Author: shqiperia

“Më datë 08.06.2024 rreth orës 12:20 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Krste Misirkov”, në afërsi të kryqëzimit me Blv. “Goce Dellçev” në Shkup, një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit e drejtuar nga E.S. (26 ) nga Shkupi ka goditur këmbësorin A.I (74) nga Shkupi. Nga plagët e marra A.I (74) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime fizike të cilat janë konstatuar në një spital privat në Shkup. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup, njoftojnë nga MPB. Humb jetën një këmbësor…

Lexo më shumë

Kombëtarja e Kroacisë është nisur për në Gjermani, për përgatijet e fundit para Euro 2024. Kombëtarja kroate ka publikuar një foto në rrjetet sociale  ku shihen në aeroplan duke udhëtuar drejt Gjermanisë. “Jemi duke ardhur”, shkruhet në njoftimin e kroatëve. Kujtojmë që Kroacia është kundërshtari i Shqipërisë në Euro 2024 në grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Italia e Spanja. /Reporteri.net/. Kroacia, kundërshtarja e Shqipërisë niset për Gjermani: Ne po vijmë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finlandë me ftesë të homologëve respektivë. Në Stokholm, Ministri Hasani do të pritet nga homologu suedez Tobias Billström, Kryetari i Parlamentit suedez Andreas Norlén dhe Ministrja për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall. Gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm, Ministri Hasani do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve. Suedia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe qëndrime sa i përket zgjerimit të BE-së, integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, agresionit rus ndaj…

Lexo më shumë

Sezon i ri turistik, me probleme të vjetra për gastronomët struganë. Mungesa e stafit profesional, për shkak të largimit për punë në Kroaci, nevoja për infrastrukturë më të mirë lokale, promovimi i dobët i qytetit jashtë vendit, janë sfidat kryesore me të cilat do të përballet Struga. Gastronomët lokalë ankohen se një pjesë e madhe e turistëve të huaj qëndrojnë në Ohër dhe se çdo verë më shumë pritshmëri kanë nga mërgimtarët. Papraniku druan se ky trend negativ do të vazhdojë edhe në të ardhmen, nëse shteti nuk ndërmerr hapa konkretë për të ndihmuar këtë degë ekonomike. “Kemi bërë etno-fshat…

Lexo më shumë

Mijëra qytetarë korçarë por dhe turistë vendas e të huaj u bënë pjesë e paradës së 17 të festivalit ndërkombëtar të karnavaleve. 25 grupe nga Korça dhe 5 grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia ishin pjesmarrëës në këtë festival.  Grupi i Malit të Zi u përfaqësua nga shqiptarët e Tuzit. “Ne jemi këtu për herë të dytë, kemi qenë para 6 vitesh për mua është hera e parë. Është kënaqësi të jesh në Korçë, atmosfera është fantastike ndërsa ne kemi sjellë kostume tradicionale të Veriut të Bullgarisë”. “Maska që ne kemi sjellë është çaji,…

Lexo më shumë

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Gostivar është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Mavrovë – Dibër. Siç njoftojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhirovnicë. Automjetit “Alfa” me tabela të Gostivarit e drejtuar nga R.H nga fshati Negotinë është ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. “Në aksident ka marrë lëndime të rënda trupore bashkëudhëtarja V.I nga fsahti Çegran, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore që u konstatuan në spitalin e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/ Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, lëndohet një grua appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Efektivët e policisë duhet të deklarojnë nëse kanë pasur apo jo kontakte me persona të inkriminuar. Për këtë, atyre u është vënë në dispozicion formulary i dytë i siguruar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, që duhet të plotësojnë dhe të tregojnë të dhënat personale dhe nëse kanë komunikuar me personazhe të krimit në mënyrë direkte ose përmes teknologjisë dhe nëse kanë pranuar ose jo dhurata dhe favore të tjera. Çdo efektiv që vërtetohet se ka gënjyer do përjashtohet nga radhët e policisë. Ky është formuari i dytë për policinë pas atij të vetëdeklarimit për aplikacionet Sky dhe Encrochat…

Lexo më shumë

Kombëtarja e Shqipërisë, të shtunën ka arritur në Gjermani, ku do të marr pjesë në Kampionatin Evropian i cili nis me 14 qershor. Pasi ateruan në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt kampin bazë “SportCentrum Kaiserau”, ku do të qëndrojë gjatë Euro 2024. Aty djelmoshat e kombëtares shqiptare u pritë në mënyrë fantastike nga tifozë të shumtë duke iu dhënë mbështetje të madhe. Autoritet lokale të Kamenit kishin organizuar një ceremoni, ndërkohë të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë dhe familje të komunitetit shqiptar. Shqipëria ndeshjen e parë e zhvillon me 15 qershor kundër Italisë, derisa do të luaj edhe…

Lexo më shumë

Nën perëndimin e diellit dhe magjisë së brigjeve të liqenit të Shkodrës, zëri brilant i tenorit me famë botërore Rame Lahaj, i dhuroi kryeqëndrës së veriut një mbrëmje të vecantë artistike. Koncerti “Rame Lahaj & friends” ngjiti në skenë mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan sebashku kryeveprat e muzikës klasike shqiptare dhe ato botërore.  “Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto dite isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, pertej pritshmerive që kisha. Do të kthehem serish, tashme per pushime. Me Ramen…

Lexo më shumë

Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit. Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri. Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar. Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike. Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili. Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në…

Lexo më shumë