Author: shqiperia
Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Oleksandr Sirisky tha sot se ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll pothuajse 1300 kilometra katrorë të rajonit Kursk të Rusisë. Tre javë më parë, ushtria ukrainase sulmoi papritur territorin rus, në rajonin kufitar të Kurskut. Sirsky shtoi se Ukraina ka 594 të burgosur rusë. Agjencitë e lajmeve nuk mundën të përcaktonin në mënyrë të pavarur saktësinë e deklaratave të tij. Sulmi në Kursk është sulmi më i madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe rreth 130,000 njerëz u evakuuan. /vizionplus.tv
Aksident me një të plagosur rëndë në afërsi të ish zonës industriale të qytetit të Korçës Një autobus i një firme që operon në këtë zonë ka qenë duke dalë nga fabrika, kur në rrethana ende të pasqaruara edhe për ekspertët e qarkullimit rrugor është goditur nga dera e parë e urbanit duke e përplasur përtokë tek pjesa e mbrapme e mjetit. Nga përplasja shtetasja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë për rrethanat e këtij aksidenti ashtu siç po hetojnë nëse e plagosura është punojëse…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i çështjeve evropiane Orhan Murtezani në një konferencë të përbashkët për media në qendrën për media të Qeverisë, prezantuan draft-agjendën e reformës për periudhën 2024-2027. Ata thanë se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për realizimin e objektivit strategjik për integrim të plotë në BE. “Në këtë proces, ne nuk e shohim vetëm të ardhmen e vendit tonë si një anëtar i plotë i BE-së, por edhe si një vend modern ekonomikisht i qëndrueshëm dhe i begatë që përmbush standardet më të larta evropiane. Vizioni ynë për një moderne dhe “Maqedonia përsëri e juaja” bazohet në…
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, si pasojë e një aksidenti me motor. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Cassia Cimina në Ronciglione. Veç aksidentit të ndodhur, policia italiane gjeti lëndë narkotike, 15 gram kokainë, të ndara në 22 doza gati për shitje. Kontrollet u shtrinë dhe më tej në banesën e shqiptarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të tjera droge dhe 3500 euro cash. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /vizionplus.tv
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti prashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parshikohen: në zonat malore 14 deri 29°C në zonat e ulëta 17 deri 32°C në zonat bregdetare 18…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se interpelanca për të nuk është politikisht përmbajtësore. Duke folur për disa vërejtjet dhe shkrimet në media për të gjatë periudhës së kaluar, por edhe pohimet në vetë kërkesën për interpelancë, tha se nuk ka bërë kurrfarë shkelje të sekularitetit, si dhe se nuk ka kërkuar nga askush të shkel ligjet ndërkombëtare apo vendore. Gashi gjatë takimit me mediat foli edhe për rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se në atë rast ka ndihmuar sepse Osmani e kishte telefonuar nga vendi i ngjarjes dhe i ka kërkuar ndihmë. “Më thirri…
Rreth 18 persona, përfshirë tetë fëmijë, janë vrarë të hënën dhe të martën në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite. Mbrojtja Civile e cila vepron nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se tre fëmijë dhe nëna e tyre u vranë në një sulm ajror të hënën vonë në lagjen Tufah të qytetit të Gazës. Sipas saj, tre persona të tjerë janë zhdukur pas sulmit, raporton AP. Nga një tjetër sulm të hënën është goditur një ndërtesë në qendër të qytetit të Gazës, duke lënë të vdekur një fëmijë, tri gra dhe një burrë, sipas ministrisë së…
Një peng u gjet i gjallë dhe u shpëtua nga IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), u njoftua të martën. Ai është 52-vjeçari Quad Farhan Al Qadi. Qadi u mbajt peng për 326 ditë dhe shëndeti i tij është në gjendje të mirë. Pengu u gjet nga Shayetet 13, komandot e marinës izraelite, në një tunel. Tuneli ku ai u gjet ndodhet në Khan Yunis. תיעוד: משפחתו של פרחאן קאיד שחולץ מעזה רצים לעברו בבית החולים סורוקה@ShaIsrael2 https://t.co/wSc3qP3UlQ pic.twitter.com/pWsm9wxfXq — גלצ (@GLZRadio) August 27, 2024 Rreth 104 nga gjithsej 251 pengje të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor mbeten në…
Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e aktivitetit ciklon nga lindja do të ketë një periudhë paqëndrueshmërie me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Proceset do të jenë veçanërisht më intensive ditën e enjte dhe të premte kur do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe dukuri lokale e stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër në disa vende. Në Shkup nga nesër deri të premten do të ketë dukje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës…
Pse ndihemi të fryrë kur udhëtojmë me avion?
Udhëtimi ajror ndodh të prishë sistemin e tretjes, duke çuar në simptoma si gazrat, fryrjet dhe nevojën për t’u çliruar. ‘E keni parasysh ngushtësinë që ndieni nga rripi i sigurimit gjatë fluturimit? E po ndodh vërtetë’, – tha Dr. Melissa Hershman, gastroenterologe në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon. ‘Disa njerëz, për shembull ata me sindromën e zorrës së irrituar, shqetësohen nga gazrat dhe fryrja e barkut më shumë se të tjerët’, – tha Dr. Baha Moshiree, një gastroenterolog. Megjithatë, nëse mësoni shkaqet e këtyre simptomave, jeni në hap larg reduktimit të problemit. Ne gjithmonë kemi gazra në traktin…










