Author: shqiperia

Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej të paktën 11 miliardë e 710 milionë euro deri në mes të dhjetorit 2023. Ky është një bilanc prej rreth 25% më i lartë se në vitin rekord 2021, kur eksportet arritën në 9.35 miliardë euro, e madje 40 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe vitin e parë të koalicionit aktual qeverisës të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Vetëm pak më shumë se një e treta e këtyre pajisjeve shkuan në Ukrainë – ku kanë shkuar armë dhe pajisje në vlerë prej rreth…

Lexo më shumë

Një 44-vjeçar norvegjez dyshohet se ka vrarë me thikë në qafë një polic 32-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmë në Selanik. Sipas informacioneve, polici mori  një plagë në pjesën e majtë të qafës, poshtë veshit. Polici 32-vjeçar u transferua në mjekësinë ligjore ku pritet të kryhet autopsia. Si ndodhi vrasja? Ka qenë ora 04:30 e mëngjesit, kur oficerët e policisë së MAT-it, ambientet e të cilëve janë afër lokalit, dëgjuan britma, vrapuan për ndihmë dhe arrestuan 44-vjeçarin norvegjez, i cili, siç u zbulua,  kishte plagosur për vdekje kolegun e tyre 32-vjeçar. Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur…

Lexo më shumë

Turqia është tronditur sërish nga lëkundje të forta sizmike. Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar disa momente më parë në Turqinë Lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).   Tërmeti kishte një thellësi prej shtatë kilometra. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar./vizionplus.tv/ #Earthquake (#deprem) possibly felt 5 sec ago in #Turkey (detected from @SismoDetector). Felt it? Tell us via: https://t.co/IbUfG7TFOL https://t.co/AXvOM7I4Th https://t.co/wPtMW5ND1t Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/B3onche8Hi — EMSC (@LastQuake) December 28, 2023

Lexo më shumë

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake. Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive…

Lexo më shumë

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake. Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive…

Lexo më shumë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përforcoi edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, si aleati më i besueshëm i saj. Në një konferencë për mediat, ministri Hasani komentoi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një sulm të mundshëm serb. Ministri theksoi se Prishtina dhe Tirana janë në komunikim të vazhdueshëm dhe përditësojnë njëra-tjetrën mbi ngjarjet e brendshme apo zhvillimet në rajon. Megjithatë, ai nënvizoi se mbetet i pandryshueshëm sovraniteti i shtetit të Kosovës, i cili mbrohet nga NATO. “Qeveritë janë në kontakt shumë frekuent me njëra-tjetrën” “Një gjë është e qartë, e pandryshueshme dhe…

Lexo më shumë

Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha. Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi në seancë pretendimet e palëve. Vendimi do të jepët në orën 15:00. SPAK ka…

Lexo më shumë

Sipas parashikimeve numerologjike, dita e fundit e vitit 2023 do të sjellë këto ndryshime në jetën tuaj. Siç do ta vini re, data për ditën e fundit të 2023, është 31.12.23, do të vini re sekuencën e numrave: 123123. Këta numra mund t’ju bëjnë të mendoni të filloni diçka të re. Në numerologji, e cila studion kuptimin e numrave, 123 nënkupton fillime të reja dhe ndjesi të motivuar për të ndërmarrë veprime. Le të zbulojmë rëndësinë e ditës së fundit të 2023 në numerologji. Sekuencat 123 dhe 123123 quhen numra engjëjsh. Ata janë si numra të veçantë që njerëzit mendojnë…

Lexo më shumë

Çështja “Beleri” është kthyer në një ndër temat më kryesore lidhur me raportet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Së fundmi, një tjetër emër pritet të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë, deri në përfundimin e hetimeve për kryetarin e zgjedhur, Fredi Beleri. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje gjatë konferencës për mediat. I pyetur nëse emri i ri do të jetë me pëlqim të palës grekë apo konsensues përmes praktikave perëndimore, ministri Hasani deklaroi se po ndiqen të gjitha hapat e duhura për zgjidhjen e ngërçit të krijuar. “Asnjë…

Lexo më shumë

Një arsenal armësh u zbulua ditën e djeshme në Gramsh. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, bëhet fjalë për një sasi të madhe granatsh dhe arka me fishekë.   Arkat u gjetën në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), njoftoi ditën e djeshme policia. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku u konstatuan lëndët plasëse, sigurun perimetrin e sigurisë dhe vijojnë puna për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Lexo më shumë