Author: shqiperia
Trupi i një gruaje është gjetur i pajetë në zonën e Liqenit Artificial. Policia njofton se viktima rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar. Dyshimet e para janë se ajo mund të jetë vetëmbytur. “Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv
Jepet vendimi, Kryekomisari Gazmir Preçi kërkon mëshirë nga GJKKO: S’dija ç’kishte brenda zarfit
Kryekomisari Gazmir Preçi i arrestuar nga AMP me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit është lënë në burg nga GJKKO sot paradite. Preçi u kap teksa po merrte një shumë prej 10 mijë eurosh nga pronari i një lokali në Durrës ku edhe Kryekomisari ishte me detyrë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se para se të jepej masa e sigurisë “arrest me burg” Preçi ka kërkuar lehtësi nga gjykata pasi sipas tij ishte baba i tre fëmijëve dhe se nuk e dinte që në zarf kishte para. “Kam shkuar vetëm se më ka…
BDI: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup. Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij. Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për protestat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre legjitime që rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2001. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se Partia e Lirisë solidarizohet me protestën legjitime të shqiptarëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve që Serbia ka firmosur, si dhe të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara mes përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve dhe Qeverive në Beograd. “Partia e Lirisë mbështet me forcë kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës…
I rrëmbyen varësen në mes të rrugës gruas dhe ikën me vran, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë Dy të rinj, të moshave 21 dhe 23 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranë, të cilët në datën 15 gusht i kanë vjedhur një gruaje varësen nga qafa dhe më pas u larguan me vrap. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1,…
Xhudistja Nora Gjakova sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast, trajneri Driton Kuka e ka uruar përmes një mesazhi në Facebook duke i uruar 100 vite të lumtura. Kuka thotë se qëndrueshmëria e Norës në punë do mbetet vlerë që duhet ndjekur sportistët tanë, shkruan Reporteri.net. Postimi i Driton Kukës: Urime ditëlindjen Nora! Para Olimpiadës së Tokios,punoj si kurrë më parë. Njejtë punove me vullnet e përkushtim para Paris 2024,lëndimi goditi kur su desht por dëshirën e kishe të hekurt por fati sishte me ne kësaj radhe! Shkojmë më tutje,qëndrueshmëria jote në punë do mbetet vlerë që duhet ndjekur sportistët…
Nga Hipokrati, i cili e përdori atë si një ilaç për ethet, plagët dhe acarimin e lëkurës, tek vetitë e tij antibakteriale dhe antioksidante, uthulla e mollës ofron ende shumë përfitime shëndetësore. Një studim më i ri, i publikuar në BMJ Nutrition, Prevention & Health , e shqyrton atë si një agjent natyral dobësues, duke kontribuar në humbjen e peshës, si dhe në uljen e niveleve të glukozës, kolesterolit dhe triglicerideve. Evangelia Manziori, Drejtoreshë e Programit të Shkencave të Ushqyerjes dhe Ushqimit dhe dietologe e akredituar në Universitetin e Australisë Jugore, me artikullin e saj në The Conversation, paraqet metodologjinë…
Statusi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka ngjallur një sërë diskutimesh. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, i cili në një intervistë për mediat serbe tha se numri i punëtorëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit është rritur nga 15 në 280. Këto fjalë ai i përdori për të argumentuar se Serbia ka bërë përpjekje për integrimin e shqiptarëve dhe se kërkesat e tyre politike janë “të pabaza”. Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i Shaip Kamberit, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb,…
Kufijtë tanë janë po aq unikë për ne sa edhe personalitetet tona, dhe të kesh dikë që t’i shkatërrojë ata për qëllimet e veta është e dhimbshme. Nëse doni të kuptoni më shumë për personalitetin e një personi të tillë, mbase duhet t’i hidhni një sy horoskopit të tij, pasi kjo sjellje (ndër të tjera) mund të jetë deri diku për shkak të shenjës së tyre të zodiakut . Dashi Dashi nuk respekton kufijtë e njerëzve të tjerë, sepse ata janë të padurueshëm dhe impulsivë, ndaj nëse i vjen një ide për të bërë diçka, e bëjnë menjëherë. Nëse ka…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më herët shpalli konkursin ku fillon aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është publikuar në linkun si vijon. Afati i regjistrimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është deri më 5 shtator 2024 Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ndërsa në thirrjen mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të institucioneve të arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët…












