Author: shqiperia
Klubi i futbollit të femrave, Zurich ka njoftuar se Alketa Rama ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin. Rama, 20-vjeçare ka nënshkruar kontratën, që e mbanë në klub deri në vitin 2027. Sulmuesja Rama i ishte bashkuar Zurichut në vitin 2016, si 13-vjeçare, derisa që atëherë ka kaluar në çdo grupmoshë të klubit, deri te ekipi i parë. Aty, para disa ditësh, Rama debutoi me ekipin e parë, madje duke shënuar një gol në fitoren prej 5-1 ndaj Thun. Alketa Rama është vajza e legjendës së futbollit zviceran, Milaim Rama, derisa ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, për të cilën kombëtare…
Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë. Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini “Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë…
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, sa vatra janë ende aktive
Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako në një deklaratë për media ka bërë një bilanc për situatën e zjarreve në vend. Çako tha se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, strukturat Operacionale në nivel vendor dhe qendror, mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Vijojnë të jenë aktive vatrat…
A mund ta gjeni numrin e fshehur në iluzionin optik me të cilin “luftojnë” 90% e njerëzve?
Përveç lajmeve, lajmeve, fotove dhe videove në internet, shpesh mund të gjeni teste argëtuese që testojnë vizionin, kujtesën, njohuritë ose mprehtësinë tuaj. Midis tyre ka enigma dhe iluzione optike që na kërkojnë të gjejmë zgjidhje ose të dallojmë diçka midis ngjyrave dhe objekteve të tjera. Iluzioni më i fundit optik përfshin një tabelë plot ngjyra dhe një numër që duhet të dallojmë mes tyre. A është numri dyshifror, i barabartë dhe ndoshta jo i vështirë për t’u kuptuar apo jo? Sipas të dhënave që ekzistojnë, 90% e atyre që e kanë provuar ia kanë dalë pas shumë përpjekjesh në zbulimin…
Shpërthen bombula e gazit në Korçë
Një bombul gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në fshatin Mborje të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:20 në banesën e që është në pronësi të 41-vjeçarit me iniciale D.M. Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. “Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë…
Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t’i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Siç njofton LSDM-ja, ai në një intervistë për të përjavshmen Fokus, vlerëson se kredia nga Hungaria është në fakt plan biznesi i Mickoskit, i cili me siguri do të shkojë në dëm të qytetarëve. “Mickoski akuzoi LSDM-në për gjoja nënshtrim ndaj BE-së, ndërsa tani ai personalisht është nënshtrues më i madh i Hungarisë, një vend…
Radhë e gjatë mjetesh në Qafë Thanë, qytetarët: Po presim mbi dy orë në temperatura të larta
Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës të cilat kanë ardhur për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë të vendit fqinj e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Për të përballuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e lëvizjeve në kontrollet e përbashkëta policia shqiptare por e ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e ne të shumtën e…
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se forcat ukrainase kanë përdorur raketa të prodhimit amerikan për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov të rajonit rus, Kursk. Zakharova pretendoi se nga ky me raketa janë vrarë “vullnetarë që po ndihmonin në evakuimin e civilëve”. “Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhuar në Perëndim, me gjasë janë HIMARS-a amerikanë”, tha Zakharova përmes një postimi në Telegram. Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Kievi pretendon se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej…
Astrologjikisht, gjërat janë të çrregullta falë Merkurit retrogradë… dhe do të bëhen edhe më dramatike me hënën e plotë në Ujor më 19 gusht 2024. Me diellin që lëviz nëpër Luanin dramatik dhe hënën në Ujorin që thyen kufijtë, tensioni kozmik është i dukshëm. Njerëzit ndihen emocionalisht të largët dhe të rezervuar nën këtë hënë të plotë. Por kjo energji mund të jetë produktive për të pasur biseda të pakëndshme (por të nevojshme!) për vendosjen e kufijve. Në një nivel tjetër, dielli tek Luani ju nxit të reflektoni mbi atë që ju bën të dalloheni. Si mund ta shfrytëzoni talentin…
Nga OBRM-PDUKM kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti për arratisjen e Blerim Ramadanit. Nga kjo parti thonë se ai është i afërt me BDI-në dhe LSD-në, dhe se ai i mundësoi arratisjen ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. “Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti.…











