Author: shqiperia

Një punonjës policie në burgun e Peqinit është arrestuar. Drejtoria e Përgjithshmee Burgjeve njofton se punonjësi i policisë E.K gjatë futjes në ambientet e burgut në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Për…

Lexo më shumë

Ju mund të tundoheni të porosisni një koktej ose një pije të gazuar në momentin që uleni në fluturimin tuaj të ardhshëm. Dhe kjo është në rregull, ka shumë opsione të shkëlqyera në dispozicion. Sidoqoftë, ekziston një pjesë e pijeve që porosisni për të cilën mund të dëshironi të mendoni dy herë ndërsa po kaloni me pengesa në ajër në lartësinë 30,000 këmbë: akulli juaj. Ndërsa aeroplanët rrallë kanë makina akulli në bord, ata e marrin akullin e tyre nga shërbimet e palëve të treta. Dhe, sipas një studimi të rishikuar nga kolegët e vitit 2017 të botuar në Annals…

Lexo më shumë

Këshilli Gjyqësor miratoi ndërprerjen e funksionit për gjykatësin suprem të suspenduar, Naqe Georgiev. Ky i fundit pranoi veprën dhe u dënua me 3 vjet burg për marrje ryshfet në vlerë prej 10.000 eurosh për të ndikuar në lehtësimin e procesit gjyqësor kundër ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, i cili akuzohet për trafikim me lëndë narkotike, shkruan Alsat. Nga Këshilli Gjyqësor të cilët, katër vite më parë kishin lavdëruar zgjedhjen e Georgievit si kuadër profesional, sot dërguan porosi se të gjithë gjyqtarët e korruptuar do t’i detyrojnë që me kokë ulur dhe të turpëruar ta zëvendësojnë gjykatoren me grila…

Lexo më shumë

Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi  luftën e tij kundër Hamasit pas sulmit të grupit më 7 tetor, tha të enjten ministria e Shëndetësisë në enklavë. Ministria tha se 40 njerëz kishin vdekur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori në 40,005. Më shumë se 92,401  janë lënduar. Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në shifrat e saj, por thotë se shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë. Izraeli tha muajin e kaluar se kishte vrarë më shumë se…

Lexo më shumë

Një ndihmës i Kremlinit ka akuzuar Perëndimin për përfshirje të drejtëpërdrejtë në operacionin e Kurskut. Sipas tij, forcat speciale të Natos dhe shteteve perëndimore kishin planifikuar së bashku me Ukrainën futjen e kësaj të fundit në territorin rus. SHBA ka mohuar më herët të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina për inkursionin e saj. Ndërkohë pas 11 ditësh, përparimi i Ukrainës në Rusi është ngadalësuar dhe ka të ngjarë që së shpejti të ndalet.Rreth 50 kilometra brenda tokës ruse, focat ukrainase do të përballen me vështirësi logjistike për të përparuar edhe më tej. Nga ana tjetër ushtria ruse ka kryer disa…

Lexo më shumë

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit zviceran. Para disa ditësh, sulmuesi nga Gjilani njoftoi ndarjen me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire. Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Shaqiri është bërë me klub të ri, duke u rikthyer në futbollin evropian. Është ish-klubi i tij, Baseli, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Shaqirin, duke e rikthyer në ‘fole’ pas më shumë se 12 vitesh. Mirë se u riktheve në shtëpi”, shkruan shkurtimisht në videon prezantuese të Shaqirit. Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 10 te Baseli, teksa…

Lexo më shumë

18 vatra zjarri janë ende aktive në të gjithë vendin, nga 29 që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorit, bjeshkët e Bolotekut, malin Tërnovë në Bulqizë dhe malin e Thatë në Prespë, ku situata vjon të jetë e rënduar prej më shumë se 10 ditësh “Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187…

Lexo më shumë

Dy agjencitë kryesore të OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, bënë thirrje sot për një “armëpushim humanitar 7-ditor” në luftimet në Rripin e Gazës, në mënyrë që më shumë se 640,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç të mund të vaksinohen në javët e ardhshme kundër poliomielitit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF “u bëjnë thirrje të gjitha palëve në luftë që të zbatojnë armëpushimet humanitare në Rripin e Gazës për shtatë ditë për të lejuar dy fushata vaksinimi” kundër poliomielitit, thanë agjencitë, duke specifikuar se këto fushata duhet të fillojnë në fund të gushtit dhe të vazhdojnë deri në shtator./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Izet Mexhiti nga Koalicioni VLEN sot në konferencë për shtyp tha se kanë plan për të trajtuar pasojat e dëmshme nga lojërat e fatit, duke thënë se hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë. Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të ministrave të BDI- së, përmes hapjes së tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet, lojërat e fatit përmes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve hynë në shtëpi, duke i bërë të rinjtë një objektiv edhe më të lehtë për këtë dukuri jashtëzakonisht devijuese. “Për këtë arsye, paraqitëm…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Aksidenti u shkaktua nga një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova. Siç raportojnë mediat e huaja, ai doli në korsinë e kundërt dhe përplasi makinën tjetër. Në makinën kroate ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar, ndërsa dy pasagjerët kanë pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetëën. Shoferi kosovar ka pësuar lëndime të rënda. Dy pasagjerët shqiptarë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në koma, ndërsa një18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta. /vizionplus.tv

Lexo më shumë