Author: shqiperia
“Anglia nuk po bashkëpunon”, emigrantët e paligjshëm “futin në sherr” Francën me Britaninë
Mbretëria e Bashkuar nuk po bashkëpunon mjaftueshëm me Francën për të reduktuar numrin e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas një raporti francez. Franca “po lufton për të zhvilluar marrëveshje bashkëpunimi operacinal” me Mbretrinë e Bashkuar, sipas raportit të publikuar të enjten nga Gjykata e Llogarive e Francës, një organ përgjegjës për auditimin e përdorimit të fondeve publike, i pavarur nga qeveria dhe parlamenti. Raporti i referohet veçanërisht një njësie të përbashkët inteligjence të krijuar në vitin 2020 për të luftuar kontrabandën e qenieve njerëzore dhe për të zvogëluar numrin e njerëzve që rrezikojnë jetën e…
Një imam është vrarë ndërsa ka dalë nga xhamia në Newark në SHBA. Mediat amerikane raportojnë se imami Hassan Sharif një personazh i njohur në komunitet, është qëlluar disa herë me plumba në trup. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka humbur edhe jetën për shkak të plagëve të marra. Hassan Sharfi shërbente prej disa vitesh në xhaminë Muhamed. Aktualisht hetuesit po mbikëqyrin kamerat e zonës për të parë nëse mund të gjejnë indicie që të çojnë te autori i këtij sulmi. /Vizionplus.tv/
Lufta e ashpër në Gaza vijon të shkaktojë me mijëra viktima të pafajshme. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të vrarëve ka arritur në 22 mijë e 438 palestinezë, teksa të plagosur raportohet të jenë 57,614. Të paktën 125 palestinezë u vranë dhe 318 u plagosën në 24 orët e fundit, thuhet në deklaratën e ministrisë. Shumë vende të botës kanë kërkuar nga Izraeli që të kujdeset për jetët e pafajshme të civilëve, ndërsa SHBA njoftoi se ka kërkuar që të ulet numri i sulmeve. Nga ana tjetër, Izraeli pretendojnë se kanë sulmuar vetëm zonat ku kanë…
Policia e Vlorës ka identifikuar gruan e cila u gjet e mbytur ditën e sotme. Bëhet fjalë për shtetasen R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Dyshohet se 52-vjeçarja është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”/vizionplus.tv
Të shtunën deri në fund të ditës në Maqedoninë e Veriut do të ketë reshje shiu. Në zonat më të larta malore do të ketë reshje bore. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës, mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave, njofton DPHM. Lexo po ashtu Moti në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe botë Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në…
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan eliminimin e drejtues i lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, Mamdouh Lolo. Ky i fundit u vra në një sulm ajror, përmes bashkëpunimit të forcave izraelite me Shin Bet, agjencinë e shërbimit sekret të brendshëm të Izraelit. Sipas forcave izraelitet ai shërbente si ndihmës i krerëve të Xhihadit Islamik Palestinez në rajonin verior të Rripit të Gazës dhe ishte një figurë e rëndësishme. Po ashtu, Izraeli e akuzon atë si planifikues të shumë sulmeve nga Rripi i Gazës drejt izraelitëve. Ndërkohë, më herët Izraeli eliminoi edhe numrin dy të Hamasit, Saleh Arouri, përmes një sulmi…
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan eliminimin e drejtuesit të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, Mamdouh Lolo. Ky i fundit u vra në një sulm ajror, përmes bashkëpunimit të forcave izraelite me Shin Bet, agjencinë e shërbimit sekret të brendshëm të Izraelit. Sipas forcave izraelitet ai shërbente si ndihmës i krerëve të Xhihadit Islamik Palestinez në rajonin verior të Rripit të Gazës dhe ishte një figurë e rëndësishme. Po ashtu, Izraeli e akuzon atë si planifikues të shumë sulmeve nga Rripi i Gazës drejt izraelitëve. Ndërkohë, më herët Izraeli eliminoi edhe numrin dy të Hamasit, Saleh Arouri, përmes një sulmi…
Nisën kurset falas te TUMO për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë
Qendra TUMO te Piramida do të ofrojë kurse falas për çdo fëmijë dhe nxënës të apasionuar pas teknologjisë. Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj thekson se bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë përkrahësja numër një e inocavionit dhe rinisë në vend. “Një super-lajm për çdo prind dhe fëmijë të apasionuar pas teknologjisë vjen këtë fillim viti. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga Bashkia e Tiranës. Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe…
Senati amerikan nuk e ka miratuar propozimin e presidentit Joe Biden për të sjellë si ambassador të SHBA-ve në Shqipëri, David Kostelancik. Senati i ka kërkuar ambasadorit Biden që të propozojë një tjetër emër. David Kostelancik u emërua si ambassador i SHBA-ve në Tiranë nga Presidenti Bide në 24 janar të vitit 2023, por senati nuk e ka pranuar. Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në…
SHBA është tronditur nga një tjetër sulm me armë në një shkollë të mesme. Këtë herë, mediat vendase raportojnë se pre e sulmit ka rënë një shkollë në Ioëa. Nga të dhënat e para dyshohet për një numër të madh viktimash, por ende nuk dihet zyrtarisht numri i të vrarëve. Nëvendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca. Ndërkohë autori ndodhet në arrati, teksa nuk bëhet i ditur identiteti i tij./vizionplus.tv/