Author: shqiperia
SPB Tetovë sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. Lexo po ashtu Spasovski për vrasjen në…
Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ka zbuluar për emisionin “7pa5” në Vizion Plus projektin ambicioz, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për një kompleks olimik, që nuk e ka asnjë vend tjetër i botës sipas Yllit. “Nuk do bëhet një stadium, do të bëhet një qytet olimipik. Stadiumi dhe 3 fusha të tjera olimpike futbolli. Kemi marr si referenc stadiumin e Juventusit, por ne kemi një ulëse më shumë. Nuk do ti kërkojmë qeverisë asnjë para. As për “Air Albania” nuk kishte para, por vuri tokën në dispozicion, gjeti formulë partneriteti publik-privat. U bë një…
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet ditën e sotme në orën 15:00. Ndërkohë, avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi e para nuk u pranua. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani. SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e rezpektoi, u kërkua një masë më e ashpër. Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me…
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 21 persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge. Të akuzuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe transportonin lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Të akuzuar për këtë veprimtari kriminale janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo. Ata do të gjykohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në…
Një nënë, e cila është e shqetësuar për fatin e djalit të saj, të cilin e ka në Angli ka pyetur astrologen Meri Gjini se çfarë i ka rezervuar viti 2024. Astrologia, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka gëzuar nënën me përgjigjen e saj. Nëna do të dijë për djalin i cili ka lindur më 5 janar 1993 ora 8 e mëngjesit, ndodhet në Angli. Meri Gjini: Ka qenë në një periudhë, edhe vjet në 2022, por edhe në dy muajt e fundit të 2023 në vështirësi. Ndryshimet drejt një faze komplet ndryshe do të kalojnë që…
Koha për zgjidhje diplomatike ka përfunduar, ndaj nëse sulmet vijojnë, Izraeli do të kundërpërgjigjet me zjarr për zmbrapsjen e Hezbollahut nga kufiri me Libanin. Parlajmërimi vjen nga Benny Gant, ish-lideri i ushtrisë së Izraelit, i cili tha se ushtria do të ndërhyjë nësë bota dhe qeveria libaneze nuk ndalojnë militantët që të qëllojnë në veri të Izraelit. “Kronometri për një zgjidhje diplomatike po mbaron, nëse bota dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar qëllimet ndaj banorëve veriorë të Izraelit dhe për të distancuar Hezbollahun nga kufiri, IDF do ta bëjë këtë.” Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit janë përshkallëzuar që nga…
Si çdo të enjte, astrologia Meri Gjini në emisionin “7pa5” në Vizion Plus i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Një nënë nga Fieri pyet për fatin e vajzës së saj 24 vjeçare. Meri Gjini tha se 2024 do të jetë një vit jashtëzakonisht i mirë, i cili do të kalojë dhe pritshmëritë e 24-vjeçares. Meri Gjini: Jemi në një fazë dhe vit i cili do t’i japë mundësi për pozicionim si në çështje praktike ashtu edhe për veten e vet. Ajo që është e sigurt është pozicionimi shumë i rëndësishëm në drejtim të punës, sidomos në maj. Do marrë një…
Autori i armatosur që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ka rrëfyer për një vrasje të dyfishtë të mëparshme përmes një letre të shkruar para maskarës në Universitetin e Arteve. Shënimi i gjetur në shtëpinë e David Kozak përmbante një rrëfim se ai kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij të vogël në pyll afër qytetit më 15 dhjetor, gjashtë ditë përpara sulmit në Universitetin Charles. Policia çeke deklaroi se ai kishte qenë në një listë prej 4,000 të dyshuarve për vrasjet e tyre. Kozak vrau edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë seancën e 137-të, në të cilën do të shtrohen pyetjet parlamentare. Pyetjet duhet t’i drejtohen Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë. Është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit. Një seancë e tillë plenare mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Sipas praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua bëjnë deputetët e opozitës. Fillimi i seancës është caktuar për në orën 11:00./Telegrafi/ Qeveria e RMV-së sot do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare appeared first on Telegrafi.
Qeveria aktuale në Berlin planifikoi të reduktojë eksportet gjermane të armëve. Por po ndodh e kundërta. Eksporti është shtuar me shifra rekorde. Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej të paktën 11 miliardë e 710 milionë euro deri në mes të dhjetorit 2023. Ky është një bilanc prej rreth 25% më i lartë se në vitin rekord 2021, kur eksportet arritën në 9.35 miliardë euro, e madje 40 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe vitin e parë të koalicionit aktual qeverisës të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Vetëm pak më…