Author: shqiperia
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, u ka dhënë fund zërave për ndarje me bashkëshorten e tij, Michelle Obama, shkruan Reporteri.net. Tash e disa javë në mediat ndërkombëtare është raportuar se mes çiftit ka krisje, e si arsye është përmendur aktorja e famshme, Jennifer Aniston. Zërat ishin shtuar edhe më shumë pasi Michelle nuk kishte marrë pjesë as në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump. Por këto raportime, Obama i ka hedhur poshtë me një postim që ka bërë për Michelle, me rastin e 14 shkurtit që njihet ndryshe si dita e të dashuruarve. Ai ka…
Koalicioni VLEN ka reaguar pasi BDI dje njoftoi se ka nisur procesin e vetingut brenda partisë. Nga VLEN thonë se ky proces nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, pasi thonë se duhet të fillojë pikërisht nga ai. Nga VLEN thonë se vetingu brenda BDI-së është tallje dhe gënjeshtër për shqiptarët. “Procesi i reformimit dhe pastrimit të BDI-së nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. Ky proces nuk mund të bëhet nga lideri…
Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti thotë se mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, por që sipas tij, duhet të ndryshohet himni, të largohet 20%-shi që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërkaq, si propozim shtesë i BDI-së dhe Frontit Europian, është që të ndryshohet edhe flamuri. “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, por gjithashtu, pasi që stema është një ndër më të vjetrat nga social-komunizmi, për himnin që himni të jetë që i përfshin të gjitha, gjithë popujt këtu në Maqedoni, që të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët, që ta ndjejnë si…
Sir Alex Ferguson ndihet i emocionuar pasi do të drejtojë ndeshjen lamtumirëse të Giuseppe Rossit
Sir Alex Ferguson është gati të bëjë një rikthim të shumëpritur në pankinë për ndeshjen lamtumirëse të Giuseppe Rossi-t, pasi më parë kishte pranuar se një ndeshje e veçantë e bëri të ndjejë mungesën e menaxhimit. Ish-trajneri legjendar i Manchester United, i cili fitoi 13 tituj të Premier League para se të tërhiqej në vitin 2013, vazhdon të ketë një ndikim të madh në botën e futbollit. Ai u rikthye në pankinën e Old Trafford në vitin 2019, kur një ekip i yjeve të Manchester United u përball me Bayern Munich në një ndeshje për të shënuar 20-vjetorin e tripletës…
Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për shkarkimin e prokurorit Kocevski
Ministria e Drejtësisë, duke vepruar lidhur me Konkluzionin e Seancës së 50-të të Qeverisë së RMV-së, të mbajtur më 11.02.2025, ndërmori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, të cilin e ka dërguar Qeveria për procedim të mëtutjeshëm, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë publike dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim. “Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë skandalesh, dëmtim të funksionalitetit të Prokurorisë Publike, prishje të marrëdhënieve ndërpersonale, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike…
Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) informon publikun se ka nisur të zbatojë testimin e poligrafit. Nga ASK thonë se testimi i poligrafit do të zbatohet si hap i detyrueshëm në procesin e përzgjedhjes së personave për punësim, në procedurat për verifikimin e integritetit profesional të punonjësve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat është kompetente Agjencia, si dhe në të gjitha rastet e tjera në përputhje me Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë. “Obligimi ligjor për aplikimin e testimit poligraf ishte paraparë me themelimin e Agjencisë në vitin 2019, por për shkak të moszbatimit të saj në pesë…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. “Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike. Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të…
Tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgjeve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë celular Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në Shkup, njoftoi sot në drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Pandov theksoi se pas gjetjes së telefonit tek Vasil Jovanov, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në qendrën e ndalimit, ku janë gjetur 70 telefona. “Pas tri ditësh është bërë kontrolli dhe në të njëjtin pjesë të burgut janë gjetur edhe 35 telefona të tjerë. Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë fundjavës, të hënën…
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se nëpërmjet grave ka vendosur ta luftojë vetë qenien grua, shkruan Telegrafi Maqedoni. Dauti tha se ligji për Avokatin e Popullit ja pamundëson që në krye të saj të jetë një grua. “Në ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 9 parashihet që të shkarkohet Avokati i Popullit në qoftë se me arsye është në pushim mbi gjashtë muaj për shkak të problemeve shëndetësore, ka për qëllim që asnjëherë ndonjë gruaje mos t’i shkoje ndërmend të konkuroje për këtë pozitë dhe mos jetë e…
SPB Tetovë njofton se dje (13.02.2025), në ora 23:30, në fshatin Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. “Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Ford Fiesta” me targa regjistrimi të Gostivarit, me të cilin ishte transportuar, i është gjetur dhe konfiskuar kokaina. Më pas, me urdhër të gjykatës, në shtëpinë ku ai jeton është kryer bastisje, gjatë të cilës janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, një peshore dixhitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera me mbetje kokaine”. “Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë…