Author: shqiperia
Vjedhjet e njëpasnjëshme në objektin e një pularie në Fier, kanë qenë një problem i shpeshtë për pronarin Agim Driza. Në një prononcim per mediat ditën e sotme, ai ka denoncuar vjedhjen e kabllit në një kolonë rrufepritëse, e cila ishte ngritur pasi rrufeja dogji të gjitha pajisjet kompjuterike. Kablli është vjedhur nga një prej punëtorëve të firmës. “Nuk e mendoja kurrë se hajduti ishte mes nesh” tha Driza, teksa është shprehur i habitur kur kamerat e sigurisë kanë vertetuar një fakt të tillë. “Kam njoftuar menjeherë policinë, por punëtori është mbajtur vetëm pak orë brenda ambienteve të komisariatit”, tha…
Kosovë– 10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po në këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. Në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit, kreu i qeverisë Edi Rama ka udhëtuar në Kosovë ku është pritur nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, Rama ka folur me superlativa për Ibrahim Rugovën. Rama: Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe…
Ndalohet një 40-vjeçare në Shkup, ka tentuar të fusë lëndë narkotike në burgun e Idrizovës
MPB njofton se dje rreth orës 17:30 policia e SPB Shkup ka ndaluar një 40-vjeçare e cila është kapur me mariuhan. “Është ndaluar A.A. 40-vjeç nga Shkupi e cila është kapur me mariuhan, e cila është përpjekur ta fus në burgun e Idrizovës gjatë vizitës së bashkëshortit të saj, i cili është i dënuar me burg”. “Ajo është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një 40-vjeçare në Shkup, ka tentuar të fusë lëndë narkotike në burgun…
Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë. Kush është Aleks Ndreka Aleks Ndreka është një personazh i njohur në Lezhë dhe Shkodër, ndërkohë që është tentuar disa herë të vritet. Ndaj tij janë kryer edhe atentate me dron teksa ruhej nga policia. Në dosjen e SPAK rezulton se ish-deputeti i PS, Arben Ndoka kërkonte vrasjen e Ndrekës për shkak se…
Vitin e kaluar në RMV ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo bixhoz, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“. Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit. Kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro. Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të…
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po mbajnë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës. Ashtu si herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione. Protestuesit i kanë vënë zjarrin gomave të cilat i kanë vendosur para godinës së bashksië dhe kanë gjuajtur me vezë dhe sende të tjera drejt policisë. Një efektiv është lënduar. Pjesë e protestës së sotme është edhe vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Më herët policia njoftoi se kishte marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Qarkullimi në disa rrugë u mbyll që prej orës 09:30. “Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot,…
Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, nuk mendon se dje ka ndodhur “debakël i kongresit”, duke pasur parasysh se Kongresi i partisë është shtyrë për një datë të mëvonshme. “Ka një raport të gjerë dhe nevoja për analiza shtesë, është kërkuar më shumë hapësirë dhe mundësi për të debatuar raportin brenda organizatave komunale. Pas përfundimit të gjithë procesit, Kongresi do të vazhdojë në seancën e tij”, tha Lukarevska në emisionin “Studio 10”. Nuk arritëm në fazën që të kishim numrin. Më herët kemi ardhur te kërkesa për të bërë analizën. Sa i përket vazhdimit të Kongresit llogaridhënës, ai do të vazhdojë…
Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Tempulli 3”. Gjithashtu nën hetim janë vënë 15 persona. Pas kontrolleve në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin” policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për…
Olivia Henson dhe Hugh Grosvenor, Duka i Westminsterit u martuan në Katedralen Chester të premten më 7 qershor. Ngjarjet e fundjavës filluan mëngjesin e së premtes, 7 qershor, rreth orës 11:30, teksa dhëndri u nis nga shtëpia e familjes Grosvenor në Eaton Estate për në Katedralen Chester në një Land Rover Defender të gjelbër të errët. Pak para mesditës, nusja mbërriti me një Bentley, e veshur me një fustan të stilistit me bazë në Londër, Emma Victoria Payne. Fustani përfshinte motive lulesh nga një vello e veshur dikur nga stërgjyshja e saj që daton në vitin 1880. Nën vellon e…
Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak krahasuar me numrin e të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Në vitin 2016, ky numër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur gjatë vitit të kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë. Shumica e…