
Portugalia e prirë nga Cristiano Ronaldo po dominon ndeshjen ndaj Republikës Çeke në Evropian, por pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0, shkruan Reporteri.net.
Cristiano Ronaldo dhe Rafael Leao kishin dy rastet më të mira për të realizuar golat për Portugalinë në pjesën e parë.
Goditjen e Ronaldos e priti portieri çek, ndërsa Leao nuk arriti ta çonte në rrjetë pasimin nga Bruno Fernandes.
Ndërkaq çekët rrezikuan vetëm një herë kur Patrik Schick nuk arriti të godiste me kokë pas harkimit nga Coufal.
Portugalia dominon në fillim të takimit
Çekët u rezistojnë sulmeve të Portugalisë në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.