Author: shqiperia
Ushtria izraelite njoftoi se ka zgjeruar ofensivën e saj tokësore në zona të reja në jug të qytetit të Gazës. Në njoftim u bë e ditur se ‘Divizioni 99’ aktualisht po lufton me të ushtarët e Hamasit dhe synon goditjen e infrastrukturës së grupit terrorist. Sipas ushtrisë izraelite janë vrarë shumë anëtarë të Hamasit, teksa janë shkatërruar më shumë se 100 boshte tunelesh, ku u gjetën depo armësh. “Trupat po vendosin kontroll operacional mbi zonën, duke lejuar që sulmi të zgjerohet në vende të tjera dhe duke parandaluar armikun të kthehet në pozicionet e tyre”, thuhet në deklaratë. Forcat izraelite pretendojnë…
Nuk është çudi; të gjithë kanë disa gjëra që i pëlqejnë në lidhje me seksin, dhe shenja e tyre e zodiakut luan një rol të madh në këtë aspekt. Më poshte gjeni dobësitë e secilës shenjë në marrëdhënie seksuale: Dashi (21 Mars – 20 Prill) Thjeshtësia, pasion dhe origjinalitet Demi (21 Prill – 20 Maj) Ndjeshmëri, butësi dhe kujdes Binjakët (21 maj – 21 qershor) Humor, biseda të pista dhe nëse ka distancë, sexting Kanceri (22 qershor – 22 korrik) Seksi në vaskë ose gjatë dushit Luani (23 korrik – 23 gusht) Dominim dhe… komplimente Virgjëresha (24 gusht – 22…
Shtatëdhjetë e dy vjeçari B.S është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Kuçevishtë të Shkupit. Siç informon MPB-ja, rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në ora 02:24 në SPB Shkup. “Urgjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB. Shkup, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një i moshuar appeared first on Telegrafi.
Vendi priti ndërrimin e motit në atmosferë të qetë dhe pa incidente të theksuara. Festa më e madhe u përqendrua në Shkup. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se masat e ndërmarra nga policia kanë pamundësuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa vepra penale, kundërvajtje dhe 8 aksidente trafiku. “Kemi gjithsej 12 vepra penale në nivel shteti. Shumica e tyre ndërlidhen me tregtinë me drogë dhe një që ka të bën me cenimin e sigurisë. Janë regjistruar gjithsej 20 kundërvajtje në nivel shteti. 2 kundërvajtje të tjera janë në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion. 8…
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 janar se Moska do të intensifikojë sulmet ndaj caqeve ushtarake në Ukrainë, pas një sulmi të paprecedent ukrainas të kryer gjatë fundjavës në qytetin rus të Belgorodit. Sulmi i së shtunës në Belgorod la të vrarë 24 persona dhe 100 të tjerë u plagosën. Ky sulm erdhi pasi Moska kreu një sulm të shkallës së gjerë ndaj qyteteve ukrainase. “Ne do të intensifikojmë sulme. Asnjë krim ndaj civilëve nuk do të kalojë pa u ndëshkuar, kjo është e sigurt”, tha Putin të hënën gjatë një vizite në një spital ushtarak. Ai tha se…
Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që do të mbahen në muajt prill dhe maj, si dhe ndryshimet kushtetuese, janë dy sfidat kryesore që e presin Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024. Ndryshimet kushtetuese pritet të dominojnë fushatën e partive në pushtet të udhëhequra nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM) dhe atyre në opozitë nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, dhe që tani nisur me akuzat ndaj njëra-tjetrës për “tradhti” dhe “politikë anti-perëndimore dhe pro-ruse”. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, ishin prioritet kryesor edhe gjatë vitit 2023.…
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar si arritje të madhe për të cilën Kosova kishte përmbushur çdo kriter. “Një arritje për t’u përshëndetur! Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historic”, shkruan ai. Urimi për qytetarët e Kosovës, po ashtu shoqërohet edhe me ‘tensionet’ e brendshme politike. Ish-kryeministri sulmon kryesocialistin, duke e konsideruar puthadorin e Vuçiçit. Sipas tij, Rama loboi në favor…
Pothuajse 30 mijë emigrantë arritën ilegalisht në brigjet angleze në vitin 2023 duke kaluar kanalin e La Manshit me varka të improvizuara. Sipas mediave kjo përbën një shifër shumë më të ulët se ajo e vitit 2022, ku kalimi i emigrantëve ilegalë arriti nivel rekord. Emigracioni është një nga çështjet kryesore në fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në 2024. Kryeministri Rishi Sunak ka premtuar të ndalojë emigrantët e palgijshëm që mbërrijnë në Angli. Në vitin 2023, 29,437 migrantë mbërritën në Britani, krahasuar me 45,774 në vitin 2022, sipas shifrave të Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ky…
Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni
Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri. Ajo do të abdikojë më 14 janar, që do të bëhen 52 vjet nga dita që kur u bë mbretëreshë. “Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo. 83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1972. Ajo është kushërira e tretë e Elizabetës, mbretëreshës së ndjerë të Anglisë. Ajo zbuloi se vendimi ishte marrë pas një periudhe reflektimi pas operacionit në…
MPB Maqedoni njofton se sot (01.01.2024) në ora 02:50 në Gostivar, në rrugën “Zivko Brajkovski”, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.A (29) nga fshati Gradec, F.H.(40) nga Gostivari, L.F. (36) nga Struga (femër) dhe V.F.(29) nga Gostivari të cilët ndodheshin në mjetin motorik të pasagjerëve “Fiat” me marka kombëtare italiane. Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit në makinën e tyre është gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri të bardhë. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. Arrestohen katër persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike appeared first on…










