Author: shqiperia

Ditën e sotme, Noizy është liruar nga paraburgimi. Dhe mbas lirimit të tij, nuk kishte se si të mungonte një reagim në rrjete sociale për ndjekësit e tij. Noizy në postimin e tij falënderoi fansat, miqtë, kolegët që i kanë dhënë zemër në këto ditë të vështira për të. Ai u shpreh gjithashtu se beson në drejtësi dhe do vazhdojë të bëjë muzike për gjithë ndjekësit e tij. Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij. ‘Unë besoj në drejtësi,’ Noizy thyen heshtjen pas lirimit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Gjermania po shqyrton uljen e ndihmës ushtarake për Kievin me 50%. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina nga Berlini, Gjermania është donatori më i madh i bllokut evropian për Ukrainën dhe renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara, por politikat e brendshme të shtetit evropian po hedhin dyshime mbi këtë rol. Bundestagu po përgatit buxhetin për vitin e ardhshëm që parashikon përgjysmimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, nga 8.8 miliardë në 4.4 miliardë dollarë. Partitë e koalicionit në pushtet i mohojnë akuzat e opozitës se…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në deklaratën për  TV Kanal 5 për rastin e Blerim Ramadanit tha se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është e pakuptueshme dhe nuk është konform praktikës aktuale. “Rasti i fundit me ish pjesëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani është një nga seritë që pasqyron qartë situatën aktuale në drejtësi. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është konform me praktikën e mëparshme. Prandaj, tha ai besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët. “Ky vendim gjykate është një tjetër dëshmi se duhen procese urgjente reformuese në drejtësi…

Lexo më shumë

Zjarrfikësit në Turqi po zhvillojnë një ‘betejë titanike’ sot në frontet e zjarrit që janë përhapur në të gjithë vendin, pasi moti i thatë, i nxehtë dhe me erë çoi në një seri vatrash, duke përfshirë një që kërcënoi monumentet dhe varret e Luftës së Parë Botërore në fushën e betejës në Galipolit. Në gadishullin ku një zbarkim aleat u rrah nga trupat osmane në një fushatë njëvjeçare në 1915, flakët arritën në varrezat e Canterbury, ku janë varrosur ushtarët e Zelandës së Re. Imazhet e vendit në veriperëndim të Turqisë tregojnë varret, në një kopsht të djegur me pamje…

Lexo më shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se janë siguruar mjete për paga për punëtorët e Postës nacionale dhe kompanive hekurudhore Infrastruktura dhe Transporti. “Gjërat po ndryshojnë – në kohën e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka pasur pagë, tani ka! Sot pagë do të marrin punëtorët e Postës së Maqedonisë, ndërsa dje morën në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga e hëna do të ketë pagë edhe për Hekurudhat dhe Transportin. Për të dytin muaj radhazi ka pagë të rregullt dhe nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë probleme me pagat sepse do të hyjë në fuqi ribalancimi…

Lexo më shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi ndaj ish presidentit Donald Trump në 13 korrik gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. BBC raporton se një snajper policie që qëlloi fillimisht armën e agresorit, bëri të mundur devijimin e shënjestrës, duke mos e goditur në kokë. Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Thomas Mattheë Crooks dhe ndërpreu synimin e tij. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret e vrau atë. Raporti vjen pasi Shërbimi Sekret ricaktoi përkohësisht disa truproja si për Presidenti Joe Biden ashtu edhe për ish presidentin Donald…

Lexo më shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Çërrilë të Mallakastrës Deri tani janë djegur 2 banesa te pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte. Shumë  mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e gjithashtu  forca policie e të ushtrisë. Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, po luftohet me flakë, por era e fortë e bën të vështirë punën e zjarrfikësve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova ka përsëritur sot se aktualisht nuk planifikon të mbledhë Këshillin e Sigurimit lidhur me pretendimet për ekzistimin e indikacioneve për destabilizimin e shtetit. “Të dhënat janë një gjë dhe kërcënimet për destabilizimin janë një gjë tjetër, por realiteti është ndryshe. Unë thashë që nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë stuhi kohore kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Unë nuk i shoh këto kërcënime të jenë realitet tani”, tha Siljanovska-Davkova. Megjithatë, presidentja la të hapur mundësinë e thirrjes së një seance…

Lexo më shumë

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme u intensifikuan të premten, ndërsa ministrat e jashtëm britanik dhe francez bënë një vizitë të përbashkët në Izrael. Bisedimet e armëpushimit në Katar hynë në ditën e dytë. Përpjekja e re për të arritur një marrëveshje, vjen ndërsa numri i të vdekurve palestinezë nga lufta arriti në 40,000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës dhe vazhdojnë shqetësimet për një sulm të mundshëm nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë të Hamasit dhe Hezollahut. “Është një moment i rrezikshëm për Lindjen e…

Lexo më shumë