Author: shqiperia
Fundi i pjesës së parë ka ndalur hovin e Danimarkës në duelin me Anglinë. Një supergol i Morten Hjulmand dhe ai i Harry Kane kanë shënuar fundin e pjesës së parë. Hjulmand ka realizuar një ndër golat më të bukur të këtij Kampionati Evropian deri më tani. Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë. Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen. Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë. Anglia është duke i prirë grupit, të cilin pritet…
Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa të paktën 68 të tjerë u shpëtuan, njoftuan sot shërbimet spanjolle të shpëtimit. Varka u pikas pasdite teksa lundronte rreth 800 kilometra në jug të Tenerife, një nga ishujt e këtij arkipelagu spanjoll që ndodhet pranë bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan, ku numri i ardhjeve të emigrantëve është rritur sërish prej disa kohësh. Sipas njoftimit nga shërbimet spanjolle të shpëtimit Salvamento Maritimo, u bë e nevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë të liheshin trupat e dy…
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew, ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shqiptare, mes të cilëve edhe me kreun e SPAK, Nuredin Dumani. Në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë theksohet se Nepheë është takuar prokurorë të SPAK dhe përfaqësues së ILDKPKI apo Agjencisë së Prokurimit Publik. Në reagim thuhet se fokusi i takimeve ishte lufta kundër korrupsionit, duke siguruar mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve shqiptare në këtë drejtim. “Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e…
Supergol i Danimarkës ndaj Anglisë
Morten Hjulmand ka realizuar një ndër golat më të bukur të këtij Kampionati Evropian deri më tani. Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë. Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen. Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë. GOAL 1-1 DENMARK pic.twitter.com/grcT64wRAw — Football Hub (@FootbalIhub) June 20, 2024 Supergol i Danimarkës ndaj Anglisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Departamenti i Shtetit i “kundërpërgjigjet” Putin: I dërguari i SHBA-së do të vizitojë Vietnamin
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Krittenbrink do të udhëtojë në Hanoi të premten dhe të shtunën. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit ky takim ka si synim nënvizimin e angazhimit të SHBA për një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor. “I dërguari i Azisë Lindore dhe Paqësorit do të riafirmojë gjithashtu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Vietnam të fortë, të pavarur, elastik dhe të begatë dhe do të diskutojë qëllimet e përbashkëta për takimet ministrore të muajit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Ky takim vjen pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Vietnam. Putin theksoi se takimi…
Sulmuesi më i mirë i Anglisë, Harry Kane ka kaluar kombëtaren e tij në epërsi ndaj Danimarkës në minutën e 18. Sulmuesi 30-vjeçar realizoi në këndin e djathtë të portës pasi u gjend më së miri në tollovinë e krijuar para portës. Anglia është duke i prirë grupit, të cilin pritet ta kalojë me lehtësi. Ky ishte goli i parë i Kane në këtë kampionat. Harry Kane has now scored 13 goals at major international tournaments, as many goals as Wayne Rooney and Michael Owen COMBINED. pic.twitter.com/LCbGfMU1qs — Darian (@tweetsbydarian) June 20, 2024 Kane kalon Anglinë në epërsi…
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut. Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë. FSHF-ja bën me dije se të gjithë…
VOA: SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kërkuan sot autoriteteve shqiptare, që të shtojnë më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Diplomatë nga shtete dhe organizata donatore, me në krye SHBA-të dhe BE-në, diskutuan sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare për të bashkërenduar ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, një fushë ku, siç u theksua në tryezën e rrumbullakët, priten rezultate më të larta. Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand, theksoi në fjalën e saj se sundimi…
Nëse jeni nën stres të madh, duhet të ndaloni së ngrëni ushqime të padëshiruara në mënyrë që të mos përkeqësoni gjendjen tuaj mendore dhe në vend të kësaj të konsumoni ushqim të shëndetshëm. Vitamina B ndihmon në rregullimin e humorit dhe prodhimin e serotoninës, i njohur gjithashtu si hormoni i lumturisë. Gjendet tek peshku, pula, produktet e qumështit dhe vezët. Stresi shkakton mungesë magnezi. Për këtë arsye duhet të konsumoni edhe shumë ushqime të pasura si perimet me gjethe: marule, spinaq si dhe brokoli. Është mirë të konsumoni oriz kaf, por edhe bajame. Konsumimi i acideve yndyrore omega-3 redukton kortizolin,…
Sllovenia ka lëshuar nga duart fitoren e artë pasi në minutat shtesë të takimit Serbia realizoi golin e barazimit. Lluka Joviq realizoi me kokë në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar barazimin që e lë Serbinë të shpresojë për kalim të grupit. Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 69-të me golin e Zar Karnicnik. Karnicnik pranoi një pasim të mirë brenda zonës së rreptësisë nga Timi Max Elsnik dhe mposhti portierin e Serbisë. Krejt në fund të takimit, Serbia siguroi një goditje nga këndi, të cilën e shfrytëzoi Joviq. Me këtë barazim, Sllovenia është në pozitën e dytë…