Author: shqiperia
Komuna e Tetovës ka marrë vendim që gjatë pushimeve verore të shfrytëzojë oborret e katër shkollave në qytet si parkingje të përkohshme, në një përpjekje për të zvogëluar bllokadat e trafikut dhe për të ofruar më shumë hapësira parkimi. Kjo masë vjen si përgjigje ndaj rritjes së numrit të automjeteve gjatë verës, periudhë kur shumë mërgimtarë vizitojnë vendin. Shkollat e përfshira në këtë iniciativë janë shkollat fillore ‘Istikbal’, ‘Liria’, ‘Goce Dellçev’ dhe dy objektet e shkollës së mesme ‘Kiril Pejçinoviq’. Parkimi në këto hapësira do të jetë falas nga 18 qershori deri në fund të pushimeve verore. Në Tetovë, ku…
Kombëtarja shqiptare tashmë ka arritur në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku në orën 21:00 do të përballet me Italinë. Mijëra shqiptarë ndodhen atje për ta mbështetur, e të cilët i kanë pritur me brohorima të mëdha futbollistët e kombëtares, shkruan gazeta online Reporteri.net. Italia dhe Shqipëria do të përballen në kuadër të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B. Teksa kanë mbetur më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, atmosfera në rrugët e qytetit duket e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë ia morën valles tradicionale shqiptare, atyre iu bashkuan edhe disa tifozë italianë. The…
Atmosfera para ndeshjes Itali-Shqipëri i ka dhënë një pamje si kurrë më parë Dortmundit. Sinergjia mes tifozëve të dy vendeve duket tejet pozitive. Në një video të siguruar të publikuar duket një moment shakaje mes italianëve dhe shqiptarëve. Tifozët kuqezi thyejnë makaronat para syve tifozëve italianë, ndërsa këta të fundit vazhdojnë shakanë, duke ju “përgjëruar” shqiptarëve të mos e bëjnë. Italia personifikohet me këtë ushqim si një gatim ekskluziv tradicional. Batuta para ndeshjes, pamje kur shqiptarët thyejnë shpagetat e italianëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ne priremi ta mendojmë verën si një kohë relaksi dhe shkujdesjeje, por për disa njerëz mund të jetë një periudhë krize, me simptoma të rënda depresive. Pra, nëse mendoni se vera po ju shkakton depresion, kushtojini vëmendje sa vijon: – Shikoni dietën tuaj, përpiquni të hani atë që trupi juaj ka nevojë edhe nëse nuk jeni të uritur – Për të menaxhuar pagjumësinë, rregulloni orarin tuaj në mënyrë që të zgjoheni dhe të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë – Përfshini në orarin tuaj ditor të paktën një aktivitet që ju kënaq ose provoni një hobi të ri –…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Paqe në Ukrainë që mbahet në Zvicër, sot është takuar me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda. Nga zyra e Siljanovska-Davkovës informojnë se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale, për gjendjen në rajon, integrimet evropiane dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO. “Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë një marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe…
Spanja ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Kroacisë dhe tani po avancon 2:0. Fillimisht, Alvaro Morata kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes. E tre minuta më pas, Fabian Ruiz shënoi për ta dyfishuar epërsinë e “Furisë së Kuqe”. Spanja shënon dy herë brenda tre minutave ndaj Kroacisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policë të Shqipërisë angazhohen në ofrim të sigurisë në ndeshjen Itali-Shqipëri në Dortmund
Punonjësit e Policisë së Shqipërisë janë angazhuar gjatë ditës së sotme, së bashku me kolegët gjermanë, në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri, në qytetin e Dortmundit, e vlefshme për Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2024”. Policia e Shtetit përmes një njoftimi potencon se “Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë bashkëvepruar me Policinë Gjermane për garantimin e sigurisë gjatë grumbullimit dhe marshimit të tifozëve drejt “BVB Stadion” të Dortmundit”, thuhet në njoftim. Tutje, në njoftim theksohet se patrullat e përbashkëta policore kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve.“Për…
Policia gjermane ka ekzekutuar një burrë në qytetin e vogël të Wolmirstedtit, i cili lëvizte me thikë. Sipas mediave gjermane, para se të ekzekutohej personi i armatosur me thikë kishte plagosur tre njerëz në rrugë. Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka therur një të ri në një lokacion tjetër, e më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit. “Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç…
VIDEO/ Princi Louis bëhet përsëri viral, vallëzimi gjatë paradës ushtarake “rrëmben” vëmendjen
Dalja e parë publike e Princeshës Kate pas betejës disamujore me kancerin ngjalli mjaft interes, po vëmendjen e “rrëmbeu” djali djali i saj më i vogël, Princi Louis. Këtë herë, 6-vjeçari, përveç fytyrave qesharake, ai u bë viral edhe për kërcimin që bëri gjatë paradës. View this post on Instagram A post shared by Page Six (@pagesix) Vihet re se në këtë paradë të veçantë marrin pjesë më shumë se 1400 ushtarë, 200 kuaj, 400 muzikantë dhe përfundon me një fluturim mbresëlënës prej 70 avionësh.
Një ditë para festës së Kurban Bajramit, kështu dukej sot tregu i Bitpazarit.. Qytetarë të shumtë kanë lënë që përgatitjet e fundit për bajram t’i bëjnë një ditë para festës. Tregu është i mbushur plot, por qytetarët gjithnjë e më shumë shkurtojnë listën e blerjeve për shkak të çmimeve të larta. Thonë se blejnë vetëm gjërat e domosdoshme. “Çmimet e ditur është, 80 denarë domatet, 120 denarë specat. Për rroba mos të flasim më, një këmishë atje 1000 denarë, nuk arrihen…Kemi mar diçka diçka, për fëmijët kemi marrë diçka sa kemi pas mundësi”, tha një qytetar. “Në tavan janë çmimet…