Close Menu
    What's Hot
    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    06/07/2025
    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      06/07/2025
      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      LAMM: Fluks i shtuar në vendkalimet kufitare, pritje deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      06/07/2025
      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      Nesër pasdite pritet mot jostabil në Maqedoni

      05/07/2025
      Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

      Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

      06/07/2025
      Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

      Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

      06/07/2025
      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      06/07/2025
      Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

      LAMM: Fluks i shtuar në vendkalimet kufitare, pritje deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

      06/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»VOA: SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
    Bota

    VOA: SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

    20/06/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    VOA: SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    VOA: SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

    Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kërkuan sot autoriteteve shqiptare, që të shtojnë më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Diplomatë nga shtete dhe organizata donatore, me në krye SHBA-të dhe BE-në, diskutuan sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare për të bashkërenduar ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, një fushë ku, siç u theksua në tryezën e rrumbullakët, priten rezultate më të larta.

    Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand, theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme, në të cilën Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së.

    Ajo tha se SHBA po investojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, por shtoi se kjo është një detyrë që nuk mund të bëhet vetëm dhe kërkon veprime dhe përpjekje nga të gjithë institucionet dhe aktorët.

    “Zyrtarë të korruptuar janë duke dhënë llogari para drejtësisë, anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë. Ky është një proces shumë i fuqishëm, që po ecën përpara, – tha zonja Hammand. – SHBA-të, – shtoi ajo, – do të vazhdojnë ta mbështesin fort Shqipërinë dhe përpjekjet e saj, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka populli shqiptar dëshiron”.

    SHBA kanë dhënë në këtë fushë shumë trajnime dhe ekspertizë mbi hetimin e antikrimit, si dhe në analiza kibernetike.

    Ndërsa drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, theksoi në takimin e donatorëve me autoritetet shqiptare se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përfshin luftën kundër krimit të organizuar, rendin publik, sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve dhe migrimit, të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe BE-së.

    “Reformat në fushën e sundimit të ligjit duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat në krijimin e një shteti më efikas, të garantojnë mbrojtje për gjithë qytetarët dhe turistët, si dhe të garantojnë më shumë respekt për të drejtat e njeriut”, tha ambasadori Gonzato.

    Ai shtoi se Shqipëria po përballet me sfida si infiltrimi i grupeve kriminale sa i takon pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku janë identifikuar banka dhe institucione financiare të përfshira në transaksione shitblerje pronash të brendshme dhe të jashtme.

    Ambasadori Gonzato theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkojnë një përgjigje të koordinuar të shumë aktorëve, duke përfshirë sektorin privat, dhe shoqërinë civile.

    Shqipëria është duke hartuar një strategji kombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për periudhën 2024-30, po ashtu si edhe një ligj të ri për policinë e shtetit, që pritet të rritë profesionalizmin, integritetin, bazuar në meritat e karrierës.

    Në takimin koordinues me donatorët, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, tha se vitin e kaluar janë goditur 54 organizata kriminale, 38 nga të cilat në fushën e narkotikëve, 7 grupe në fushën e krimit ekonomik e financiar, 7 grupe në fushën e pronës dhe 2 grupe në fushën e krimeve kompjuterike, ndërsa po forcohet nga viti në vit bashkëpunimi me Europol dhe Interpol-in.

    “Kemi kryer 1 mijë e 380 hetime proaktive dhe kemi hartuar në bashkëpunim me vendet partnere 80 çështje penale. 523 operacione policore u zhvilluan vitin e kaluar, nga të cilat 107 u kryen me partnerë ndërkombëtarë dhe 54 operacione të përbashkëta me Interpolin”, tha zoti Balla.

    Shqipëria është duke përshtatur ligjet e saj me standartet e BE-së, ndërsa diplomatët theksuan se zbatimi i plotë i tyre është po aq thelbësor, ndaj Tirana po mbështetet edhe me fonde edhe me ekspertizë nga SHBA-të dhe BE-ja, sepse një vend më i sigurtë, sipas tyre, bëhet edhe më tërheqës për investuesit e huaj dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. VOA

    Lexo edhe:

    1. Humb jetën reperi 21-vjeçar në Itali, arrestohet shqiptari me dyshimin se i ka shitur drogë
    2. Izraeli dhe Libani përgatiten për një luftë që duket e pashmangshme
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Po vijnë peshkaqenët!” Pas peshqve të ngordhur qyteti grek përballet me rrezikun tjetër e madh

    30/08/20242 Mins Read
    Gruaja shkon me hemorragji në spital, mjekët i nxjerrin “përbindëshin” 10 kg nga barku

    17/06/20241 Min Read
    Frikë për një shpërthim të ri në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit në Damask, SHBA mohon çdo përfshirje

    02/04/20243 Mins Read
    VIDEO/ Ndjekje si në filma! 30-vjeçari shqiptar “zbor” policisë greke, efektivët i qëllojnë gomat, ai i përplas

    07/03/20241 Min Read
    Të shtëna me armë gjatë një parade në SHBA, një i vrarë dhe 21 të plagosur

    15/02/20242 Mins Read
    Top Posts
    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    06/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën Sport

    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    06/07/20252 Mins Read

    Skuadra verdheblu dëshiron të “hedhë bomba” njëra pas tjetrës sapo të hapet merkatoja e verës.…

    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    06/07/2025
    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    06/07/2025
    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    LAMM: Fluks i shtuar në vendkalimet kufitare, pritje deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

    06/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Mos u lyeni me kos, ja si të veproni kur digjeni nga dielli

    04/07/2025
    Grupi legjendar ‘Oasis’ rikthehet në skenë pas 16 vitesh

    A mund të kthehet kujtesa përmes hipnozës te njerëzit e prekur me demencë?

    Me te lexuara
    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    Mediat turke: Fenerbahçe e Jose Mourinhos tejet e interesuar për Edon Zhegrovën

    06/07/2025
    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    06/07/2025
    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    Vetëm 12 denarë për kilogram, kultivuesit e grurit të pakënaqur nga çmimi i blerjes

    06/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.