Author: shqiperia
Ministria e Transportit në RMV anuloi tenderin për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë
Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta. Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë. Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike. Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur me…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë. “Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami. Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë. “Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit,…
SPB Tetovë njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident tragjik në Gostivar ku humbi jetën një 18-vjeçar. “Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit…
Mes presionit në rritje ndaj administratës Trump për të publikuar dosjet e Epstein – në krahasim me publikimin e dosjeve në lidhje me vrasjen e Martin Luther King Jr. dhe përdorimin e një serveri privat email-i nga Hillary Clinton – Presidenti i SHBA-së po kujton vitin e kaluar. Ai pretendon se Kamala Harris shpenzoi paratë e fushatës për mbështetje të personazheve të famshëm – edhe nëse një hetim i mëparshëm e ka gjetur këtë pretendim të rremë. Në një postim të kohëve të fundit në Truth Social, Trump ka kërkuar që Beyoncé (dhe personazhe të tjerë të famshëm) të ndiqen…
Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot njoftoi se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni. Mexhiti tha se përveç Strugës ku është bërë publike përkrahja për Mendy Qyrën edhe në disa komuna përafërsisht dihen emrat. I pyetur nëse e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidati Çair, Mexhiti tha se sipas gjitha gjasave ai do të jetë kandidat i VLEN-it për Çairin. I pyetur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mexhiti tha se për listat e hapura VLEN-i është për të, por se nevojitet konsensus./Telegrafi/ …
Kuvendi sot në fillimin e seancës së 64-të e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se deri në fillim të seancës, Ditimtrovska njoftoi Kuvendin se do ta justifikojë dorëheqjen e saj. “Kuvendi bazuar në nenin 121, paragrafi 2 nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, konstatoi se i ndërpritet funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Gashi. Dimitrovksa dha dorëheqje të premten më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale edhe atë për dhënien e…
Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione. Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit. Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë,…
Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur për të siguruar biletën tuaj për edicionin e sivjetmë të Festivalit Sunny Hill. Nëse akoma nuk e keni bërë këtë, tani është koha pasi që biletat e fundit janë në shitje. Festivali, këtë vit mbahet prej 1 deri më 3 gusht në Parkun e Festivalit në Bërnicë të Poshtme. Festivali tashmë ka bërë të ditur listën e plotë të artistëve që do të performojnë dhe sjell emra të njohur nga skena ndërkombëtare dhe vendore. Mes tyre janë Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Tommy Gold,…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mori vendimin për përfaqësimin dhe në seancën e nesërme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) do të ngrejë çështjen e një page minimale prej 500 eurosh dhe një rritje shtesë prej 6.000 denarësh të të gjitha pagave të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nesër është një mundësi e mirë për Qeverinë që të tregojë se kujdeset për punëtorët, dhe që deputetët të miratojnë ndryshime të shpejta ligjore dhe të vendosin një pagë minimale prej 500 eurosh para zgjedhjeve lokale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov. Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM…
Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara. Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar. “Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të…