Author: shqiperia
Ndalohet një punonjës i MPB-së, voziti në drejtim të kundërt dhe kërcënoi zyrtarin policor
MPB Maqedoni njofton se dje (01.04.2026), oficerët e policisë ndaluan S.R. (45), punonjës në Sektorin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë MPB-së. Gjatë kryerjes së rregullimit fizik të trafikut në kryqëzimin e rrugëve “Jordan Mijalkov” dhe “Dimçe Mirçev” në Shkup, një oficer policie nga SPB Shkup ndaloi një automjet pasagjerësh Mercedes të drejtuar nga S.R., i cili po drejtonte në drejtim të kundërt dhe në të njëjtën kohë po tejkalonte kolonë automjetesh.Pasi iu kërkua dokument identifikimi, S.R. u prezantua si punonjës i MPB-së dhe tha se nuk kishte kartë identiteti, pas së cilës filloi të sillej në mënyrë…
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se Hristijan Mickoski i gënjen qytetarët çdo ditë se qeveria po monitoron diçka dhe thotë se nuk ka nevojë të merren masa.Nga LSDM thonë se paralajmëruan se kjo rritje e çmimeve të naftës do të çojë dhe do të shkaktojë një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve bazë ushqimore.”Buka po shtrenjtohet, vaji i ullirit, vezët, qumështi, specat, domatet, frutat…. Rritjet e çmimeve janë nga 5% deri në 300% për frutat dhe perimet. Qytetarët mezi ia dalin mbanë. Çdo dalje në treg është një tronditje e re. Tani as 600 euro nuk janë të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me vranësira dhe reshje më të bollshme shiu (mbi 30 l/m²), në vendet më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar.Temperaturat ditore do të variojnë nga 3 deri në 12 gradë celsius.Në Shkup, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.
Akoma nuk ka një Qëndrim konkret nga universitetet për draft-ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili prej dje është rikthyer për konsultim publik në ENER. Stafit akademik i është dhënë një afat prej disa ditësh për të shqyrtuar nëse në versionin e përmirësuar janë marrë parasysh kërkesat dhe vërejtjet e tyre. Sipas përfaqësuesve universitarë, aktualisht po analizohet ligji në fjalë dhe deri të premten pritet të përfundojnë të gjitha analizat e detajuara. Megjithatë, në një vlerësim të parë, thuhet se ndryshimet janë të pakta. Burime të televizionit Alsat vlerësojnë se bëhet fjalë vetëm për një makijazh formal, pa…
VLEN: BDI nuk ka kredibilitet të flet për BE-në e as të kritikojë projektet si Korridori 8 dhe 10d
“Vetëm BDI-ja dhe klika e saj vazhdojnë të mbeten të mbyllura në matricën e propagandës, gënjeshtrave dhe manipulimeve. Ironia është se pikërisht më 1 prill nxorën në skenë humbësin e zgjedhjeve, Bajram Rexhepin, me 5 mijë vota diferencë, për të sulmuar pa bazë një prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave shqiptare, Bilall Kasamin”, reaguan nga koalicioni VLEN. VLEN shton se BDI si parti nuk ka as kredibilitet dhe as moral të flasë për Bashkimin Evropian. “Për 20 vjet e kishte gojën plot me BE, ndërsa në prapaskenë devijonte rrugën evropiane me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare politike. Madje,…
Për 4,2 për qind është ulur prodhimi industrial në shkurt të këtij viti krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar. Ndikimi më i madh në rënien e prodhimit industrial, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, ishte rënia e prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i veshjeve me 5,4 për qind; Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 13,5; dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 17,2 për qind.Përveç kësaj, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në shkurt 2026, krahasuar me shkurtin e viti 2025, shënoi një rënie prej 9,6…
Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani.Siç informojnë nga MPB, në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në…
Qytetarët e Tetovës që kanë punuar në Irak, Afganistan dhe vende të tjera jashtë vendit kanë vazhduar protestat kundër detyrimeve tatimore që u kërkohen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.Në protestën e shtatë me radhë, ata marshuan nga qendra e qytetit deri te Gjykata Themelore e Tetovës, duke kërkuar njohjen e statusit të jorezidentit tatimor për ata që kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit.Protestuesit theksojnë se, sipas ligjit për tatimin personal, duhet të trajtohen si jorezidentë, por ky status nuk u njihet nga DAP, duke i detyruar të paguajnë mijëra euro tatime për të ardhurat e realizuara jashtë. Ata…
Gjykimi kundër 13 nëpunësve policorë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, sot u shty.Debati kryesor i caktuar për sot u shty për 20 prill me kërkesë të avokatit të të akuzuarve Kire Bogatinov dhe Kristina Nikollova, i cili ka informuar se njëkohësisht ka pasur detyrë në rast tjetër paraburgimi me prioritet në Gjykatën Themelore Koçan.Gjykatësi informoi se përmes telefonit ka hyrë në kontakt me avokatin dhe ka kërkuar të sigurojë prani të avokatit tjetër për seancën e sotme, me qëllim që të konfirmohet dinamika e procedurës.…
“Shtylla e shtetit të Maqedonisë, kujtesa kolektive” është motoja me të cilën Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut sot shënoi 75 vjet nga themelimi i tij në vitin 1951, me dekret të Qeverisë së atëhershme. Pas shtatë dekadash e gjysmë ekzistence, sfida e institucionit është dixhitalizimi i dokumenteve.Drejtori i Arkivit, Dimitar Bogeski, deklaroi se po analizojnë se sa do të kushtonte dixhitalizimi, jo vetëm i Arkivit Shtetëror, por edhe i nëntë departamenteve rajonale brenda tij.Ai tha se kanë një projekt pilot nga Qeveria e Sllovenisë për një sistem informacioni, ose softuer, në të cilin, tha ai, materiali i dixhitalizuar do…










