Author: shqiperia
LAMM njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanocë” ka fluks të shtuar të automjeteve ku koha e pritjes për hyrje është rreth 45 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, ku theksoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe barazi. “Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet dhe e meritojnë plotësisht. Brenda vetëm një viti, pensionet janë rritur me 7.000 denarë, si dëshmi se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë, jo i harresës”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se kjo është vetëm pika e nisjes për investime serioze në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës së…
Presidentja Gordana Siljanivska Davkova pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se është diskutuar edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. “Tendencë e Ministrisë së Drejtësisë është që t’i dërgojë ligjet në mendim te Komisioni i Venecias, gjë të cilën nuk e bënim shpesh në periudhën e kaluar. Pse është kjo me rëndësi? Të përkujtoj, sipas ndryshimit të metodologjisë nuk është kusht vetëm harmonizimi i legjislacionit tonë me atë evropian, por edhe zbatimi efektiv i ligjeve dhe mendimeve të Komisionit të Venecias dhe të GREKO-s”, theksoi presidentja. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim, siç tha, treguan për pritshmëritë dhe rëndësinë…
Azir Aliu nga koalicioni VLEN ka bërë të ditur listat e kandidatëve për kryetar të komunave. Aliu njoftoi se kryesia ka vendosur për emrat dhe lista e plotë e kandidatëve është: Tetovë – Bilall Kasami Çair – Izet Mexhiti Strugë – mbështetje për kandidatin e pavarur Mendi Qyra Kërçovë – Fatmir Limani Dibër, Fisnik Vela Shkup – Bashkim Bakiu Saraj – Muhamed Elmazi Likovë – Nexhmedin Sadiku Haraçinë – Daut Beqiri Zhelinë -Blerim Sejdiu Tearcë – Daut Memishi Bogovinë – Feti Abazi Bërvenicë – Haqim Ramadani Dollnen – Blerim Islami Aliu tha në fund se ende po shqyrtohen emra që…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për siç thonë ata përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga institucionet e administratës shtetërore dhe publike. “Rasti i fundit në Agjencinë e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme, ku bilanci i avansimeve dhe punësimeve të fundit është 25 me 0, është dëshmi e qartë e kësaj politike diskriminuese dhe përjashtuese.Ky realitet është produkt i një projekti të njohur tashmë nga qytetarët si “Maqedonia sërish e jotja”, i cili nuk është më vetëm ide apo diskurs politik, por është i reflektuar hapur edhe në programin qeveritar, si dhe në programin parazgjedhor të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në një press konferencë ka shpallur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër e Haraçinë, informon Telegrafi Maqedoni. Sela tha se pas mbledhjes së kryesisë, emrat e propozuar nga ASH janë: Arsim Dalipi – Strugë Dibër – Ilirjan Fetahu Skënder Isufi – Haraçinë Sela tha se akoma nuk kanë vendosur nga ASH se në cilat komuna do të kenë bartës liste për këshill komunal, mirëpo janë tema të cilat do të diskutohen. Ai shtoi se pavarësisht se Fronti Evropian do të bashkëpunojë nëpër disa komuna dhe me Arben Taravarin,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët që të mos manipulojnë me çmimet sepse siç thotë ai, do të ketë masa dhe kufizime vjetore dhe jo siç kanë qenë deri më tani javore apo mujore. Ai i ka porositur tregtarët që të jenë të kujdesshëm sepse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është duke u ndjekur. “Ne po e monitorojmë këtë si proces dhe mesazhi im për tregtarët është të mos përdorin truke sepse kufizimet mund të jenë vjetore, jo javore ose mujore. Ne po e monitorojmë me shumë kujdes sjelljen e disa prej tregjeve përmes Inspektoratit të Tregut dhe Ministrisë…
Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe. Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë. Veshkat dhe ushqimet e rënda Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind. Lexo po ashtu Trump ul tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut në 15 për qind Sipas Mucunskit “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”. Ai theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë. “Ky vendim është…
Drejtoria e Doganave në RMV ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhurave në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha sot drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së vëllimit dhe vlerës së importeve të makinerive, pajisjeve elektrike, automjeteve motorike, si dhe një sasie të shtuar të derivateve të naftës të lëshuara në qarkullim të lirë. “Ne arritëm mbledhjen më të lartë mujore të të ardhurave në historinë e Drejtorisë Doganore, 205.5 milionë euro. Për herë të parë, tejkalojmë shifrën e paarritshme prej 12 miliardë…