Author: shqiperia
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot e vizitoi Kryqin e Kuq në Shkup, me rastin e promovimit të partneritetit të tyre në lidhje me transportin sanitar. Në deklaratën për media Taravari tha se sot në Ditën ndërkombëtare të humanizmit po promovojnë një projekt të titulluar “Të veprojmë në mënyrë njerëzore”. “Bëhet fjalë për promovimin e katër automjeteve që do të jenë gati në çdo moment për të ndihmuar personat e sëmurë, të moshuarit, të pamundurit, ato me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të angazhojnë dikë nga familja apo një person të afërt për t’i çuar në kryerjen e…
“Mare Meum” në Marina Orikum, festivali me artistë të njohur u mbështet nga “Concord Investment”
Mbrëmje magjike në MARINA ORIKUM në Natën e Dytë të Festivalit “MARE MEUM”, ku në skenë performuan live një kuartet harqesh me Suela Piciri në violinë, e cila është edhe violiniste e Teatrit “La Scala” të Milanos, Laura Llozi në violin dhe Albana Kola violë, Dorina Laro në violonçel. Gjatë kësaj mbrëmje në Marinën e Orikumit u interpretuan kryevepra botërore të muzikës klasike nga autorë të ndryshëm si Hayden, Bethoven e Puçini. Kështu pra pas koncertit të parë i zhvilluar në Zvërnec, MARE MEUM FESTIVAL, një projekt muzikor i mbështetur edhe nga Concord Investment, vjen në Marina Orikum duke ngjallur…
Plagosi 45-vjeçarin pasi dyshohet se i ngacmoi partneren, ky është efektivi i policisë (FOTO)
Vizion Plus ka siguruar foton e policit Erjon Goxhara, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneret autorit të dyshuar, policit Goxhara. Ky i fundit është punonjës policie me detyrë në Rinas. Lidhur me ngjarjen policia e Tiranës doli me një reagim zyrtar. “Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës…
Pasuria e Hristijan Mickoskit – posedon shtëpi me vlerë 450 mijë euro dhe dy orë të shtrenjta
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur pasurinë e tij në organet kompetente në RMV. Sipas asaj që ka paraqitur, Mickoski posedon të ditur statusin e tij pasuror. Ai ka shkruar se posedon një shtëpi në Shkup me vlerë prej 26,8 milionë denarë (450 mijë euro), pronë të cilën e ka fituar me marrëveshje për blerje në vitin 2014, kur ishte profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai ka raportuar edhe depozitë në euro, por shumën e devizës nuk e ka shkruar në llogarinë e kursimit, e nga borxhet, nga ana tjetër, kryeministri ka raportuar se…
Përgjegjësia për arratisjen e shtetasit kosovar Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi Gjykata Themelore Penale Shkup pas rastit të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në reagim gjykata rikujton se pas arrestimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak për 15 ditë (nga 17 korriku deri më 1 gusht), që sipas tyre është koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgimi në raste të tilla ekstradimi Pas kësaj, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak. “Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar…
Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një jaht luksoz u mbyt në brigjet e Siçilisë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Kapiteni i një varke aty pranë ka përshkruar momentin kur mori disa nga të mbijetuarit nga Bayesian. Karsten Borner tha se kur stuhia goditi, ai ndezi motorin e tij për të mbajtur kontrollin e anijes dhe për të shmangur një përplasje me superjahtin. “Ne arritëm ta mbanim anijen në pozicion dhe pasi stuhia mbaroi, vumë re se anija pas nesh ishte zhdukur,” tha zoti Borner. Ai tha se ekuipazhi i…
Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përjetoi një incident së fundmi me kompaninë e fluturimit ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani. Ajo u ndalua nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i kishte folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ishte shqiptar. Artistja publikoi disa video në InstaStory, ku shihej duke qarë me të madhe në aeroport. Biondja tani ka treguar se ka arritur në shtëpi mirë dhe sigurt, pasi kishte edhe frikë. “Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit”, u shpreh ajo. Iu…
Në deklaratën e sotme për media, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angelov, thotë se “falë shiut që ka rënë dje pasdite, zjarret janë shuar plotësisht”. “Falë reshjeve të shiut që ra në disa vende të vendit dje pasdite dhe përfshiu pothuajse të gjitha zjarret aktive, zjarret janë shuar plotësisht. Dje kemi pasur një ditë shumë të vështirë në pjesën e parë sepse kemi pasur disa zjarre të rrezikshme”, thotë Angelov. Sipas tij, aktualisht nuk ka zjarre serioze, disa më të vogla janë aktive dhe autoritetet po merren me to. Zjarret i kushtojnë shumë para shtetit dhe…
Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Fari Hiseni thotë se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka kaluar pikën kufitare të “Bllacës” sipas procedurave lehtësuese për zyrtarët e lartë shtetërorë gjatë vizitës së tij në Kosovë ku ka marrë pjesë në një dasmë. Hiseni tha se vizita e Gashit është realizuar sipas rregullave dhe standardeve ligjore. “Të gjithë e kemi të qartë se pas 22 vitesh regjimi të BDI-së, qytetarët kanë pritshmëri të mëdha nga qeveria e re. Situata të tilla, kur në të kaluarën as që diskutohej për to, sot bëhen temë në media, të cilat i konsideroj të paligjshme, sepse bëhet…
Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi bashkë me një 17-vjeçar kanë dhunuar një infermier në spitalin e qytetit. “Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv









