Author: shqiperia
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbi bilancin e punës së diplomacisë për vitin 2023 dhe pritshmërinë e vitit të ardhshëm. Në fjalën e tij, ministri Hasani tha se si kurrë më parë Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në forumet më të larta ndërkombëtare. Ministri Hasani: Ne ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze. Gjatë këtyre tre muajve, duke filluar nga fillimi i tetorit, jemi angazhuar me ide dhe propozime në Këshillin e Sigurimit për të analizuar…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 130 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 masa, ndër të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Shqiptohen 130 masa në Shkup, tetë masa për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.
Astrologia Meri Gjini ka trazuar ujërat në jetën e një çifti ku vajza është peshk dhe djali peshore. Çifti dëshironn të dijë se kur do të jetë viti i tyre dhe astrologia i ka kthyer përgjigje Live në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku si çdo të enjte i kthen përgjigje qytetarëve të cilët dërgojnë pyetjet e tyre. Gjini tha se vajza mund të marrë një propozim, por para se të përgjigjet duhet ta mendojë mirë nëse kjo është ajo që me të vërtetë do. Gjini: Si tendencë është e mirë për të gjetur ekuilibrin emocional. Për sa i përket…
Qytetare korçarë kanë ndezur qirinj e kanë kryer homazhe pranë katedrales “Ringjallja e Krishtit” në nder të kujtimit të këngëtarit grek, Vasilis Karras. Ky i fundit u nda nga jeta disa ditë më parë. Korçarët në veçanti kanë një lidhje të hershme me këngëtarin e njohur helen, i cili vite më parë ka dhënë dy koncerte per artdashësit e qytetit më të madh në juglindje të vendit. “Jemi rritur me këngët e këngëtarit të njohur grek”, u shpreh Dhimitër Dhisho, një nga këngëtarët më të njohur korçarë. Stadiumi i Korçës u mbush i gjithi më 10 qershor të vitit 2000,…
SPB Tetovë sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. Lexo po ashtu Spasovski për vrasjen në…
Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ka zbuluar për emisionin “7pa5” në Vizion Plus projektin ambicioz, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për një kompleks olimik, që nuk e ka asnjë vend tjetër i botës sipas Yllit. “Nuk do bëhet një stadium, do të bëhet një qytet olimipik. Stadiumi dhe 3 fusha të tjera olimpike futbolli. Kemi marr si referenc stadiumin e Juventusit, por ne kemi një ulëse më shumë. Nuk do ti kërkojmë qeverisë asnjë para. As për “Air Albania” nuk kishte para, por vuri tokën në dispozicion, gjeti formulë partneriteti publik-privat. U bë një…
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet ditën e sotme në orën 15:00. Ndërkohë, avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi e para nuk u pranua. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani. SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e rezpektoi, u kërkua një masë më e ashpër. Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me…
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 21 persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge. Të akuzuarit vepronin si grup i strukturuar kriminal dhe transportonin lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Të akuzuar për këtë veprimtari kriminale janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo. Ata do të gjykohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në…
Një nënë, e cila është e shqetësuar për fatin e djalit të saj, të cilin e ka në Angli ka pyetur astrologen Meri Gjini se çfarë i ka rezervuar viti 2024. Astrologia, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka gëzuar nënën me përgjigjen e saj. Nëna do të dijë për djalin i cili ka lindur më 5 janar 1993 ora 8 e mëngjesit, ndodhet në Angli. Meri Gjini: Ka qenë në një periudhë, edhe vjet në 2022, por edhe në dy muajt e fundit të 2023 në vështirësi. Ndryshimet drejt një faze komplet ndryshe do të kalojnë që…
Koha për zgjidhje diplomatike ka përfunduar, ndaj nëse sulmet vijojnë, Izraeli do të kundërpërgjigjet me zjarr për zmbrapsjen e Hezbollahut nga kufiri me Libanin. Parlajmërimi vjen nga Benny Gant, ish-lideri i ushtrisë së Izraelit, i cili tha se ushtria do të ndërhyjë nësë bota dhe qeveria libaneze nuk ndalojnë militantët që të qëllojnë në veri të Izraelit. “Kronometri për një zgjidhje diplomatike po mbaron, nëse bota dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar qëllimet ndaj banorëve veriorë të Izraelit dhe për të distancuar Hezbollahun nga kufiri, IDF do ta bëjë këtë.” Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit janë përshkallëzuar që nga…