Author: shqiperia
Njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të tregojnë kujdes me kafenë. Ekspertët thonë se kafeja i vjen në ndihmë njeriut për t’i dhënë atij më shumë aftësi përqendrimi dhe energji. Megjithatë, tek njerëzit që vuajnë nga ankthi, kafeja shkakton probleme të mëdha. Ajo mund të përkeqësojë shumë prej simptomave të ankthit. Ekspertët reakomandojnë vendosjen e limiteve dhe krijimin e një strategjie të shëndetshme për pirjen e kafesë. Për shembull, konsumi i mbi 400 mg kafeje në një filxhan të vetëm mund të shkaktojë ankth dhe stimulim të tepërt nervor. Përveç tyre, kjo sasi kafeje mund të luhasë rrahjet e zemrës…
Kate Middleton ka njoftuar se po “përparon” në rrugën e rimëkëmbjes pas trajtimit për kancerin me të cilin u diagnostikua muajt e fundit . Princesha e Uellsit njoftoi se mund të jetë e pranishme të shtunën në festimin e “Trooping the Colour”, ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III. Kate pritet veçanërisht në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste. Kjo do të jetë ngjarja e saj e parë publike në gati shtatë muaj. Në një mesazh në llogaritë e rrjeteve sociale, së bashku me një foto të bërë në Windsor, Kate Middleton…
Gjermania e ka mposhtur Skocinë me rezultat 5 me 1, duke nisur me këmbë të mbarë Evropianin 2024, raporton gazeta online Reporteri.net. Me këtë fitore të thellë, gjermanët kanë paralajmëruar rivalët se synojnë ta mbajnë në shtëpi trofeun evropian që deri sonte e kishte Italia si fituese e Evropianit 2020. Emre Can mbylli serinë e golave për Gjermaninë në fund të takimit, ndërkaq sulmuesi Niclas Fullkrug ka realizuar golin e katërt për ta gjunjëzuar Skocinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. 31-vjeçari mposhti portierin skocez Gunn me një goditje shumë të fuqishme nga rreth 11 metra distancë. Shpejtësia e goditjes…
MPB njofton se me datë 13.06.2024 në ora 19:10 në Ohër, punonjësit e policisë nga SPB Ohër i kanë ndaluar S.G.(46) nga Ohri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe sekuestrua marijuanë. Personi është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/ Ndalohet një 46-vjeçar në Ohër, kapet me lënëd narkotike appeared first on Telegrafi.
Një zjarr i madh përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 19:00. Prej gati 4 orësh, zjarrëfikësit janë në “luftë” me flakët, të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll të plotë. Flakët u përhapën gradualisht duke shkrumbuar jo vetëm 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut, por edhe pesë banesa afër zonës. Banorët u përfshinë nga paniku dhe nisën të ndihmojnë njëri-tjetrin të shpëtojnë nga zjarri, derisa mbërritën zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës. Nga flakët një banore e zonës dhe dy zjarrëfikës kanë shfaqur probleme si pasojë e zjarrit dhe po…
Sulmuesi Niclas Fullkrug ka realizuar golin e katërt për ta gjunjëzuar Skocinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. 31-vjeçari mposhti portierin skocez Gunn me një goditje shumë të fuqishme nga rreth 11 metra distancë. Shpejtësia e goditjes së Fullkrug ishte 110 kilometra në orë. Golat e tjerë i kanë realizuar Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Kai Havertz. NAH MAN FULLKRUG WHAT A GOAL pic.twitter.com/RjCD4EhNYf — Dr Yash (@YashRMFC) June 14, 2024 “Raketë” e Fullkrug për golin e katërt të Gjermanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një tërmet me magnitudë lokale 2.4 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 19:54 me epiqendër në zonën Shtip-Radovish, 68 kilometra në juglindje të Shkupit. Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti sipas të dhënave në dispozicion është ndjerë nga banorët e qytetit të Shtipit me rrethinë, me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane./Telegrafi/ Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Kai Havertz ishin lojtarët që realizuan në ndeshjen hapëse të Evropianit mes Gjermanisë dhe Skocisë, përcjell gazeta online Reporteri.net. Wirtz realizoi në minutën e dhjetë, ndërkaq Jamal Musiala shënoi në minutën e 19 pas një aksioni të bukur. Në minutat shtesë, Havertz realizoi nga penalltia, teksa Skocia mbeti pa një lojtar shkaku i kartonit të kuq ndaj Porteous. Kai Havertz scores for Germany pic.twitter.com/MBzZIc76cY — AFC_Saks (@Afc_Saks) June 14, 2024 Musiala scores his first goal as Germany’s new number 10 pic.twitter.com/3ymnQfaGuY — L.Prince (Parody) (@LeroyPrince77) June 14, 2024 Gjermania nokauton Skocinë në pjesën…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Policia raporton se i ndjeri punonte punuar tek Porti në Portoromano, ndërsa dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. “Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Në listën e vendeve më paqësore në botë për këtë vit, Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 38-të. Indeksi Global i Paqes sapo ka publikuar listën e vendeve më paqësore. Renditja bazohet në 23 faktorë të ndryshëm, raporton “Time Out”. Bullgaria është në vendin e 26-të, Mali i Zi u rendit i 35-ti, Greqia është në vendin e 40-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 42-të. Serbia është në vendin e 54-të, Kosova është në vendin e 56-të në listë, ndërsa Bosnje dhe Herzegovina është në vendin e 61-të. Në vendin e 163 është Jemeni, dhe një vend para…