Author: shqiperia

Një 31-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Policia njofton se i riu i identifikuar si Shkëlqim Hasa u kap duke shitur kokainë me doza në lokalet e natës. Në cilësinë e provës materiale, të riut iu sekuestrua droga që kishte me vete dhe makina që ai përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.…

Lexo më shumë

Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi përmes Truth Social të hënën mbrëma se Zëvendëspresidentja dhe kandidatja demokrate Kamala Harris nuk do të marrë pjesë në debatin e planifikuar të Fox News më 4 shtator. Trump tha se në vend të debatit, ai do të shfaqej drejtpërdrejt në televizion me një audiencë, një paraqitje në stilin e bashkisë, të drejtuar nga Sean Hannity, formati i rrjetit të preferuar nga e djathta amerikane, në shtetin e Pensilvanisë. Mes dy kandidatëve fillimisht u parashikua një debat për në datën 10 shtator në ABC News, por më pas, ka…

Lexo më shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht, në disa rrugë me lagështi. LAMM njofton se është rritur intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë qendrave të qyteteve. Në pikën kufitare Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën e RMV, nuk ka vonesa. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër –…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord me një propozim amerikan për një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Tani i takon Hamasit të pajtohet, shtoi Blinken. Dyshja u takuan në Tel Aviv për bisedime që Netanyahu i ka përshkruar si “pozitive”, me zyrën e tij duke shtuar se ai kishte përsëritur angazhimin e tij ndaj një propozimi amerikan për lirimin e pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi, i cili merrte parasysh nevojat e sigurisë së Izraelit. Blinken kishte paralajmëruar më herët se kjo ishte “ndoshta mundësia e fundit” për të siguruar një…

Lexo më shumë

A zgjoheni shpesh gjatë natës për të shkuar në tualet? Një fshikëz e mbushur plot mund të shqetësojë gjumin, por edhe të tregojë probleme të ndryshme shëndetësore në trup, veçanërisht nëse ndodh në orët e para. Siç vërejnë ekspertët, është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe shpesh rritet me moshën. Një nga problemet e mundshme të kësaj gjendje është diabeti, i cili shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Dhe këto janë simptomat e tjera që ndikojnë në urinimin e shpeshtë gjatë natës: “Sheqeri i lartë në gjak e shton etjen, ndaj mund të pini më shumë se zakonisht dhe…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN një kumtesë për media thotë se udhëheqësia e BDI-së vazhdon të jetojë në një botë paralele. Nga VLEN thonë se BDI përpiqet të shitet si viktima politike të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe VLEN-it. “Shumica e shqiptarëve votuan për ndryshim më 8 maj, që, ndër të tjera, do të thotë përgjegjësi penale për të gjithë ata që janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve gjatë këtyre 22 viteve të regjimit. Qëllimi i opozitës shqiptare është të parandalojë me çdo kusht zbulimin e plotë të tyre para opinionit. Prandaj, nuk është rastësi që kemi thënë se ata duhet të riemërohen në Bashkim…

Lexo më shumë

Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”. Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme. Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat. Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e…

Lexo më shumë

Heidi Baci ka festuar ditën e djeshme (e hënë) ditëlindjen. Bukuroshja e njohur shqiptare me këtë rast mori një dedikim të ëmbël nga partneri i saj, Romeo Veshaj dhe jo vetëm. Ai duket t’i ketë propozuar asaj, pasi është përmendur disa herë kjo gjë, në lidhje me raportin e tyre. Në një intervistë të dhënë më parë, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 tha se po pret një propozim nga prezantuesi vlonjat. Edhe pse nuk ka zbuluar asgjë më shumë, ajo ka ndarë unazën me ndjekësit në InstaStory. “Të dua”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit. Ata…

Lexo më shumë

Demokratët hapën kongresin e tyre në Çikago të hënën. Partia Demokratike u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën përshëndetëse të Presidentit Joe Biden. Biden tha se zgjedhja e Harris si zëvendëspresidente në vitin 2020 ishte “vendimi më i mirë që mora gjatë gjithë karrierës sime”. “Si shumë prej jush, unë i dhashë zemrën dhe shpirtin tim këtij kombi,” tha ai, në fund të një fjalimi gati njëorësh të shoqëruar nga thirrjet e zhurmshme “Faleminderit, Joe”, transmeton gazeta online Reporteri.net. Biden doli në skenë pasi u prezantua nga vajza e tij Ashley dhe gruaja e tij, Jill, e…

Lexo më shumë