Author: shqiperia
Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotmën në Turqi. 11 persona kanë humbur jetën dhe 59 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së disa automjeteve në Sakarya, në autostrdën Marmara Veriore. Për shkak të aksidentit qarkullimi drejt Stambollit është mbyllur. Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya kesiminde 7 aracın karıştığı kazada 11 kişi öldü, 57 kişi yaralandı. Olay yerine jandarma, sağlık, itfaiye, AFAD ve Karayolları ekipleri sevk edildi. pic.twitter.com/cr1QBstoJq — Sabah (@sabah) December 28, 2023 Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Sakaryas, Ekrem Yüce foli për CNN TÜRK dhe deklaroi se aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës…
Shkencëtarët dhe CEO-t njësoj kanë lavdëruar përfitimet e vendosjes së një rituali në mëngjes herët për të nisur ditën. Por mëngjeset janë të vështira. Mund të jetë shumë joshëse të shtypni “snooze” në alarmin tuaj kur mendimet për gjithçka që duhet të bëni gjatë ditës ju vërshojnë në mendje, ose jeni komod nën një grumbull batanije, veçanërisht gjatë dimrit, kur mëngjeset janë më të ftohtë, më të errët dhe më të zymtë. Por hulumtimet kanë treguar se një rutinë e vazhdueshme e mëngjesit mund të zvogëlojë stresin, të rrisë nivelet tuaja të energjisë dhe të përmirësojë produktivitetin tuaj në punë.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën qëndrimin e ndërmjetësuesit të bisedimeve me Serbinë, Miroslav Lajçak, i cili e quajti para pak ditësh “çështje të brendshme të Kosovës” projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ka edhe një qëndrim tjetër të ri që mbase duhet adresuar, që draft statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës. Po atëherë përse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel? Nëse na paska qenë çështje e brendshme e Kosovës tash e dy vjet ose tash e dhjetë vjet, përse e ngrisni këtë punë në Bruksel? S’po e flasim fare…
Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, me 63 vota “për”, pa vota “kundër” dhe me 25 vota “abstenime” e miratoi Buxhetin për vitin 2024, i cili është në shumë të përgjithshme prej 5.5 miliardë euro. Njëzëri me 87 vota “pro” Kuvendi e miratoi Ligjin për ekzekutimin e buxhetit. Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310.1 miliardë denarë dhe janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, derisa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343.6 miliardë denarë ose rreth 5.8 për qind më të larta…
Fatura e kripur e ujit është bërë shkak që një e moshuar të humbi jetën. Mediat italiane raportojnë se 88-vjeçarja Caterina Giovinazzo u shtrua me urgjencë në spital dhe më pas ndërroi jetë, pasi nusja e kishte informuar se fatura mujore e ujit kishte shkuar 15 mijë e 339 euro. Por më pas u mësua se në faturë ishte bërë një gabim nga kompania, kjo ka bërë që familja e Caterinas të kërkojë sqarim për këtë çështje. E moshuara duket se është ndjerë keq pak çaste pasi nusja i ka lexuar detajet e faturës që lidhet me periudhën gusht-tetor, e…
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Negotinë – Kavadar, konfirmojnë nga Qendra shëndetësore në Negotinë. Nga aty kanë sqaruar se një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kavadarit. Më herët edhe SPB Veles ka konfirmuar aksidentin dhe ka thënë se ka ndodhur në afërsi të fshatit Marenë. Më shumë detaje rreth këtij aksidenti pritet të jep MPB gjatë ditës së nesërme. Aksident në rrugën Kavadar – Negotinë, një i…
Ky është orari ideal për të fjetur gjumë
E dini që ka një lidhje mes orari të gjumit dhe shëndetit të zemrës? Sipas një studimi me 88,000 vullnetarë, për një shëndet më të mirë të zemrës orari optimal i gjumit është ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00. Ekipi që qëndron pas punës në MB Biobank beson se sinkronizimi i gjumit në përputhje me orën e brendshme të trupit mund të shpjegojë lidhjen e gjetur me një rrezik të reduktuar të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Ritmi natyral 24-orësh i trupit është i rëndësishëm për mirëqenien dhe vigjilencën. Mund të ndikojë gjithashtu në gjëra të tilla si presioni…
Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë fundviti na njeh me çmimet kombëtare të letërsisë. Fituesit u shpallën ndërmjet pesë kandidaturave për çdo kategori, që u përzgjodhën nga juria e kryesuar nga kryetari Mehmet Kraja, teksa romani më i mirë i vitit u zgjodh ai i autorit Stefan Çapaliku me veprën “Një engjëll me frak”. Përkthimin më të mirë këtë vit e fitoi përkthyesja Mira Meksi, e cila ka sjellë në shqip kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez “Vjeshta e Patriarkut” Për Tregimin më të mirë u përzgjodh autori Behar Jacaj me librin “Hotelin përbri kishës”, ndërsa në poezi çmimin e…
Popullsia e Gazës është “në rrezik të madh” paralajmëroi më 27 dhjetor kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmendur urinë akute dhe dëshpërimin e përhapur në mbarë territorin e shkatërruar nga lufta. OBSH-ja tha se një ditë më herët ka dërguar furnizime në dy spitale – një në veri dhe një në jug – duke theksuar se 21 nga 36 spitale në Rripin e Gazës tashmë janë krejtësisht jashtë funksionit. Shefi i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë “hapa urgjentë për të lehtësuar rrezikun e madh me të cilin po përballet popullsia në…
Çmimet e hoteleve në Paris kanë pësuar rritje drastike, teksa shkak janë bërë Lojërat Olimpike 2024 , të cilat do të fillojnë më 26 korrik. Një sondazh nga Shoqata e Konsumatorëve “UFC-Que Choisir” zbuloi se strukturat akomoduese të Parisit po rrisin në mënyrë të ‘frikshme’ çmimet për vizitorët gjatë kësah periudhe kohore. Sipas studimit të kryer çmimi mesatar i fjetjes në datat 26-27 korrik është 1033 euro, krahasuar me 317 euro për natën e 12-13 korrikut, që përkthehet në rritje prej 226%. UFC-Que Choisir krahasoi çmimet, me ato në fuqi 15 ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike. Nga 80 hotelet…