Author: shqiperia
Shtyrja e zbatimit të masës së ngrirjes së marzhit konfirmon atë që LSDM e ka thënë me muaj të tërë: Mickoski nuk është as lider dhe as nuk ka kapacitet të përballet me sfidat ekonomike. Pas tetë muajsh që nuk kishte marrë asnjë masë për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, më në fund, nën presionin e fortë të opinionit, ai guxoi të shpallë masën e propozuar nga LSDM për ngrirjen e marzheve. Por kryeministri i frikësuar dhe i shantazhuar vendosi të shtyjë masën vetëm në një ditë pasi u kërcënua nga tregtarët. Mickoski është një frikacak politik të cilit…
MPB Maqedoni njofton se gjatë aktiviteteve të djeshme (13.02) të zyrtarëve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit në rrugët në mbarë vendin, janë lëshuar 809 urdhërpagesa, ndërsa janë mbledhur 486 urdhërpagesa për kundërvajtje. “Rastet më të shumta janë ende rastet e parkimit të paligjshëm (264), dhe shkeljet për shkak të shpejtësisë (232). Në gjashtë raste janë konstatuar vozitës në gjendje të dehur, 11 vozitës kanë kaluar në semafor të kuq dhe 18 këmbësorë kanë marrë kallëzime kundërvajtëse”. “Gjithashtu janë shqiptuar 46 gjoba…
Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se janë të gatshëm të zgjidhin çështjen e stemës dhe 20%. “Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore. Taravari tha se Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar. “VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të…
Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch. Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal. Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës. Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i…
Oda e Tregtarëve në takim me Durmishin, shqyrtohet propozim-vendimi për kufizimin e marzheve
Përfaqësuesit e Odës së sapoformuar të Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, kryesisht në produkte ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan, do të takohen me ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi në lidhje me Propozim-vendimin për kufizimin e marzheve për 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Oda përmes një komunikate ka njoftuar se janë takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka porositur ministrin e Ekonomisë që të zhvillojë takim me ta, pas së cilës kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë informatat për opinionin. “Sipas vendimit nga mbledhja, në të cilën kryeministri Hristijan Mickoski e ngarkoi ministrin e…
Digjet një shtëpi në Strumicë
Mbrëmë në ora 21:15 është djegur një shtëpi në fshatin Illovicë të Strumicës. Sipas informacioneve nga Njësia e Zjarrfikëses së Strumicës, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete zjarrfikëse dhe 10 zjarrfikës. “Zjarri është shuar kryesisht nga banorët vendas. Me të mbërritur është bërë kontroll dhe janë shuar disa pika të nxehta në të gjithë shtëpinë”, sipas informacioneve të zjarrfikësve të Strumicës. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkaku i zjarrit do të përcaktohet. Digjet një shtëpi në Strumicë appeared first on Telegrafi.
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ndihmuan në kërkimin e saj, duke siguruar edhe video. Trajkovski ishte dëshmitari i fundit me kërkesë të Prokurorisë. Ai është dashur të dëshmojë në fillim të procedurës, kur janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë, por për arsye shëndetësore kjo nuk ka ndodhur dhe më pas nuk ka qenë në dispozicion të organeve të rendit për shkak të një…
Thierry Henry e injoroi Rio Ferdinandin kur renditi katër mbrojtësit më të fortë që ka hasur gjatë karrierës së tij legjendare. Henry pati një karrierë ikonike në Premier League, duke shënuar një numër mbresëlënës prej 175 golash gjatë periudhës së tij të suksesshme te Arsenali. Ai shënoi më shumë se 20 gola për pesë sezone radhazi, nga sezoni 2001/02 deri në 2005/06. Henry u përball me shumë mbrojtës superyje, përfshirë Ferdinandin, i cili kishte detyrën për ta mbajtur të kontrolluar francezin kur ai luante për Leeds United dhe Manchester United. Si Henry, Ferdinand konsiderohet si një nga më të mirët…
Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli
Zyrtarët e Superligës së Arabisë Saudite e shohin Mohamed Salah si “nënshkrimin perfekt”, por besimi po zbehet se ylli i Liverpooli do të largohet këtë verë. Sipas The i Paper, pavarësisht një oferte nga Al-Hilal me vlerë 65 milionë funte gjatë dy sezoneve, burimet sugjerojnë se Salah po përdor interesin saudit për të forcuar negociatat e tij për kontratën. “Ne e duam atë, por ka pak indikacione se ai po konsideron një lëvizje”, ka thënë një këshilltar i lartë i ligës. Salah, tani 32 vjeç, është në formë të mirë, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit dhe duke u ngjitur në…
Pasi kryeministri Hristijan Mickoski pardje deklaroi se partitë e koalicionit qeverisës OBRM-PDUKM dhe VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore, partitë politike dje kanë shprehur qëndrime të ndryshme. Për LSDM-në opozitare, stema shtetërore pasqyron të gjitha karakteristikat e këtij rajoni dhe nuk ka nevojë për ndryshim, ndërsa PLD-ja propozoi vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si specie e njohur karakteristike për shtetin. Lëvizja Besa, e cila është partnere e koalicionit në Qeveri, thotë se përkrah çdo ndryshim të Kushtetutës që do të ndryshonte simbolet shtetërore të lidhura me sistemin e kaluar socio-politik. Mickoski në një deklaratë…