Author: shqiperia
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar mbrëmë gol ndaj Real Madridit, në ndeshjen hapëse të Mallorcas për sezonin e ri. Muriqi ia siguroi një pikë skuadrës së tij, e cila po pësonte 1-0 nga yjet e Real Madridit, duke shënuar në portën e Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 53-të. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, derisa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Sezoni i ri ka nisur. Mirë se vini në tokën e piratit”, shkruan në postimin e sulmuesit…
Nga sonte në mesnatë derivatet dizel do të rriten për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikës, i shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0.50 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 71,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 71 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë…
Vizita e parë e një kryeministri indian në 30 vjet, Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri indian Narendra Modi do të diskutojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre dhe bashkëpunimin shumëpalësh gjatë vizitës së kryeministrit indian në Kiev të premten, më 23 gusht, me ftesë të Zelenskyt. “Kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë indiane në vendin tonë në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit ukrainas të postuar në aplikacionin Telegram. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi indian në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë në fillim të vitit 2022, dhe vizita e parë e një kryeministri indian në Kiev në 30 vjet. Ministria e Jashtme e…
Pasditen e sotme qytetarët do të protestojnë në sheshin “Skënderbej” për vrasjen e Egli Progës, 42-vjeçari nga Pogradeci i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Policia njofton se për shkak të protestës, e cila pritet të nisë në orën 19:30 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. “Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për tu zhvilluar nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria, do të…
Këtë fundjavë mbi 100.000 udhëtarë realizuan hyrje dhe dalje nga vendkalimi kufitar Tabanoc
Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në shtet kanë hyrë dhe dalë mbi 102.000 udhëtarë, kumtuan sot nga MPB. Gjatë periudhës së verës është rritur frekuentimi i vendkalimit edhe ashtu më të frekuentuar në shtet. “Më 17 gusht (e shtunë) hyrje/dalje realizuan 57.579 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 15-20.000, prëderisa më 18 gusht (e diel) hyrje/dalje kanë realizuar 44.721 udhëtarë, ndërsa automjete rreth 14.000, pa u marrë parasysh automjetet motorizuese. Sot, nga mesnata deri në orën 09:00 hyrje realizuan 1.953, ndërsa dalje realizuan 1.947 udhëtarë apo gjithsej 3.900 udhëtarë”, informojnë nga MPB. Gjatë ditëve të punës vendkalimin kufitar e…
FOTO LAJM/ Aksident në “Kardhiq-Delvinë”, 8-vjeçarja niset urgjent me helikopter drejt Tiranës
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin Kardhiq-Delvinë. Automjeti “Audi” me targa R777PUK me drejtues shtetasin R. A 23 vjeç, për shkak të lagështirës është përplasur me automjetin tip “Citroen” me targa AB519DR me drejtues shtetasin L. H 37 vjeç, nga Durrësi, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë dhe po largoheshin. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur vajza 8-vjeçare e shtetasit L. H. Ajo ka marrë dëmtime në kokë. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës ku pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës…
Nicola Loro, 19 vjeç me origjinë italiane, erdhi me pushime në Shqipëri por nuk e dinte se këto do të ishin pushimet e tij të fundit. I riu humbi jetën në spitalin e Shkodrës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy Jet Ski-ve në plazhin e Velipojës. Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe një 20 vjeçar. Mediet italiane kanë publikuar foton e të riut Nicola dhe kanë zbardhur identitetin e shokut të tij, i cili është arrestuar nga autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Salvatore Di Tella. Nicola Loro Aksidenti…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit. I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj nëse efektivi i policisë ka qëlluar me armën e shërbimit ai tha se autori ka qenë jashtë orarit të punës. Vocaj tha gjithashtu se autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. “Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot e vizitoi Kryqin e Kuq në Shkup, me rastin e promovimit të partneritetit të tyre në lidhje me transportin sanitar. Në deklaratën për media Taravari tha se sot në Ditën ndërkombëtare të humanizmit po promovojnë një projekt të titulluar “Të veprojmë në mënyrë njerëzore”. “Bëhet fjalë për promovimin e katër automjeteve që do të jenë gati në çdo moment për të ndihmuar personat e sëmurë, të moshuarit, të pamundurit, ato me nevoja të veçanta të cilët nuk mund të angazhojnë dikë nga familja apo një person të afërt për t’i çuar në kryerjen e…
“Mare Meum” në Marina Orikum, festivali me artistë të njohur u mbështet nga “Concord Investment”
Mbrëmje magjike në MARINA ORIKUM në Natën e Dytë të Festivalit “MARE MEUM”, ku në skenë performuan live një kuartet harqesh me Suela Piciri në violinë, e cila është edhe violiniste e Teatrit “La Scala” të Milanos, Laura Llozi në violin dhe Albana Kola violë, Dorina Laro në violonçel. Gjatë kësaj mbrëmje në Marinën e Orikumit u interpretuan kryevepra botërore të muzikës klasike nga autorë të ndryshëm si Hayden, Bethoven e Puçini. Kështu pra pas koncertit të parë i zhvilluar në Zvërnec, MARE MEUM FESTIVAL, një projekt muzikor i mbështetur edhe nga Concord Investment, vjen në Marina Orikum duke ngjallur…











