatimin e kontrolleve në institucionet e kujdesit shëndetësor nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore u identifikuan nga auditorët pas auditimit të pasqyrave financiare dhe përputhshmërisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. Sipas auditorëve, aktivitetet e kontrollit për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në institucionet e kujdesit shëndetësor nuk janë krijuar ose zbatuar në mënyrë të përshtatshme, prandaj nuk sigurohet verifikimi i plotë i faturave për shërbimet e ofruara të kujdesit shëndetësor. “Mungesa…
Deri në orën 13 janë pesë zjarre në ambiente të hapura në tërë territorin e vendit, prej të cilave katër janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në komunën e Berovës, në malin Goten i Madh drejt Maleve të Maleshevisë, ku po digjet pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha. Siç informon Qendra për menaxhim me kriza (QMK), janë shuar zjarret në komunën Radovish: në malin Goten i Madh mbi fshatin Podaresh (pyll i ulët, bredh, shkurre, vegjetacion i ulët, ah dhe pisha), zjarri ndërmjet fshatrave Careviq, Smollanë, Radobil dhe Dren (Prilep), dhe Galisht dhe Trstenik (Kavadarit),…
Trajçuleski, Mickoskit: Pse po hapni çështjen e gjuhës maqedonase, po na ktheni në kohën e Gruevskit
Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski, në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve, e pyeti kryeministrin Hristijan Mickovski pse po rihapet çështja tashmë e mbyllur e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. “A dëshiron Mickoski ta kthejë Maqedoninë në kohën e regjimit të Nikolla Gruevskit, dhe a po përdoret sot mohimi i identitetit maqedonas nga Bullgaria në të njëjtën mënyrë siç Gruevski përdori veton greke në vitin 2008, si justifikim për përballje të brendshme dhe mbajtje të pushtetit”, pyeti Trajçuleski nga foltorja e Kuvendit. Ai pretendon se çështja që ishte mbyllur plotësisht për 26 shtete anëtare të BE-së, përveç Bullgarisë,…
MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar tre persona të cilët janë kapur duke transportuar 8 emigrantë nga Egjipti. Sipas MPB-së, personat e arrestuar janë identifikuar si A.R. 26 vjeç nga Studeniçani i Shkupit dhe B.B. 26 vjeç dhe A.SH. 31 vjeç, të dy nga Radovishi. “Në orën 19:45, në autostradën Kumanovë – Tabanoc, afër Kosturnikut, zyrtarë të policisë kanë vërejtur një veturë “Audi” me targa të Strumicës, që drejtohej nga B.B., me pasagjer A.SH., dhe një veturë “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, që drejtohej nga A.S., në të cilat po transportoheshin emigrantë”. “Automjetet nuk u ndalën në shenjën e…
Aktori izraelit Alon Aboutboul, i njohur për rolet e tij në filma si “The Dark Knight Rises” dhe “Rambo III”, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, shkruan Metro.uk. Trupi i tij u gjet në plazhin HaBonim në Izrael. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Aktori la pas bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij. Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aboutboul u shfaq edhe në serialet “Snowfall”, “FBI: International”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Hawaii Five-0”. Roli i tij i fundit ishte në serialin “The German”, ku luante për tetë episode. Aktori i njohur gjendet i vdekur në plazh first…
Në qershor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 22.5 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës. Shikuar sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit nominalisht për 31.5 përqind dhe në terma realë për 22.5 përqind, në Tregtinë me pakicë të produkteve jo-ushqimore, përveç karburanteve u rrit nominalisht për 9.2 përqind dhe në terma realë për 5.2 përqind, në Tregtinë me pakicë, përveç karburantit u…