Author: shqiperia
Ky objekt nga jashtë nuk i ngjanë, por në fakt është shkollë. Në maje të kodrës, e rrethuar nga ferma të kafshëve. Ndonëse janë pak nxënës, mjaftojnë ta mbajnë gjallë këtë shkollë, e cila është periferike e fillores së Bllacës. Shkolla “Mihail Grameno” në Lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, në të pesë paralelet ka vetëm 12 nxënës. Ky gjysmëvjetor i gjeti ata me energji të reja, por me probleme të vjetra. Ata zhvillojnë mësim të kombinuar por vetëm deri në klasë të pestë. Nga klasa 6 deri në të 9 këta nxënës janë të detyruar të udhëtojnë. “Ky është viti…
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Hristijan Mickoski kishte disa takim me personalitete të ndryshme. Kryeministri u takua edhe me Richard Grenell, i dërguari special për misione speciale që do të shërbejë në administratën Trump. “Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet dhe realizimin tone të interesit strategjik lidhur me anëtarësimin në BE”, shkruan Mickoski. Ai shton se po ashtu ka theksuar nevojën që SHBA-të dhe aleatët të angazhohen më shumë në këtë drejtim si dhe të shfrytëzimin e potenciale në planin ekonomik./Telegrafi/ Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë appeared first…
Me publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski-Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 27 janar. Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore prezantoi pamje nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar nga kontrolli i targave të veturave Citroen dhe Reno Kangu. Vetura Citroen e të vrarit Pançe Zhezhovski, në të cilin është rrëmbyer…
Autoritetet presin rritje të rasteve me grip, ndërsa kulmi pritet në mes të shkurtit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi i personave në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve gjatë kësaj periudhe. “Çdo vit rritet numri i të infektuarve me grip deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi. Kështu është prej vitesh. Kulmi është në gjysmën e dytë të shkurtit. Shifrat do të vazhdojnë të rriten, por në krahasim me vitet e kaluara nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me atë se…
Në Spitalin e Prilepit është duke u bërë kontroll i jashtëzakonshëm për shkak të vdekjes së dy binjakëve të moshës vetëm 20 ditëshe. Vlerësimi i mjekëve është se ata kanë ngrirë deri në vdekje, por arsyet do të zbulohen nga kontrollet e jashtëzakonshme të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Sipas njoftimit të ISHP Spitali i Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar “Borka Taleski” – Prilep, nëna e foshnjave ka lindur në ditën e parafundit të vitit 2024. Binjakët ishin të parakohshëm dhe lindën në javën e 34-të të shtatzënisë. “I porsalinduri i parë, mashkull, peshonte 1970 gram në lindje dhe i…
Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë në histori. Viti që lamë pas ishte më i miri në karrierën e tij pas shkëlqimit të tij me Bayer Leverkusenin, ku arriti të fitojë Bundesligën dhe DFB Pokal, si dhe finalen e Ligës së Evropës. Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, derisa u zgjodh sportisti dhe futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër. E krejt këto, por edhe për eksperiencat që i kishte në Basel, në Borussia…
Ndarja e Pep Guardiolës dhe Cristina Serrës ka qenë një nga temat më të përfolura në kronikën sociale të vendit tonë gjatë këtyre javëve të para të vitit 2025. Pas më shumë se 30 vitesh bashkë, dhjetë prej tyre në martesë, menaxheri i Manchester City dhe Serra vendosën të i japin fund marrëdhënies së tyre. Edhe pse të dy ishin gjithmonë larg vëmendjes mediatike për sa i përket jetës së tyre personale, thashethemet për këtë fund të lidhjes kanë nisur të dalin, duke gjeneruar interes të madh publik. Lajmi i fundit vjen nga Anglia, pasi shtypi britanik ka zbuluar një…
Pas kryerjes së procedurës hetimore dhe shqyrtimit të të gjitha rrethanave, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim kundër katër personave për incidentin e ndodhur më 14 tetor 2024 në afërsi të objektit të Komunës së Çairit, kur gjatë të shtënave me armë zjarri – pistoletë ka mbetur i plagosur një person. I akuzuari i parë akuzohet për Krime të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1, i akuzuari i dytë për Shkaktim rreziku publik nga neni 288 paragrafi 1 dhe pjesëmarrje në përleshje nga neni 132 paragrafi…
Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në histori. Futbollisti i lindur dhe i rritur në Zvicër e kishte një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa viti 2024 pa dyshim ishte më i miri për të. Ai e fitoi titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin në Bundesligë, i pari ndonjëherë për “Farmaceutikët”, me të cilët e fitoi më pas edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shkoi deri në finale të Ligës së Evropës.. Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të…
Kryeprokurori Ljupço Kocevski thotë se janë duke pritur përgjigje nga Bullgaria për certifikatën e gjuhës angleze të Drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski. Në pyetjen nëse Prokuroria është duke hetuar certifikatën e gjuhës angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, si dhe një sërë vërtetimesh të tjera të diskutueshme që janë diskutuar në publik, prokurori u përgjigj se janë në pritje të përgjigjes për kërkesa e dorëzuar në Bullgari në lidhje me rastin me Hristovskit. Siç shpjegoi ai, kërkesa për kolegët nga Bullgaria është nëse certifikata është lëshuar nga një autoritet kompetent, pra nga një shkollë, institucion apo…