Author: shqiperia
Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme
Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në parkingun e qendrës tregtare “Mavrovasja”, policia tanimë është vënë në kërkim të autorit edhe me helikopter. Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë dhe disa lagje tjera, njofton Alsat. Lexo po ashtu Vritet një person në parkingun e një qendre tregtare në Shkup Sipas disa informatave, në kërkim është edhe një makinë “Audi” e zezë pa targa. Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një avokat. Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme appeared first on…
Ditë më parë, një skandal ka ndodhur në Aeroportin e Mynihut, ku këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bleta ‘Bebe’ Rexha, është kërcënuar nga një anëtar i sigurimit të aeroplanit, veç pse ajo i është drejtuar me pyetje në gjuhën shqipe. Siç tregoi vet artistja në një video të publikuar në Instagram, ajo i ishte afruar sigurimit duke i folur në gjuhën e saj amtare (pasi kishte menduar se sigurimi ishte shqiptar), dhe me të dëgjuar atë të flas në shqip, ai e ka kërcënuar dhe më pas ka dashur ta largojë nga fluturimi. E lidhur me këtë ngjarje, Telegrafi ka…
Michael Madsen , i njohur rolet e tij në filmat e Quentin Tarantino, i cili gjithmonë mishëronte një djalë “të ashpër”, u arrestua për dhunë në familje ndaj gruas së tij. Sipas TMZ, Los Angeles County konfirmoi se pak pas mesnatës të së shtunës, 18 gusht, gruaja e tij thirri autoritetet dhe pretendoi se ai e shtyu dhe e la jashtë shtëpisë. Aktori 66-vjeçar dha një garanci prej 20,000 dollarësh dhe u lirua nga paraburgimi. ‘Kill Bill’ Star Michael Madsen Arrested For Domestic Violence | Click to read more https://t.co/Hx73HbxNcE — TMZ (@TMZ) August 19, 2024 “Ishte një mosmarrëveshje mes…
Personi që shihni në foton e mësipërme është Ersild Ishmi, 33 vjeçari i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë. Dy vëllezër, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli, janë autorët e vrasjes së 33-vjeçarit dhe kunatit të tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët vijojnë të jenë ende në arrati. Zanafilla e konfliktit ka nisur dy muaj më parë, për të “larë hesapet” mbrëmjen e 19 gushtit me përdorimin e armës. Deri më tani, policia bën me dije se dy persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen.…
Izraeli është në zi pasi u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit. Izraeli ka gjetur trupat e pengjeve Nadav Popplewell, Yagev Buchshtab Yoram Metzger, Haim Peri dhe Avraham Munder nga Gaza, duke përfshirë një tjetër që ende nuk është identifikuar, sipas informacioneve nga Jerusalem Post. Më herët, Kibbutz Nir Oz njoftoi se pengu Avraham Munder u vra ndërsa mbahej rob në Gaza. Nipi i tij i tha KAN Reshet Bet se trupi i xhaxhait të tij u gjet nga Gaza. /vizionplus.tv
Videoja e këtij incidenti rrëqethës u shfaq së fundmi në rrjetet sociale, duke rikthyer edhe një herë historinë tragjike dhe emocionale të një propozimi që përfundoi në tragjedi. Në një incident tronditës që ndodhi në vitin 2019 , një grua pa vetëdije ka kapur momentet e fundit të të fejuarit të saj teksa ai mbytej teksa po tentonte një propozim unik për martesë nënujore. Çifti amerikan , Steven Weber dhe Kenesha Antoine, po qëndronin në Manta Resort në Tanzani. Në natën e tretë të qëndrimit të tyre, Weber vendosi të surprizonte Antoine me një propozim të paharrueshëm martese . I…
Dy vëllezër, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli, janë autorët e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Viktimë e të shtënave me armë kanë mbetur dy kunetërit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Zanafilla e konfliktit ka nisur dy muaj më parë, për të “larë hesapet” mbrëmjen e 19 gushtit me përdorimin e armës. Vëllai i autorëve Zef Frroku ka akuzuar drejtësinë si përgjegjëse të ngjarjes. Sipas tij, policia e kishte arrestuar njërin nga viktimat, Ersild Ishmi, por gjykata dhe prokuroria e kanë lënë të lirë pas tre ditësh. “Kam qenë në Bushat…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se është në proces dorëzimi i teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të shtypura që do të përdoren në shkollat fillore dhe të mesme në vitin akademik 2024-2025. Sipas dinamikës së përcaktuar, dorëzimi duhet të kryhet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator, por për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe shpejtësia e të gjithë drejtorëve të shkollave. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska u ka dërguar mesazh drejtorive të shkollave, ku thotë se nxënësit dhe mësimdhënësit janë shqetësimi i tyre kryesor dhe se janë ata…
Ndikimi i zakoneve të këqija të jetesës mund të kontrollohet përmes zbatimit të alternativave më të mira. Ushqimi i duhur, aktiviteti fizik, gjumi cilësor, mungesa e stresit, shmangia e sheqerit, përdorimi i moderuar i alkoolit, ndërprerja e duhanit, kalimi në alternativa me më pak rrezik, janë vetëm disa nga zakonet që mund të ndikojnë në uljen e numrit të pacientëve dhe të vdekjeve nga sëmundjet jo infektive masive më të zakonshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, problemet respiratore, etj. Kur flasim për zakonet e këqija të jetesës, duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se është shumë e vështirë…
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga momenti kur polici Erjon Goxhara ka qëlluar 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë Goxhara nuk…













