Author: shqiperia

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) informon se nga data 3 deri më 9 shkurt janë regjistruar 2.880 raste të gripit apo sëmundje të ngjashme me grip, që është 5.1 për qind më pak në krahasim me javën paraprake. Por, krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar, kur kishte 1.874 raste, tani ka rritje prej 53.6 për qind. “Në bazë të moshës 1.552 janë të moshës 15 deri në 64 vjeç. 685 janë fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, 314 janë fëmijët të moshës 0 deri në 4 vjeç, dhe 272 raste janë regjistruar te personat mbi…

Lexo më shumë

Granit Xhaka beson se Bayer Leverkusen është gati për ndeshjen e tyre vendimtare me Bayern Munich, një lojë që mund të përcaktojë garën për titull në Bundesligë. “Ne e dimë pozicionin tonë dhe mezi presim ndeshjen. E gjithë Gjermania është e emocionuar. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë pas 90 minutave. “Ne kurrë nuk luajmë për një barazim. Mentaliteti ynë është të fitojmë çdo ndeshje, përfshirë edhe kundër Bayernit. Ne e kemi ndërtuar këtë mentalitet përmes paraqitjeve të forta. “Është gjithmonë e veçantë kundër Bayernit. Ata i dinë pikat tona të forta,…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se sot ka nisur procesin e reformës dhe vetingut brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe kryesia e partisë. Nga BDI thonë se kjo nismë nënvizon përkushtimin e tyre për qeverisje dhe integritet shembullor, duke vendosur një standard të ri për partitë politike në rajon. “Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së. Ky kod përputhet me Kodin e Praktikës së Mirë në Fushën e Partive Politike, të miratuar nga Rezoluta e Komisionit të…

Lexo më shumë

Ambasadori i BE-së në RMV, Mihalis Rokas, beson se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është më i rëndësishëm tani se kurrë. Ai sot mori pjesë në konferencën e mbajtur në qendrën për shtyp të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Shkup, ku u diskutua për projektin BTA, me titull “Evropa në Ballkan: Së bashku përmes njohurive”, mbështetur nga Komisioni Evropian. Rokas theksoi se pikërisht kjo ngjarje dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe nxitjen e zhvillimit rajonal, rritjes ekonomike dhe shkëmbimit kulturor. Ky bashkëpunim, tha ai, është një demonstrim i partneritetit të qëndrueshëm që…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme te ndotësit e ajrit në kryeqytet. Për këtë janë angazhuar Inspektorati Shtetëror Ambientit Jetësor dhe inspektorët komunal nga çdo komunë në Shkup. Të përfshirë janë Qyteti i Shkupit, MPB dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Të gjitha institucionet janë të obliguar të bëjnë raporte nga kontrollet e kryera dhe t’i dorëzojnë në Prokurori. Siç njoftojnë nga Prokuroria, inspektorët duhet të bëjnë mbikëqyrje në instalimet të cilat posedojnë leje ekologjike A dhe B të integruar. Inspektimet do të fokusohen mbi instalimet të cilat gjatë kryerjes së proceseve teknologjike, mund të kontribuojnë në dëmtimin e…

Lexo më shumë

Shërbimet Inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme në të gjithë vendin në marketet e mëdha që kanë rrjete supermarketesh, markete me shumicë dhe hipermarkete. Gjatë kontrolleve janë shkatërruar 22.3 ton ushqime të pasigurta, pjesa më e madhe e të cilave ishin mish. Gjithashtu janë shqiptuar 47 aktvendime për mospërputhje, janë shqiptuar 29 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro. Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike-teknike në objekt, në 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar, dhe në 5 objekte ushqime të padeklaruara. Tek 4 operatorë janë…

Lexo më shumë

Në këtë takim ministror të NATO-s dëgjuam retorikë shumë të ndryshme nga takimi i mëparshëm i ministrave të mbrojtjes, por edhe nga mesazhet nga Samiti i Aleancës vitin e kaluar në Uashington, tha ministri i Mbrojtjes në RMV, Vllado Misajlovski pas seancës së sotme të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. “Tani me administratën e re të udhëhequr nga presidenti (i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump), ne kemi një kontekst krejtësisht të ndryshëm dhe konture të ndryshme dhe vazhdimisht flitet për planin e paqes, të cilin absolutisht e mirëpres. Ato konturet e reja do të nënkuptojnë negociata se si…

Lexo më shumë

Policia e Kumanovës dhe policia kriminale në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar një pesëdhjetë e nëntë vjeçar, banues në Bullgari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer mashtrime për gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave, njoftojnë sot nga MPB. “Dje në ora 15:40 në Kumanovë, punonjësit e policisë së SPB-së, në bashkëpunim me Departamentin e policisë kundër krimit, kanë ndaluar P.M (59) nga Bullgaria. Ai dyshohet se ka kryer mashtrim në territorin e Kumanovës, në bashkëpunim me disa persona, duke shkaktuar gjoja aksidente trafiku ndaj disa personave. P.M. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa…

Lexo më shumë

Nga data 3 deri më 9 shkurt, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 2.880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar. Siç thuhet në raportin e ISHP, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç. Rastet më shumë të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Sveti Nikolla. Këtë sezon si të sëmurë janë regjistruar gjithsej 11.614 persona. Për atë nëse do t’i jepen rekomandime Komisionit për Sëmundje Infektive, drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, thotë se janë…

Lexo më shumë

LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet. “Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç…

Lexo më shumë