Author: shqiperia

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Negotinë – Kavadar, konfirmojnë nga Qendra shëndetësore në Negotinë. Nga aty kanë sqaruar se një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kavadarit. Më herët edhe SPB Veles ka konfirmuar aksidentin dhe ka thënë se ka ndodhur në afërsi të fshatit Marenë. Më shumë detaje rreth këtij aksidenti pritet të jep MPB gjatë ditës së nesërme. Aksident në rrugën Kavadar – Negotinë, një i…

Lexo më shumë

E dini që ka një lidhje mes orari të gjumit dhe shëndetit të zemrës? Sipas një studimi me 88,000 vullnetarë, për një shëndet më të mirë të zemrës orari optimal i gjumit është ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00. Ekipi që qëndron pas punës në MB Biobank beson se sinkronizimi i gjumit në përputhje me orën e brendshme të trupit mund të shpjegojë lidhjen e gjetur me një rrezik të reduktuar të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Ritmi natyral 24-orësh i trupit është i rëndësishëm për mirëqenien dhe vigjilencën. Mund të ndikojë gjithashtu në gjëra të tilla si presioni…

Lexo më shumë

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë fundviti na njeh me çmimet kombëtare të letërsisë. Fituesit u shpallën ndërmjet pesë kandidaturave për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga kryetari Mehmet Kraja, teksa romani më i mirë i vitit u zgjodh ai i autorit Stefan Çapaliku me veprën “Një engjëll me frak”. Përkthimin më të mirë këtë vit e fitoi përkthyesja Mira Meksi,  e cila ka sjellë në shqip kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez “Vjeshta e Patriarkut” Për Tregimin më të mirë u përzgjodh autori Behar Jacaj me librin “Hotelin përbri kishës”, ndërsa në poezi çmimin e…

Lexo më shumë

Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit. Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në…

Lexo më shumë

Çmimet e hoteleve në Paris kanë pësuar rritje drastike, teksa shkak janë bërë Lojërat Olimpike 2024 , të cilat do të fillojnë më 26 korrik. Një sondazh nga Shoqata e Konsumatorëve “UFC-Que Choisir” zbuloi se strukturat akomoduese të Parisit po rrisin në mënyrë të ‘frikshme’ çmimet për vizitorët gjatë kësah periudhe kohore. Sipas studimit të kryer çmimi mesatar i fjetjes në datat 26-27 korrik është 1033 euro, krahasuar me 317 euro për natën e 12-13 korrikut, që përkthehet në rritje prej 226%. UFC-Que Choisir krahasoi çmimet, me ato në fuqi 15 ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike. Nga 80 hotelet…

Lexo më shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Itali, ku ambulanca e cila po transportonte një pacient u përplas me autobusin me nxënës. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur mjeku shqiptar i identifikuar si Sokol Hoxha 41-vjeç, dy infermierë dhe i moshuari 85-vjeç që po transportohej për në spital. Ndërkohë që mes të plagosurve ka edhe fëmijë që ndodheshin në autobus, por fatmirësisht kanë marrë dëmtime të lehta. Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë një tuneli në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Lexo më shumë

Në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, Kuvendi i RMV-së pa diskutim miratoi disa zgjidhje ligjore, përfshirë Ligjin për plotësimin e ligjit për të huajt, i cili u miratua pas procedurës së shkurtuar, si dhe Projektligjin për përjashtimin nga pagesa e një pjese të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore për shkak të rritjes së pagës, në lexim të parë. Pa diskutim ka kaluar edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare, i cili po ashtu ka qenë me procedurë të shkurtuar. Pa diskutim, me 48 vota “pro” dhe tetë “kundër”, Kuvendi, në kuadër…

Lexo më shumë

The New York Times ka dorëzuar një padi federale kundër OpenAI dhe Microsoft, duke kërkuar që të ndalë praktikën e këtyre kompanive që përdorin përmbajtjen e tij për të trajnuar “chatbot-ët”. Në padinë e dorëzuar më 27 dhjetor në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, gazeta The New York Times tha se OpenAI dhe Microsoft po avancojnë teknologjinë e tyre “përmes përdorimit të paligjshëm të punës së gazetës për të krijuar me të produkte të inteligjencës artificiale”, gjë që “kërcënon aftësinë e The Times për të ofruar atë shërbim”. OpenAI dhe Microsoft ende nuk kanë reaguar për këtë çështje.…

Lexo më shumë

Kujtimi i Jacques Delors, vizionarit dhe arkitektit të Evropës së bashkuar, i cilii ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare, po nderohet me reagime të shumta në radhët e politikanëve europianë. “Ne jemi të gjithë trashëgimtarë të veprës së jetës së Jacques Delors: një Bashkimi Evropian i vërtetë dhe i begatë,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Siç vë në dukje ajo në deklaratën e saj, Jacques Delors ‘ngjizi’ vizionin e tij për një Evropë të bashkuar dhe angazhimin e tij për paqen gjatë orëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore. “Me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe humanizëm të pashoq, ai…

Lexo më shumë

Tensione, grushte tavolinës dhe ngritje zëri në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime për plotësimin e vendit bosh të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetarja e Komisionit propozoi që plenumit t’i përcillen të dy emrat e propozuar nga partitë politike, Abdush Demiri, i mbështetur nga koalicioni i opozitës shqiptare Lidhje Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili, i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës. Asnjëri nga deputetët e shumicës nuk e elaboroi se pse të dy emrat duhet të kalojnë në plenare. Opozita shqiptare vlerëson se filtrin në komision duhet ta kalojë vetëm Abdush Demiri, meqë Zulfi…

Lexo më shumë