Author: shqiperia

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për realizimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare përfshinë 22 marrëveshje për furnizime publike në vlerë të përgjithshme prej 213.625.656 denarë, përkatësisht 3.473.588 milionë euro deri më 20 maj të vitit 2024. Tenderët e KSHZ-së për zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare të këtij viti kanë kushtuar 767 mijë euro më shumë se shuma e tenderëve për këto zgjedhje kur janë zhvilluar individualisht në vitin 2019 dhe 2020. Ky është rezultati nga hetimi për zgjedhjet dhe furnizimet publike që sot i ka publikuar Qendra për komunikime qytetare. Siç theksohet në kumtesën e Qendrës për…

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në gusht të vitit 2023 vrau biznesmenin Armando Meshau. Apeli dha vendimin që Rei Meta të vuaj dënimin me 2 vite 3 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuaj 1 vit e 6 muaj burgim. Kujtojmë që për djalin e anëtares së KLP Nurihan Seiti prokuroria kishte kërkuar 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyqtarja Dorina Stroka dha vendimin për ta dënuar me 3 vite burg, me akuzën për vrasje nga pakujdesia. Por pas apelimit të këtij vendimi, për Rei…

Lexo më shumë

Mancehster Unitedi raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin Joshua Zirkzee. Klubi anglez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e menaxherit Erik ten Hag, i cili është duke u vlerësuar nga hierarkia e klubit. Mirëpo ekipi ka nisur përgatitjet për transferime para sezonit të ri. Unitedi që një kohë të gjatë është duke monitoruar situatën e Zirkzees te Bologna. Ai besohet se ka klauzolë të lirimit prej 34 milionë funteve. Unitedi nis bisedimet me Zirkzeen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Arben Taravari nga koalicioni VLEN sot ka deklaruar se Fronti Europian nuk e ka problemin e Qeverisë, po përgjegjësisë që i pret. “Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu! Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr OBRM-PDUKM-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë! Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti! Thonin në kryesi se janë në bisedime me OBRM-PDUKM-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo Rusisë …gënjeshtër! Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-OBRM-PDUKM, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do…

Lexo më shumë

Rrënja e xhinxherit është përdor ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale dhe antimykotike. Një ndër përdorimet primare të kësaj erëze, qoftë në trajtë pluhuri apo vaji, lidhet me aparatin tretës. Megjithatë, ekzistojnë dhe përfitime të tjera shëndetësore, për të cilat do të mësoni më shumë tani! Vaji i xhinxherit ka veti unike terapeutike ndaj Living do i listojë të gjitha si më poshtë. 1.Përmirëson funksionet e aparatit tretës Vaji i xhinxherit është një ilaç fantastik për problemet e ndryshme të stomakut. Mund të trajtojë dhimbjen e barkut, dispepsinë, diarrenë, spazmat dhe dhimbjen e stomakut. Për më tepër, vaji…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken filloi të hënën një vizitë në Lindjen e Mesme ndërkohë që shanset për arritjen e marrëveshjes së propozuar të armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit mbesin të paqarta pas shpëtimit dramatik të katër pengjeve gjatë fundjavës në Gazë. Kjo është vizita e tetë e Sekretarit Blinken në Lindjen e Mesme që kur filloi konflikti në tetor dhe vjen në një kohë kur numri i viktimave palestineze, sipas autoriteteve në Gazën e sunduar nga Hamasi, ka kaluar shifrën prej 36,000 të vrarëve dhe thellimit të përçarjeve në qeverinë e Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sekretari amerikan i Shtetit…

Lexo më shumë

Lideri i OBRM-PDUKM-së dhe mandatar i ardhshëm, Hristijan Mickoski, ka uruar fitoren e Partisë Popullore Evropiane në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe shtoi se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë mes dy partive. “Në emër të OBRM-PDUKM-së, kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të ngrohta Partisë Popullore Evropiane për fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Kjo arritje e jashtëzakonshme pasqyron mbështetjen dhe besimin e palëkundur që qytetarët evropianë kanë në udhëheqjen dhe angazhimin e PPE-së për një Evropë të bashkuar dhe të begatë. Suksesi i PPE-së është një moment historik i rëndësishëm, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave që…

Lexo më shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexheti ] konfirmon se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, me 19 apo 20 qershor. Mexhiti, gjithashtu tha se ai do jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërkaq Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë. “Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheqë resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i.…

Lexo më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur sot vizitën zyrtare në Suedi. Ndalesa e parë e tij ishte ambasada e Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin suedez dhe takimi me punonjës të shërbimit konsullor dhe qytetarë shqiptarë që paraqiten pranë kësaj konsullate për të kryer veprimet konsullore. Janë mbi 71 mijë shërbime konsullore të ofruara në 6 muajt e parë të këtij viti, nga 44 misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të procedurave për shërbimin konsullor online, është…

Lexo më shumë

Pasi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti mori mandatin e deputetit, tanimë në vendin e tij deri në zgjedhjet e ardhshme komunale do të zëvendësohet nga Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë komunë. ”Me rastin e fillimit të angazhimit të Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore. Gjithashtu shpreha urime në misionin e marrë nga Ilјas Veseli dhe ofrova mbështetjen time të parezervë, me të vetmin qëllim…

Lexo më shumë