Author: shqiperia
Shqipëria përballë Italisë, Sylvinho-Gjimshiti: Do të luftojmë për pikët, bëjmë krenar shqiptarët
Nga Ervin Sina Është koha për të treguar veten..është moment për t’i bërë shqiptarët të ëndërrojnë. Shqipëria luan sonte në orën 21:00 në Dortmund sfidën e parë në kampionatin europian, një ndeshje me pritshmëri të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Fakti që përballë do të kemi kampionet e Europës n ë fuqi, si Italia, vend me të cilin kemi një lidhje të fortë, me një afeksion të madh edhe për futbollin e tij, e bën edhe më të veçantë ndeshjen e sotme. Kombëtarja jonë ndonëse në letër jo favorite do të mbështetet tek prania e jashtëzakonshme e tifozëve…
Përfundon në kohë rekord rruga e re “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falenderoi banorët për durimin dhe punëtorët që kryen punimet në një kohë të shkurtër. Përveçse do të rrisë vlerën e pronës, Veliaj u shpreh se rruga pritet të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. “Kemi hedhur beton, çelik dhe hekur për të mbajtur shtëpitë, duke investuar një vlerë më të madhe se vetë shtëpia. Fakti që kemi pasur mirëkuptimin tuaj dhe fakti se të gjithë kanë qenë bashkëpunues, më bën të ndihem krenar. Shpresoj që rrugët kapilare të…
Sot nga ora 21:00 do të nisë ëndrra evropiane e Shqipërisë, që përballë do ta ketë Italinë. Në stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park pritet të jenë të pranishëm mbi 50 mijë tifozë shqiptarë, kurse pak më shumë se 10 mijë italianë. Në konferencën e djeshme për media, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tha se ende nuk ka vendosur për formacionin startues. Por tashmë kanë dalë formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve, që pritet të rreshtohen me 4-2-3-1. Në portë tek Shqipëria pritet të jetë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami…
Njësoj si skenat e luftës. Këto janë pamjet që kanë mbetur nga zjarri masiv që zgjati për rreth 5 orë në tregun e rrobave të përdorura, duke shkrumbuar 80 njësi tregtare dhe 5 banesa që ndodheshin aty pranë. Pasojat ishin katastrofike, ndërsa me lot në sy tregtarët kërkojnë ndihmë nga shteti për punën dhe mundin e tyre 20 vjeçar, me të cilën siguronin edhe bukën e gojës. Ndihmë nga strukturat e shtetit kanë kërkuar edhe kryefamiljarët, që tashmë janë në qiell të hapur. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata, shihen qartë rrënojat në treg. Çdo…
Dita e sotme në Euro 2024 nis dhe mbaron me shqiptarët. Nga ora 15:00 në fushë do të zbresin shqiptarët e Zvicrës, derisa në mbrëmje do të jenë kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare që do të zbarkojnë në fushën e stadiumit në Dortmund. Zvicra, do të përballet sot në Këln me Hungarinë, në kuadër të Grupit A. Vendi mikpritës, Gjermania, kryeson grupin pasi mposhti Skocinë 5-1 të premten. Ndeshja fillon në orën 15:00. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari me shokë synojnë një fillim të mbarë në fushatën e tyre të Euro 2024, duke kërkuar të arrijnë fazën me eliminim…
Duke filluar nga ky vit akademik, studentët në Maqedoni përfitojnë nga një subvencion ditore prej 140 denarësh për ushqim, të financuar nga Buxheti i Shtetit, e cila është aplikueshme nga e hëna deri të shtunën. Kjo masë synon të mbulojë pjesërisht shpenzimet ushqimore të studentëve të regjistruar si të rregullt dhe që nuk kanë të ardhura të tjera. Megjithëse shuma u rrit nga 120 në 140 denarë, duke u paguar javërisht, studentët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë një rritje të mëtejshme për të përballuar me sukses rritjen e kostos së jetesës. Një pjesë e studentëve mendon se subvencioni ditore duhet të…
Policia e Shkodrës ka gjobitur me qindra shoferë përgjatë një jave, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Me monitorim të dronëve, policia ka kapur “rebelët” në timon. Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative: -124 drejtues automjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; – 80 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar; – 85 drejtues automjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit; – 78 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; -660 drejtues mjetesh për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të…
Protesta para Bashkisë Tiranë, arrestohet 39-vjeçari që hodhi molotov, procedohen 6 të tjera (EMRI)
Policia e Tiranës ka arrestuar Bledar Krasniqin 39 vjeç, i cili është identifikuar si personi që hodhi lëndë piroteknike para godinës së Bashkisë Tiranë. Ai akuzohet për 5 vepra penale në total. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht edhe 6 persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore…
Një ditë pas zjarrit, ajo që ka mbetur në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është vetëm shkrumb dhe hi. Bilanci i dëmit të shkaktuar është: 80 njësi tregtare të djegura dhe 5 shtëpi banimi. Por fatmirësisht, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz. Kryefamiljarët me lot në sy shprehen për mediat se kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa kërkojnë që shteti t’i ndihmojë, pasi kanë ngelur në qiell të hapur. Ndërsa tregtarët, përpara kamerave shprehen se kanë mbi 20 vite në këtë treg. Ata theksojnë se kanë paguar taksa e detyrime në shtet, ndaj sot kërkojnë ndihmën…
Kate Middleton ka njoftuar se po “përparon” në rrugën e rimëkëmbjes pas trajtimit për kancerin me të cilin u diagnostikua muajt e fundit . Princesha e Uellsit njoftoi se mund të jetë e pranishme të shtunën në festimin e “Trooping the Colour”, ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III. Kate pritet veçanërisht në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste. Kjo do të jetë ngjarja e saj e parë publike në gati shtatë muaj. Në një mesazh në llogaritë e rrjeteve sociale, së bashku me një foto të bërë në Windsor, Kate Middleton…