Author: shqiperia

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu përkrah veprimtari shtesë tek mjekët dhe të gjitha mundësitë që mund t’i kenë të punësuarit në shëndetësi, por me rregulla ashpër të definuara.Sipas tij, veprimtaria shtesë assesi nuk guxon t’i përkeqësojë proceset në sistemin shëndetësor publik dhe nuk guxon lista e pritjes të rritet, në barë të qytetarëve dhe të veprimtarisë shtesë.“Dhe edhe një herë përmendi, pasi pati spekulime se ministri është kundër aktivitetit shtesë, gjë që nuk është e vërtetë. Unë jam për çdo proces që do të kontribuojë në sistemin shëndetësor në vend, në mënyrë që ta mbështesim atë, si ligjërisht ashtu edhe…

Lexo më shumë

“Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot tradhtinë e interesave kombëtare maqedonase”, theksoi krytari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme me gazetarët. Filipçe theksoi se politikat e qeverisë tregojnë qartë se qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk dëshiron që Maqedonia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.”Mickoski sot konfirmoi tradhtinë e interesave kombëtare maqedonase. Sot ai konfirmoi se nuk dëshiron që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian dhe se do ta mbajë atë në izolim larg Evropës”, tha Filipçe.Ai shtoi se politika të tilla nënkuptojnë se reformat e nevojshme nuk do të zbatohen dhe se nuk do të ketë kontroll mbi plaçkitjen që…

Lexo më shumë

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.Nga atje shpjegojnë se organizatat e komunitetit bullgar në Maqedoni kanë shpërndarë një letër zyrtare në lidhje me draftin e rishikuar të Planit të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që u Përkasin Minoriteteve dhe Komuniteteve, të paraqitur nga Qeveria e RMV-së.”Ministria jonë e Punëve të Jashtme kujton se ky Plan Veprimi është një dokument themelor, pjesë e Konsensusit Evropian të vitit 2022, zbatimi i të cilit do të monitorohet…

Lexo më shumë

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë adresuar thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë, duke kërkuar mbështetjen e tyre për protestën e paralajmëruar më 6 prill, ora 12:30.Përmes kësaj letre, studentët kërkojnë solidaritet dhe përkrahje në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj – konkretisht, mundësinë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.”Ju jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në përgatitjen tonë si profesionistë të së ardhmes dhe në edukimin tonë si qytetarë të përgjegjshëm. Rrugëtimi ynë akademik na ka bashkuar në…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një retorikë të ashpër ndaj opozitës dhe një mesazh të qartë në lidhje me qëndrimin e Qeverisë në lidhje me integrimin evropian, pa garanci për identitetin maqedonas dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari, nuk ka përparim, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në një deklaratë për mediat, Mickoski akuzoi LSDM-në se po e redukton procesin e integrimit evropian në një “shitje të identitetit maqedonas” dhe një “goditje ndaj indeve kombëtare”, duke vlerësuar se një qasje e tillë kërcënon strategjinë shtetërore.”Mënyra se si LSDM i sheh proceset e integrimit evropian është ekskluzivisht një shitje e identitetit maqedonas dhe një goditje…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur lëndë narkotike.”Më 31.03.2026, në orën 22:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.K. (27) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse”.”Më 01.04.2026, në orën 00:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.O. (44) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë. Pas…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se nuk do të lejoj tensione etnike në vend dhe theksoi se korridoret 8 dhe 10d janë prioritet, po jo me çdo çmim.Mickoski tha se Struga do të lidhet me korridorin 8 dhe askush nuk do të përjashtohet nga ky projekt.”Qytetarët e Strugës duhet të qetësohen, sepse kjo qeveri është qeveri e gjithë qytetarëve dhe askush nuk do të harrohet. Përfshirë edhe qytetarët e Kërçovës, Vevçanit, Ohrit dhe të gjithë komunat që lidhen me korridoret 8 dhe 10d. Askush nuk do të harrohet”, tha Mickoski.Kryeministri sqaroi se ndryshimet në trase janë bërë për…

Lexo më shumë

Halkbank AD Shkup, përmes paketës për të rinj Halk EZ, fillon karvanin „Aj realno“ (Hajde realisht) – një iniciativë që synon t’u japë hapësirë të rinjve të flasin hapur, pa presion dhe pa frikë nga gjykimi. Ndalesa e parë e karvanit është shkolla e mesme „Josip Broz Tito“ në Manastir. Karvani do të udhëhiqet nga e reja Kiki Mukaetova, e cila me një qasje të sinqertë rinore do të bisedojë me nxënësit e shkollave të mesme për tema afër realitetit të tyre. Moderator i takimeve do të jetë aktori i ri Dejan Dimoski.„Aj realno“ nuk është një ligjëratë klasike. Përkundrazi,…

Lexo më shumë

Policia e Strumicës ka parashtruar kallëzim penal kundër J.T. (53 vjeçe) nga Strumica për shkak se e njëjta dyshohet për veprën penale “Zhvatje”.“Gjatë periudhës 2023–2025, e akuzuara ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të disa personave nga Strumica, duke u dhënë atyre para hua, dhe për vete ka caktuar dhe kërkuar interesa jashtëzakonisht të larta, duke përfituar materialisht në mënyrë të të paligjshme një mashkull ka marrë hua disa herë nga ajo, or pasi nuk ka mundur të paguajë interesin, e akuzuara ka filluar t’i dërgojë kërcënime për jetën e tij dhe të familjes së ngushtë.Më 26.02.2026, e akuzuara u…

Lexo më shumë

Sekretari ndërkombëtar i LSDM-së, Andrej Zhernovski ka akuzuar kryeministrin, Hristijan Mickoski për bllokimin e procesit eurointegrues të vendit dhe se me këtë Maqedonia e Veriut po humb shumë para nga BE.”Është katastrofike dhe për të ardhur keq të dëgjosh një deklaratë të tillë nga një kryeministër, një njeri që duhet të na shtyjë drejt BE-së. Të paktën me këtë, ai e deklaroi sinqerisht se cili është qëndrimi i tij. Meqenëse është tashmë me Orbanin, mund ta pyesë se sa para ka marrë Hungaria. Tema është se sa para po humbasim në reforma, spitale, shkolla”, thotë Andrej Zhernovski, në lidhje me…

Lexo më shumë