Author: shqiperia
Minsitri pa resor, i angazhuar për integrim dhe implementim të Strategjisë për inkluzion të romëve 2022-2030, Shaban Saliu tha sot se nuk ndihet fajtor për akuzat e pushtetit për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan. Ai tha se do të lejojë të zhvillohet procedura hetimore edhe pse beson në pafajsinë e tij. “Gjithnjë derisa nuk jam i dënuar, nuk jam fajtor. Nuk ndjej kurfarë faji dhe duhet t’ua lëmë gjykatave të sjellin vendim dhe ta zhvillojnë procedurën. Nuk është korrekte dhe nuk është e drejtë gazetarët të zhvillojnë procedurë gjyqësore, sepse ka një prezumpcion të përgjithshëm të pafajësisë”, theksoi Saliu…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Klan Kosova bëri të ditur se çfarë befasi ka përgatitur kjo ambasadë për të gjithë të pranishmit në “Sunny Hill Festival”. Ai deklaron se festivali i “Sunny Hill”, është kulmi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Padyshim që kemi punuar me Sunny Hill për ca kohë, dhe për mua Sunny Hill është kulmi i bashkëkrijimit dhe bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Natyrisht që Dua Lipa është vajzë e preferuar si e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe e Kosovës, të dyja e konsiderojmë atë si tonën, dhe…
Këshilli Komunal në Tetovë miratoi rishikimin e buxhetit. Me projeksionet e reja parashikohet godina e re e komunës dhe disa rrugëve në fshatin Xhepisht, Poroj dhe Reçicë. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se vetëm për projektin e Komunës së Tetovës, janë ndarë rreth 1.2 milion euro. “Me rebalancin parashihen edhe disa projekte shtesë, siç është vazhdimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” deri në Poroj, me çka do përmbyllet ky segment do të përmbyllet. Parashihen edhe rrugë tjera në Xhepçisht, Reçicë dhe ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. Në buxhet është…
Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me burg për festën e Ilindenit
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar me rastin e 2 Gushtit – Ilindeni, festa kombëtare e Maqedonisë. Me këtë vendim, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg: – Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës – Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci – Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova – Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez Falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë: – Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë – 3 muaj – Kole…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup. Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona. Lexo po ashtu Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë – Shkup “Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu…
Ndoshta dikush nuk arriti të sjellë “Google” dhe “Facebook”, por ka shumë të ngjarë që një markë e madhe globale të blejë energji elektrike të prodhuar në Maqedoni, përmes parkut eolik të “Alcazar Energy”. Negociatat janë në fazën përfundimtare dhe do ta lë kompaninë investitore të thotë se kush është, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja Kuvendit. Siç theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, se kush do të jetë gjiganti që do të blejë energji elektrike nga vendi duhet të dihet deri në fund të gushtit. “Do t’ia lë kompanisë investitore ta shpallë deri në fund të…
Një aksident tragjik ka ndodhur në dalje të Tetovës, në autostradën drejt Shkupit. Sipas informacioneve të para ka persona të vdekur, ndërsa pritet konfirmimi nga policia. Aksidenti ka ndodhur në mes një autobusi dhe një veture. Organet hetuese kanë dalë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa priten informacione shtesë rreth këtij aksidenti./Telegrafi/ Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë – Shkup appeared first on Telegrafi.
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit. Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial. Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badenterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë. Faton Selami propozohet për Avokat…
Granit Xhaka dje e zyrtarizoi transferimin e tij te Sunderland, skuadra e promovuar në Premierligë. Në zyrtarizimin dhe nënshkrimin e kontratës, të pranishëm ishin edhe familja e Granit Xhakës. Ishte babai i tij, Ragip Xhaka që bëri një reagim pas transferimit të djalit të tij. Reagimi i plotë i Ragip Xhakës, pa ndërhyrje: Granit, nga zemra, babi të uron shëndet, fat dhe shumë suksese në kapitullin tënd të ri! E dimë të gjithë: në çdo ekip ku ke luajtur, ke qenë i pazëvendësueshëm, lider, dhe kapiten me zemër. Shumë oferta kanë ardhur – ekipe të mëdha të kanë kërkuar –…
Mungesa e një sistemi të vetëm të integruar për referime, raporte mjekësore dhe faturim, si dhe dobësi të konsiderueshme në zbatimin e kontrolleve në institucionet e kujdesit shëndetësor nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore u identifikuan nga auditorët pas auditimit të pasqyrave financiare dhe përputhshmërisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. Sipas auditorëve, aktivitetet e kontrollit për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në institucionet e kujdesit shëndetësor nuk janë krijuar ose zbatuar në mënyrë të përshtatshme, prandaj nuk sigurohet verifikimi i plotë i faturave për shërbimet e ofruara të kujdesit shëndetësor. “Mungesa…