Author: shqiperia
FIBA hap hetim për incidentin në Kumanovë, MPB ka zhvilluar bisedë zyrtare me disa të dyshuar
MPB Maqedoni njofton se ka zhvilluar bisedë zyrtare me disa të dyshuar për ngjarjet në Kumanovë, në ndeshjen e basketbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, ndërsa pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale. Sot, oficerët e policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë e privuan…
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska dhe Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, sot morën pjesë në fillimin zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, kanalizimit fekal dhe të ujërave të shiut në Bllokun Urban 4.4 në Komunën e Gjevgjelisë. Qëllimi i këtij projekti të rëndësishëm është të sigurojë ujë të pijshëm cilësor, të pranojë ujërat fekale nga ndërtesat në këtë pjesë të qytetit, si dhe pranimi i ujërave atmosferike. Me zbatimin e tij, do të ofrohen shërbime më të mira komunale dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së mbi…
AC Milan ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, pas negociatave të gjata mes palëve. Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore në Itali. Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Jashari kishte prioritet kalimin te Milan, duke refuzuar oferta nga klube të Premier League dhe Bundesligës. Me këtë marrëveshje, saga e gjatë e transferimit përfundon, ndërsa Milan siguron një nga objektivat kryesorë të merkatos. Romano: Ardon Jashari transferohet te AC Milan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në fazën e parë, përzgjedhjen administrative, disa kandidatë u eliminuan për shkak të dokumentacionit të çrregullt, të paplotë ose të pasaktë, tha sot Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, në fillim të trajnimit dy-ditor të kandidatëve që iu përgjigjën thirrjes publike të qeverisë për parandalimin e zjarreve. Angelov njoftoi se gjithsej 364 kandidatë në 13 qytete në vend kanë filluar trajnimin, i cili pritet të plotësojë pozicionet në 28 komuna. Nga 50 kandidatë që aplikuan në Shkup, Angelov theksoi se 34 persona filluan trajnimin e sotëm, ndërsa pjesa tjetër, siç tha ai, u eliminuan në përzgjedhjen administrative…
Pamela Anderson: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1
Megjithëse Sylvester Stallone e ka mohuar vazhdimisht, Pamela Anderson qëndron e palëkundur në deklaratat e saj: sipas saj, aktori i kishte ofruar një apartament luksoz dhe një makinë Porsche në këmbim të një lidhjeje romantike. Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja kujtoi propozimin që, sipas saj, nuk mund të ishte i trilluar. “Ishte shumë specifik për të qenë sajesë”, tha Pamela, duke theksuar se Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1”. Kur ajo e kishte pyetur nëse kishte edhe një “nr. 2”, ai kishte kthyer: “Kjo është oferta më e…
Lojtarët e Serie A kanë rënë dakord të ulin pagat e tyre me 25 për qind nëse skuadra e tyre bie në Serie B, si pjesë e një marrëveshjeje kolektive të arritur nga Shoqata e Lojtarëve. Shpresohet që ky hap të ndihmojë klubet të kalojnë më lehtë nga kategoria elitare në ligën e dytë, duke shmangur dëmet e mëdha financiare që zakonisht shkakton rënia nga liga. Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, e quajti këtë një marrëveshje historike që do të ndihmojë në krijimin e “një sistemi futbolli gjithnjë e më solid, të barabartë dhe të qëndrueshëm”. Kontrata e…
Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga kjo parti dhe të bartësve të listave. “Kandidatë për kryetarë komunash janë: Kërçovë – Fatmir Dehari; Likovë – Erkan Arifi; Çashkë – Suat Shaqiri; Studeniçan – Ejup Abazi”, tha Ademi. Për në Bërvenicë ka njoftuar se do ta mbështesin Enver Pajazitin. “Do ta mbështesim kandidaturën e pavarur në komunën e Bërvenicës të zotëri Enver Pajaziti”, tha Ademi më tej. Ndërkaq si bartës të listave nga BDI janë zyrtarizuar: “Dibër – Artin…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me thirrje për tifozeritë e ekipeve sportive, duke u bërë thirrje që të mbështesin ekipet e tyre në mënyrë sportiv, pa gjuhë të urrejtjes, pa asnjë fyerje të bazuar në përkatësi personale, etnike, fetare ose ndonjë përkatësi tjetër që është e papërshtatshme për garat sportive dhe është në kundërshtim me ligjin. “Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, ndërsa pas analizave të kryera në koordinim me…
MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Manastiri të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike “Më 04.08.2025 në Manastir, policia nga SPB Manastir ka ndaluar M.D. (24) dhe V.M. (29), të dy nga Manastiri. Rreth orës 19:00 ata u kapën në flagrancë duke blerë dhe shitur drogë, përkatësisht në momentin kur V.M. po i shiste marihuanë M.D., e cila u gjet dhe u konfiskua. Më vonë, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye një bastisje në shtëpinë e V.M., gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, copëza, kartëmonedha në prerje të ndryshme, si dhe…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë sekuestruar 5 automjete në Strugë, pasi gjatë një tubimi të entuziastëve të automjeteve, sipas Policisë, kanë prishur rendin dhe qetësinë duke bërë zhurmë me automjete. Sipas MPB-së, në vendngjarje ishin mbi 500 persona dhe rreth 120 vetura sportive e luksoze. “Sot (05.08.2025), në periudhën nga ora 00:30 deri në 02:00, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një parking në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë nga automjetet, punonjës policie ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor”. “Menjëherë pas marrjes së…