Close Menu
    What's Hot
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

      Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

      14/05/2026
      Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

      Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

      14/05/2026
      Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

      Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

      14/05/2026
      Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: Qeveria shqiptare dëshmoi përpjekje në rritje për ta luftuar
    Shqiperia

    DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: Qeveria shqiptare dëshmoi përpjekje në rritje për ta luftuar

    24/06/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: Qeveria shqiptare dëshmoi përpjekje në rritje për ta luftuar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: Qeveria shqiptare dëshmoi përpjekje në rritje për ta luftuar

    Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën.

    Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë.

    Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij.

    Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën janë të shfrytëzuar për punë, shërbime dhe seks komercial. Nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe detyrimit, ata detyrohen të punojnë në fusha dhe fabrika, në restorante dhe banesa. Viktima janë individët më të pambrojtur në botë – duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë.

    Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale.

    Në nivelin e dytë hyjnë ato vende, përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por që qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë.

    Në nivelin e tretë futen vendet përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale dhe që qeveritë nuk bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

    Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, në kategorinë e vendeve të nivelit të dytë.

    Situata në Shqipëri

    Në raport thuhet se qeveria ka dëshmuar përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me një vit më parë.

    Përpjekjet përfshinin hetimin e trafikantëve të seksit, identifikimin e një numri më të madh viktimash të mundshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e shërbimeve për më shumë viktima.

    Por në raport shtohet se megjithatë qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

    “Qeveria hetoi në mënyrë të qartë më pak krime që lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht më pak të dyshuar si dhe nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport.

    Po kështu kostatohet se policia dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe specializimin e duhur për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autorët e dyshuar janë dënuar për krime më të vogla, si “shfrytëzim prostitucioni”, në vend të trafikimit.

    Në raport thuhet se qeveria nuk ka kontrolluar vazhdimisht atë pjesë të komunitetit që potencialisht mund të jetë viktimë e trafikut si emigrantët, azilkërkuesit, komunitetet roma dhe egjiptian, si dhe fëmijët.

    Hetimi penal

    Në raport thuhet se një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar trafikimin kanë shënuar rënie.

    Kodi penal parashikonin dënime nga tetë deri në 15 vjet burg për veprën penale të trafikimi që përfshin një viktimë të rritur dhe 10 deri në 20 vjet, kur viktima është fëmijë.

    Në raport thuhet se Policia e Shtetit hetoi 26 raste, krahasuar me 85 raste në vitin 2022.

    Zyra e prokurorit të përgjithshëm ndoqi penalisht tetë raste të reja (shtatë për trafikim seksual dhe një për një formë të papërcaktuar trafikimi), krahasuar me 17 raste të reja në 2022. Po kështu vijoi të ndiqte penalisht 42 raste të nisura në vitet e mëparshme. Më vete, Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim të ri (dy në vitin 2022) dhe vazhdoi ndjekjen penale të dy rasteve të nisura në periudhat e raportuara.

    Por në raport konstatohet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021.

    Në vitet e kaluara, gjyqtarët dënuan disa trafikantë me dënime të buta, të tilla si dënimi me kusht, që reduktoi përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësoi mekanizmat parandalues dhe krijoi shqetësime lidhur me sigurinë tek viktimat.

    Në raport thuhet se qeveria nuk njoftoi ndonjë hetim të ri, ndjekje penale, apo dënim të punonjësve të qeverisë bashkëpunëtorë në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke shtuar se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, në krimet e trafikimit vazhdon të jetë shqetësim.

    Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen penale me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dënimin e trafikantëve – duke përfshirë zyrtarët bashkëpunëtorë.

    Po kështu kërkohen dënime të konsiderueshme me burgim për autorët dhe trajnim i gjyqtarëve në të gjitha nivelet për të marrë parasysh ashpërsinë e trafikimit gjatë dhënies së dënimeve.

    Po kështu kërkohet që të ketë policisë dhe prokurorëve të specializuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto vepra penale.

    Profili

    Siç është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktima vendase dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë vendit.

    Trafikantët shfrytëzojnë për seks e punë të detyruar gratë dhe fëmijët shqiptarë veçanërisht gjatë sezonit turistik.

    Ata përdorin premtime të rreme, si oferta për martesë ose punësim, për të joshur viktimat e tyre.

    Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin, ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar dhe gjithashtu i detyrojnë fëmijët të kryejnë vepra penale, përfshirë vjedhjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Trafikantët shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Organizata joqeveritare kanë njoftuar se trafikantët i detyrojnë fëmijët të shesin lëndë narkotike kryesisht në shkolla. Trafikantët shfrytëzojnë viktimat shqiptare për qëllime seksuale në të gjithë Evropën, veçanërisht në Belgjikë, Greqi, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Francë.

    Kosova

    Në raport thuhet se qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme. Ato përfshinin dënimin e të gjithë trafikantëve me burgim, aty ku ishte e përshtatshme dhe mos shqiptimin e ndonjë dënimi vetëm me gjobë.

    Në raport thuhet se qeveria rriti përpjekjet e përgjithshme parandaluese, përfshirë shtimin e fondeve për fushatat ndërgjegjësuese dhe shpërndarjen e manualeve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

    Por në raport konstatohet se megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

    “Qeveria hetoi dhe ndoqi penalisht më pak të dyshuar dhe identifikoi më pak viktima. Edhe pse gjyqtarët dhanë dënime më të forta, dënimet megjithatë ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji kundër trafikimit”, vijon më tej raporti.

    Në raport konstatohet me shqetësim edhe fakti se kodi penal i Kosovës e klasifikon lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë, ose abuzim prindëror dhe jo trafikim, duke e vështitëruar identifikimin e kësaj vepre si dhe referimin e viktimave potenciale tek shërbimet e duhura.

    Rekomandime

    Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dhënien e masave të duhura të dënimit për trafikantët, duke përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.

    Po kështu kërkohet identifikimi në mënyrë proaktive i viktimave të trafikimit duke kontrolluar treguesit e trafikimit mes popullatës së ndjeshme përfshirë individët e përfshirë në seks komercial; fëmijë; komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.

    Në raport sugjerohet ofrimi i trajnimeve të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe forcat e rendit mbi hetimin dhe ndjekjet penale të rasteve të trafikimit.

    Po kështu kërkohet forcimi i masave të ruatjes së privatësisë së viktimës e që informacionet e tyre të mos shpërndahen.

    Më tej në raport sugjerohet rritje e mbështetjes së qeverisë për shërbimet gjithëpërfshirëse të trajnimit profesional si dhe riintegrimit të viktimave. /VOA

    Lexo edhe:

    1. Minatorët kërkojnë statusin, protestë përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës
    2. “Më rrezikohet jeta”, Gjykata pranon kërkesën e Breçanit, pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

    Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

    14/12/20251 Min Read

    Me shpejtësi tej normave, te dehur në timon dhe shkelje të tjera, policia vendos mbi 24 mijë gjoba në një javë

    18/08/20243 Mins Read
    Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

    Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

    29/06/20241 Min Read
    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    11/05/20241 Min Read
    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    26/02/20244 Mins Read
    Top Posts
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV Maqedonia

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/20262 Mins Read

    Politikat ekonomike duhet ta ndjekin me kujdes zhvillimin e tregjeve energjetike. Në rast të luhatjeve…

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    Policia në kërkim të personit që mbante ujkun, mund të gjobitet deri në 20.000 euro

    14/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    Energjia dhe inflacioni, sfidë për ekonominë në RMV

    14/05/2026
    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    Ademi: VLEN-in e krijoi Mickoski, si një alternativë të BDI-së

    14/05/2026
    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

    14/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.