
Policia e Durrësit ka shoqëruar gjatë paradites së sotme një 38-vjeçar që po shëtiste me thikë në dorë nëpër rrugët e qytetit. Blutë bëjnë me dije se fillimisht informacioni është marrë nga qytetarët dhe se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit.
Rezulton se një efektiv policie është plagosur nga 38-vjeçari teksa po përpiqeshin që ta neutralizonin.
38-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia. /vizionplus.tv









