Close Menu
    What's Hot
    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

    15/06/2026
    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    15/06/2026
    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    15/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në Korçë

      Me pankarta për efektivin Enea Mekolli, qytetarët protestojnë në Korçë

      05/06/2026
      I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoftim zyrtar: Tentoi t’i merrte edhe armën e shërbimit

      I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoftim zyrtar: Tentoi t’i merrte edhe armën e shërbimit

      05/06/2026
      Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i bashkëshortëve që udhëtonte me motor

      Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagoset çifti i bashkëshortëve që udhëtonte me motor

      05/06/2026
      Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim të plotë edhe për vrasjen e policit Enea Mekolli

      Berisha: Mbështesim çdo protestë. Kreu i PD kërkon hetim të plotë edhe për vrasjen e policit Enea Mekolli

      05/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

      Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

      15/06/2026
      Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

      Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

      15/06/2026
      LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

      LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

      15/06/2026
      Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

      05/06/2026
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»Laboratori i drogës në Frakull, gjykata jep dënimin për të akuzuarit
    Shqiperia

    Laboratori i drogës në Frakull, gjykata jep dënimin për të akuzuarit

    25/06/202415 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Laboratori i drogës në Frakull, gjykata jep dënimin për të akuzuarit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Laboratori i drogës në Frakull, gjykata jep dënimin për të akuzuarit

    Gjykata e Posaçme ka dhëenë dënimin për personat e përfshirë në laboratorin e drogës në Frakull të Fierit.

    Dënimet:

    Viktor Çervanaku – 10 vite burg

    Klajdi Kodra (Vrioni) – 11 vite e 4 muaj burg

    Bledar Matoshi – 8 vite burg

    Denison Çervanaku – 11.4 vite burg

    Nikolin Gjolena – 11.4 vite burg

    Redion Meshi – 9.4 vite burg

    Zenel Çervanaku – 9.4 vite burg

    Enxhi Ferhati – 8 vite burg

    Marildo Rona – 8 vite burg

    Julian Malaj – 2 vite burg

    Kujtojmë se në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

    Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

    Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni

    Njoftimi:

    1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 09.01.2024, Nr. 48 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e procedimit penal me Nr.141 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve:Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku,Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku,Enxhi Ferhati,Bledar Matoshi,Redion Meshi, Julian Malaj,MarildoRona.
    2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaretRudina Palloj,Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 39, datë 25.06.2024vendosi:
    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
    3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
    4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nikolin Gjolena i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Nikolin Gjolena do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbedhjetë) vite burgim.
    7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
    10. Pushimin e akuzës për të pandehurin Denilson Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.
    11. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
    12. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehuritDenilson Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    13. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Denilson Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
    15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 ( pesë) vite burgim.
    16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    17. Pushimin e akuzës për të pandehurin Viktor Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.
    18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim.
    19. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehuritViktor Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
    20. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Viktor Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjete) vite burgim.
    22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
    23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) burgim.
    24. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
    25. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    26. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim.
    28. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
    29. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
    30. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Zenel Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    31. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Zenel Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
    32. Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    33. Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
    34. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    35. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enxhi Ferhati i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
    36. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga e pandehura Enxhi Ferhati do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
    37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    39. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
    40. Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    41. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
    42. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redion Meshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    43. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redion Meshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    46. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Bledar Matoshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
    47. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    48. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Matoshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
    49. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Bledar Matoshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    52. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    53. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Marildo Rona i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
    54. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Marildo Rona do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
    56. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julian Malaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
    57. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Malaj i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
    58. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Julian Malaj me vendimin 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.
    59. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Malaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    60. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara prova materiale disponohen sipas kerkeses se prokurorit.
    61. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën 36,483 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
    62. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. /vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Dhunoi gruan, policia mësyn në banesën e 71-vjeçarit në Korçë, gjen granata dhe armë në murin e fshehtë
    2. Mblidhen ekspertët e “Zgjedhores”, diskutohen propozimet e Gjiknurit dhe Alibeajt
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Zgjedhjet e pjesshme/ PS fiton në të 5-ta bashkitë

    Zgjedhjet e pjesshme/ PS fiton në të 5-ta bashkitë

    10/11/20251 Min Read
    Dhunoi gruan dhe vajzën dhe i kanosi me fresibël, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

    Dhunoi gruan dhe vajzën dhe i kanosi me fresibël, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

    28/08/20241 Min Read
    EMRI/ I shpallur në kërkim për shitje lëndësh narkotike, arrestohet i riu në Durrës

    EMRI/ I shpallur në kërkim për shitje lëndësh narkotike, arrestohet i riu në Durrës

    01/08/20241 Min Read
    Vrau me thikë 23-vjeçarin, gjykata lë në burg Xhuliano Mihon

    Vrau me thikë 23-vjeçarin, gjykata lë në burg Xhuliano Mihon

    07/07/20241 Min Read
    Të përfshirë në dosjen e SPAK, përjashtohen dy efektivë, Rrumbullaku: S’ka vend për askënd që bashkëpunon me grupet kriminale

    Të përfshirë në dosjen e SPAK, përjashtohen dy efektivë, Rrumbullaku: S’ka vend për askënd që bashkëpunon me grupet kriminale

    20/05/20243 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup Maqedonia

    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

    15/06/20261 Min Read

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut dënon fuqimisht vandalizmin dhe papranueshmërinë e djegies së automjeteve me…

    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    15/06/2026
    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    15/06/2026
    Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    15/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

    05/06/2026
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

    Qeveria e RMV-së: Dënojmë ashpër djegien e automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

    15/06/2026
    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    Mjeku i ORL-së Valdrin Asani tregon zgjidhjen e problemeve me hundën, fytin dhe veshin

    15/06/2026
    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    LSDM: Ndërsa Ukraina dhe Moldavia përparojnë drejt Evropës, Mickoski e mban Maqedoninë prapa për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij

    15/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.