Author: shqiperia

Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari. Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç. 28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin,…

Lexo më shumë

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi paralajmëroi sot për një “cikël vicioz dhe të rrezikshëm paqëndrueshmërie” që kërcënon rajonin për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza, duke mirëpritur ministrin e Jashtëm francez, Stephane Cezournet në Kajro, siç raportohet nga presidenca egjiptiane. “Ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë e negociatave në vazhdim për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, e cila do t’i japë fund gjakderdhjes”, tha Sisi, sipas njoftimit për shtyp. Ministri Cezournet e informoi bashkëbiseduesin për “përpjekjet franceze për uljen e tensioneve” në rajon. Më herët sot, ministri i jashtëm francez diskutoi me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelati, përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të arritur një…

Lexo më shumë

Nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova thonë se gjatë marrjes së vendimeve të saja në kuadër të kompetencave që ka, Presidentja udhëhiqet gjithmonë nga Kushtetuta dhe ligjet. “Kështu është edhe me emërimin e shefit të shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, i cili në këtë pozitë u emërua në përputhje me rregullat pozitive ligjore”, thonë nga kabineti i Siljanovskës. Kjo ishte përgjigja e tyre në pyetjen mbi çfarë bazë Lafçiski është emëruar në atë pozitë, a është e vërtetë se nuk i plotëson kushtet e nevojshme ligjore dhe a është anashkaluar qëllimisht Besnik Emini. Presidenca: Emërimi i Lafçiskit, në…

Lexo më shumë

Më shumë se 70 notarë dhe ish notarë garuan mëngjesin e të shtunës në ujërat e liqenit të Ohrit në maratonën “Agron Ruvina”. Në këtë maratonë me një distancë prej 500 metrash u bënë pjesë e garës notarë nga mosha 14-25 vjeç për kategorinë e profesionistëve. Gara më emocionuese u zhvillua mes veteranëve, të cilët sfiduan ish-notarin rekordmen pogradecar. Andi Kongli dhe Enkelejda Tupa janë dy fituesit e kategorisë për veteranë të cilët shprehen se për të rikthyer në nivele të larta notin në Shqipëri kërkohet vëmendje dhe investim. “Noti hyn te sportet e shtrenja dhe duhet financë nga ana…

Lexo më shumë

  Pranimi i fajit për rryshfet nga Ixhet Memeti, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Naqe Georgiev, konfirmon korrupsionin e pariparueshëm dhe të thellë në sistemin e drejtësisë, thonë nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, vettingu I BDI-së është farsë, kurse zotimet e tyre për drejtësi janë gënjeshtër. “Pranimi i fajit nga z. Memeti, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, z. Naqe Georgiev, për ryshfet prej 10 mijë eurosh, me qëllim uljen e dënimit të ish kryetarit të komunës së Novosellës, z. Boro Stojçev është një dëshmi e hidhur e uljes së mëtejshme të besimit të qytetarëve…

Lexo më shumë

Skuadra e Liverpoolit e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premier League pasi sot si mysafir mposhti Ipswich Townin me rezultatin 2:0. Të dy golat e Liverpoolit u shënuan në pjesën e dytë. Portugezi, Diogo Jota në minutën e 60-të realizoi për 1:0. Pesë minuta më pas, sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah e shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, nuk ishte i pranishëm në lojë tek Ipswich Towni. GOAL | Ipswich 0-1 Liverpool | Diogo Jota DIOGO JOTA OPENS THE SCORING FOR LIVERPOOL!pic.twitter.com/GQy7qCCoRB — Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 17, 2024 O…

Lexo më shumë

Shërbimi Sekret ka filluar të forcojë sigurinë për ish-presidentin  Donald Trump dhe planifikon të rrethojë kandidatin republikan me xham antiplumb në mitingjet e fushatës. Një zyrtar i lartë i tha CNN se masat shtesë të sigurisë përfshijnë gjithashtu rritjen e numrit të agjentëve, megjithëse zyrtari nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Këto masa po merren pas atentatit  të organizuar ndaj tij në tubimin muajin e kaluar në Butler, të Pensilvanisë. Një ekip agjentësh të përkushtuar do të jetë përgjegjës për lëvizjen dhe përgatitjen për çdo takim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Zyrtari i tha CNN se…

Lexo më shumë

Zjarrfikësit po përballen me zjarre pyjore në Izmir të Turqisë për të tretën ditë me radhë, teksa mediat dhe zyrtarët turk thanë se qindra persona të tjerë janë evakuuar gjatë natës. Helikopterët në ajër dhe pajisjet e tjera kundër shuarjes së zjarrit në tokë janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret, të cilat si pasojë e erërave të fuqishme kanë vazhduar të përhapen mëngjesin e 17 gushtit. Zarret nisën të enjten dhe shpejt u përhapën në zonat e banuara, për shkak të erërave të fuqishme që arritën deri në 50 kilometra në orë. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali…

Lexo më shumë

Në një mënyrë të thjeshtë dhe shumë efektive, një nga njollat ​​më të vështira do t’i kthehet së shkuarës. Vera “do të thotë” akullore dhe akullorja do të thotë kënaqësi. Por është shumë e zakonshme të kesh “aksidente” kur je duke e shijuar. Një nga njollat ​​më të vështira është njolla e akullores me çokollatë. Njollat ​​si kjo, të cilat shpesh nuk dini si t’i menaxhoni dhe t’i hiqni qafe, madje mund të prishin veshjen tuaj të preferuar. Ndoshta këshilla “Kujdes të mos ndoteni”, në shumicën e rasteve u drejtohet fëmijëve, por edhe ne nga pakujdesia biem në grackën e…

Lexo më shumë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar pasi automjeti “Suzuki” me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga Leski – Zërnovci, afër Koçanit, njofton MPB-ja. “Më datë 16.08.2024 rreth orës 17:20 në Stacionin Policor Koçan është raportuar se në rrugën rajonale fshati Leski – fshati Zrnovci, rrethinën e Koçanit, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa të Vinicës, i drejtuar nga R.S (62). fshati Viniçka Kërshlla, Komuna e Vinicës, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjeri S.A.(55) nga fshati Viniçka Kërshlla, i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit, ku më pas ka ndërruar jetë.…

Lexo më shumë