Author: shqiperia
Sulmet në Gaza, Afrika e Jugut dënon agresionin e Izraelit: Po kryen gjenocid ndaj palestinezëve
Afrika e Jugut apeloi në Gjykatën e Hagës luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës, duke thënë se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve. “Veprimet dhe mosveprimet e Izraelit marrin një karakter gjenocidal, pasi ato shoqërohen nga qëllimi specifike për të shkatërruar palestinezët e Gazës, si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik të Palestinezët”, thuhet në ankesën që i ka drejtuar Afrika e Jugut gjykatës. Ankesa u bë këtë të premte në ditën e 84- të të luftës që filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Rreth 1,140 njerëz u…
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë ka thirrur të dërguarin e Rusisë për një shpjegim pasi një raketë shkeli hapësirën ajrore të vendit të tij këtë mëngjes, njoftoi ministria. Zëvendësministri Wladysław Teofil Bartoszewski i dërgoi një notë proteste Komisionerit të Federatës Ruse, duke kërkuar një shpjegim për incidentin e mëngjesit që përfshinte shkeljen e hapësirës ajrore polake nga një raketë. Ajo gjithashtu kërkoi ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla, shtoi ministria. Më herët, në një postim në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po monitoron situatën në Poloni, pasi një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të Aleancës./vizionplus.tv
Mbetjet e ushqimeve dhe pijeve tradhtuan dy shqiptarët e arrestuar për grabitjen brutale në Kefaloni. Sipas informacioneve, policia ka arritur të lokalizojë 25-vjeçarin, i cili goditi me thikë të moshuarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga ushqimet që kishin lënë në vendin e ngjarjes. Dy autorët kishin lënë mbetje ushqimi dhe një kanaçe me pije alkoolike jashtë shtëpisë së viktimës, të cilat i kishin blerë nga një supermarket aty pranë, ndërsa punonjësi që i shiste i kishte parë. Gjendja e 73-vjeçarit dhe deklaratat e të afërmve të tij Ndërkohë, 73-vjeçari, viktimë e grabitjejes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, mbrëmjen…
Doni që viti 2024 t’ju gjejë të pasur, ky është veprimi që duhet të bëni natën e ndërrimit të viteve
Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë? Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin. 1.Mbajini paratë poshtë tapetit Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli rumun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme…
Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) bën me dije se të dielën më 31 dhjetor dhe të hënën më 1 janar transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor. Në datën 1 janar nisjet e para të mjeteve do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor. Nga e marta, 2 janar, transporti publik do të vazhdojë të funksionojë normalisht, pra sipas një orari të reduktuar dimëror të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore të shkollës. Të dielën, 31 dhjetor dhe të hënën, 1 janar, zyrat e biletave…
Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit. Ai gjithashtu tha se studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar. Një student i historisë, 24-vjeçar, hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas vetën. Njëzetë e pesë persona u plagosën, në qendër të qytetit historik. “Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet…
Programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve, ka nisur me çeljen e dyerve të para. Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm Taulant Balla në shtëpinë e inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu, i cili përfitoi nga programi i kredive. “Këtë shtëpi e kisha parë para se të më dilte kredia, por ishte pothuajse e pamundur me çmimet e tregut. Ëndrrën e kisha, po ishte thuajse e pamundur pa mbështetjen tuaj. Ajo ishte një shtysë shumë e madhe për mua”, – u…
Fatmir Mexhiti paralajmëron 22 makina të reja për ndihmën urgjente mjekësore dhe punësime
Makina të reja për ndihmë emergjente dhe punësim në shëndetësi në mbarë vendin, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Poliklinikën e Çairit. Shtatë nga ambulancat janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe duhet të lansohen në javët e para të janarit. “Ato që kemi porositur kur kam ardhur në kabinet, tenderi do të nënshkruhet diku në janar, për 22 makina, tha ai. Ai theksoi se punësime të reja intensive do të ketë nga janari, numri më i madh për infermierët, por edhe në ambulancë kudo ku ka deficit, në mënyrë që deficiti…
Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, do të jenë në liri për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri. Siç thonë për “Fokus” nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë fundjavën. Janeva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Haraço” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në burgun e Strugës, ku duhet të qëndrojë tre…
Atmosfera festive në Tiranë ka kohë që ka nisur me aktivitete të shumta dhe koncertet çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Por si do të kulmojnë festimet në natën e ndërrimit të viteve? Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një lidhje live me edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn u shpreh se aktivitetet që do mbahen nesër do të nisin që në mëngjes me Cirkun e Tiranës, për të vijuar më pas me koncerte. Edhe data 31 dhjetor, do të niset me të njëjtin aktivitet, duke pasuar mbrëmjen me këngëtarët që do të performojnë në shesh,…










