Author: shqiperia

  Gjykata kushtetuese sot priti qëndrimin e Qeverisë rreth Tatimit të solidaritetit që në shkurt të vendos nëse Ligji do të shfuqizohet apo anulohet. Në rast të anulimit, nga Buxheti shtetërorë duhet të kthehen 49.2 milion euro 156 kompanive që e kanë paguar tatimin. Argumetet e Qeverisë do të jenë vendimtare nëse Kushtetuesja do të vendos se a do të kthehen paratë apo jo. Nga Qeveria për mediat thonë se këto ditë do ta dorëzojnë qëndrimin e tyre te Gjykata kushtetuese. “Zgjidhjet ligjore që i miratoi qeveria e mëparshme end kanë efekt negativ. I tillë është rasti me ligjin për…

Lexo më shumë

Spitalet në vend përplot me pacientë të prekur nga gripi stinor. Sipas autoriteteve shëndetësore piku i të prekurve me viruse pritet të jetë në mesin e muajit shkurt. Më të prekur nga viruset janë fëmijët, ndërsa klinika për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle po punon me kapacitete të përforcuara me qëllim që të kryejë deri në 200 kontrolle në ditë për fëmijët që kryesisht janë të prekur në pjesën respiratore. “Për momentin gjendja është stabile, vërehet rritje e të prekurve me grip dhe me sëmundjet tjera infektive. Te foshnjet vërehet më shume virusi rsv…. për momentin kemi 70…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington i përforcon kontaktet me administratën e re amerikane të udhëhequr nga Donald Tramp. Mickoski u takua me biznesmeni Kris Pavllovski në kompaninë e të cilit, Rambl, ka aksione nënpresidenti i ri i SHBA-ve, Xhej-Di Vans. Me të kanë biseduar për mundësitë për investime, ndërsa kryeministri takimin e fundit atje e zhvilloi me Devin Nunjez i cili është kryesues i trupit këshilldhënës për zbulim. Mickoski kryeson delegacionin që merr pjesë në inaugurimin e Tramp dhe shoqërohet nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe zëvendësministrja për Çështje Europiane Viktorija Trajkov. Mucunski së fundmi theksoi…

Lexo më shumë

Komunat kanë nënshkruar më shumë se 200 marrëveshje, në bazë të të cilave duhet të fitojnë mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Prej tyre vetëm dy duhet të publikohen sërisht për shkak të problemeve teknike. Kështu tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, për 250 milionë eurot e marra hua përmes kredisë hungareze, për zhvillimin e komunave. “Jemi të kënaqur nga puna e vetëqeverisjeve lokale përshkak se më shumë se 200 nga gjithësej 288 projektet që janë kontraktuar për të marrë para nga buxheti qëndror, tashmë janë nënshkruar dhe do të hyjnë në fazë të realizimit. Vetëm dy…

Lexo më shumë

Zjarr në Shtëpinë e pleqve në fshatin Çemersko në afërsi të Kavadarit, pas çka 30 persona, prej të cilëve 5 të palëvizshëm janë evakuuar dhe të gjithë banorët janë të sigurt. Sipas informacioneve fillestare, këtë mëngjes fillimisht është ndezur oxhaku, e më pas prej oxhakut edhe çatia e objektit. Zjarrin e kanë shuar 10 zjarrfikës me automjete kundër zjarrit, e më pas atje ishin edhe ekipet mjekësore dhe automjetet e policisë. Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, deklaroi se të gjithë personat janë transportuar në spital në Kavadar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Personat do të jenë në Spitalin…

Lexo më shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë për Punë të Brendshme për rrezikim të sigurisë javën e kaluar. “Kallëzim penal ndaj S.B. shef në Repartin për krime ndërkufitare pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Jug, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale”, sqaroi Policia, duke paralajmëruar edhe suspendim nga vendi i punës, deri në zbardhjen e rastit. Ai dyshohet se më 12 ka sulmuar shefin e MPB-së duke e goditur me armën zyrtare disa herë në kokë. Raportohet se të nesërmen, ai nuk i ka kthyer armët policore në…

Lexo më shumë

LSDM akuzon se me pagesat e fundit të subvencioneve për klubet sportive nga Ministria e Sportit, futbolli është gjunjëzuar, ndërsa korrupsioni në sport është ngritur deri në qiell. Pançe Milevski nga kjo parti pyet se sipas cilit sistem klube të njohura futbolli nga liga e parë dhe e dytë kanë marrë ZERO denarë, ose shuma të vogla, ndërsa klube të ligës së tretë kanë marrë miliona dhe shuma më të mëdha se ato të klubeve të ligës së parë dhe të dytë? Ai kërkoi qe të publikohen të gjitha pagesat ndaj klubeve sportive nga të gjitha llogaritë e ministrisë, pasi…

Lexo më shumë

  Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite njoftoi se është shpallur konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve të subjekteve juridike nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami Kulturë i Evropës Kreative 2021 – 2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025. “Qëllimi i Konkursit për pjesëmarrje në financimin e projekteve të personave juridikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami Kultura e Evropës kreative 2021-2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025 (në tekstin e mëtejmë: Konkursi) është sigurimi i zhvillimit të sektorit kulturor dhe kreativ në Republikën…

Lexo më shumë

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe. “Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani…

Lexo më shumë

Në dhjetë vjetët e fundit, buxheti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar për më shumë se 244 milionë euro, tregon analiza e Radios Evropa e Lirë që përfshin 30 raste të profilit të lartë të gjyqësorit. Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të konfiskojë pronën e dhjetëra të akuzuarve në vlerë prej 62 milionë eurosh, ndërsa gjykata ka miratuar konfiskimin në 5 çështje me vlerë 49 milionë euro. Apartamentet e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ende presin vendimin e Qeverisë. Gati 62 milionë euro do të mund të “peshojë në letër” Agjencia për Pronën e Konfiskuar, nëse gjykata do t’i pranonte kërkesat e…

Lexo më shumë