Author: shqiperia
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Konavçevski, ka njoftuar se bisedimet me disa nga partnerët e koalicionit kanë filluar dhe pritet të intensifikohen në ditët në vijim për të rregulluar ecurinë e zgjedhjeve. Në një deklaratë të mbajtur sot, ai ka theksuar se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe se të gjitha partitë duhet të përmbushin obligimet e tyre ligjore për të siguruar një proces zgjedhor të paster. Në lidhje me pyetjen nëse partia e OBRM-PDUKM, do të jetë pjesë e qeverisë teknike, Kryeministri Konavçevski ka thënë se është një obligim ligjor dhe ka përmendur se kjo është një mospërfillje e…
Monedha vendase ka fituar shumë terren që prej mëngjesit të sotëm kundrejt valutave të huaja. Siç raporton Banka e Shqipërisë, leku ka fituar pikë thuajse ndaj të gjitha valutave gjatë ditës së sotme. Kështu, një euro u këmbye sot mesatarisht me 103.54 lekë, ndërsa një dollar amerikan me 93.64 lekë. Pikë ka humbur edhe paundi britanik ndaj lekut duke u këmbyer sot mesatarisht me 119.11 lekë. Pas një zhvlerësimi të lehtë disa ditor ndaj euros, duket se leku është rikthyer në një trend rritës kundrejt monedhave të huaja. /vizionplus.tv
Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar të akuzuar për prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të substancave narkotike. Policia gjatë një kotnrolli rutinë misis San Benedetto dhe Ascoli Piceno, ndaloi makinën me të cilën udhëtonte shqiptari, i cili ishte i shoqëruar nga në grua. Gjatë verifikimit të dokumenteve të automjetit, qeni Denzel nuhati praninë e lëndës narkotike. Më pas gjatë një kontrolli më të imtësishëm, në makinë u gjet 2 kg kokainë së bashku me një shumë prej 12.290 eurosh. Si lënda narkotike ashtu edhe paratë u sekuestuarn, ndërsa gruaja po hetohet në gjendje të lirë./vizionplus.tv
Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska. Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i…
Avokati i Popullit Naser Ziberi e vlerësoi vitin e kaluar si veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve. Avokati Ziberi e përmendi si shkelje të të drejtave të fëmijëve jetën e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe u vra mizorisht. “Viti 2023 do ta cilësoj si të pafavorshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve, që fatkeqësisht i mori jetën vajzës së re Vanja Gjorçevskës në fundvit, por edhe të vështirë për fëmijët së pari dhe personave që vuajnë dënimin me burg në vend”, tha avokati Ziberi. Vitin…
Gazetari nga Kosova, Arton Turkaj ka ndërruar jetë në moshë në re. Ai ishte një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në btën e gazetarisë. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e Turkaj. Ky ishte i njohur në rrjete sociale për statuset e tij me humor e ironi. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së parakohshme të gazetarit./vizionplus.tv
Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka dhënë mendim pozitiv për kandidatin Ljupço Kocevski për prokuror të ri publik të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kandidatja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli, ndërsa për Fatime Fetain nuk është diskutuar për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Kryetarja e Këshillit të Prokurorisë Publike, Dushica Dimitrieska në fillim informoi se dokumentet e Fatime Fetait janë të paplota dhe se Këshilli nuk do ta vë në votim. Për shpalljen për prokurore të re publike shtetërore janë regjistruar tre kandidatë, Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga…
Një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua paraditen e sotme rreth orës 11:00 në Kalamata të Greqisë. Piloti humbi jetën, shkruan protothema.gr. Bëhet fjalë për një avion stërvitor me dy vende, tip T-2 i Krahut të 120-të të Stërvitjes Ajrore, në të cilin ndodhej vetëm piloti që humbi jetën. Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në veri të portës së aeroportit, pranë zonës së Arit në Mikroman. Avioni, i cili po kryente një fluturim stërvitor, është rrëzuar pak para uljes, ndërsa raportimet tregojnë se para rrëzimit janë dëgjuar shpërthime. Piloti i Forcave Ajrore që humbi jetën ishte i martuar me dy…
Një person u rrëmbye në Spanjë dhe në këmbim të jetës së tij rrëmbyesit kërkuan 100 mijë euro. Sipas medieve spanjolle, 5 personat (rrëmbyesit) e përfshirë në ngjarje janë me origjinë shqiptare, ndërsa viktima spanjoll. Motiv i rrëmbimit dyshohet se ka qenë larja e hesapeve. Të përfshirët kërkonin paratë për një biznes të dështuar në të cilin ishin mashtruar nga një person i tretë. Rrëmbyesit donin që viktima t’u paguante paratë e humbura. Operacioni ka rezultuar në ndalimin e pesë shqiptarëve, ndonëse ata janë lënë të lirë me masa paraprake. Operacioni është pagëzuar “Ejani” dhe agjentët e Gardës Civile kanë liruar një 24-vjeçar,…
Në një atmosferë pikëllimi të thellë po bëhet varrimi i këngëtari grek Vasilis Karras, në vendlindjen e tij në Kokkinohor Kavala, ku ka mbërritur trupi i tij pak para orës 12:00. Momentet ishin tejet emocionuese teksa turma e të afërmve, miqve, kolegëve dhe madje edhe fansave të thjeshtë të këngëtarit të dashur duartrokitën dhe thërrisnin “i pavdekshëm”. Vasilis Karras kishte shprehur dëshirën për t’u varrosur në fshatin e tij, madje duke njoftuar presidentin dhe mikun e tij, Christos Diamantidis, që të përgatiste rrugën për në varreza, kur ndjeu se ishte gati të largohej. Më herët, nën tingujt e bandës së…









