Close Menu
    What's Hot
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    21/07/2025

    Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

    21/07/2025
    Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      21/07/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

      21/07/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      Gjendet i vdekur në Liqenin e Ohrit një shtetas i Serbisë

      Vlera e shportës minimale në korrik ka arritur në 65.328 denarë

      21/07/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      21/07/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

      21/07/2025
      Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

      Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

      21/07/2025
      KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

      Gjendet i vdekur në Liqenin e Ohrit një shtetas i Serbisë

      21/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Ambasadori i SHBA: Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
    Bota

    Ambasadori i SHBA: Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

    13/06/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Ambasadori i SHBA: Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Ambasadori i SHBA: Hill: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por jo edhe njohjen “de jure” të saj.

    Në një intervistë me të përjavshmen beogradase, NIN, ambasadori Hill tha se “evropianët po kërkojnë atë që po kërkojnë, e ajo është normalizimi”.

    “Ata duan paqe dhe siguri në rajon, sigurisht edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku kufijtë nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, kufij që bashkojnë realisht dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po themi në të vërtetë këtu për të ardhmen dhe si do të duket jeta e njerëzve. Dhe kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja shumë më tepër përparim në planin e normalizimit dhe është e qartë se BE-ja e ka këtë parasysh gjithashtu”, tha ambasadori Hill.

    Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ranë dakord në Bruksel dhe në Ohër për një marrëveshje normalizimi, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, po kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës, cka është konsideruar njohje de fakto por jo de jure. Marrëveshja kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese si dhe të përmbushin të gjitha marrëveshjet arritura më parë mes tyre.

    Me 22 prill, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin e 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, duke i bërë pjesë të tij detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Udhëheqja e bllokut ka theksuar se është çështje e vendeve anëtare nëse “normalizimi i marrëdhënieve” nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ndërmjetësuesit e bisedimeve mbajnë qëndrim të paanshëm.

    Me 27 tetor të vitit të kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të njohë ‘de-facto’ shtetësinë e Kosovës, që nënkupton zbatimin e parimeve të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

    Por, procesi i themelimit të Asociacionit ende nuk ka filluar, ndërsa Serbia tha se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ apo ‘de jure’ të Kosovës.

    Të hënën ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha se përfundimi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe çdo gjë më pak, nuk përmbush synimet për një Evropë të lirë e në paqe”.

    Marrëveshja Bruksel-Ohër u pa si një veprim “i ndërmjetëm” në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për të përmbyllur problemet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkanin perëndimor.

    Shqetësimet u rritën mes shtimit të tensioneve në veriun e Kosovës që kulmuan me 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer të saj. Tre nga sulmuesit mbetën të vrarë.

    Në intervistën me të përjavshmen NIN, ambasadori Hill shfaqi shpresën se autorët do të vihen para drejtësisë dhe se “do të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ndodhi”.

    “Sigurisht, nuk ka qenë një ditë që ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe”, tha ai.

    Serbia një vend aleat i Rusisë dhe kandidat për anëtarësim në BE ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës pas agresionit në Ukrainë.

    Ambasadori Hill tha se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin që Serbia t’u bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa theksoi se “Serbia ka marrë disa masa shumë konkrete për t’ia bërë të ditur Rusisë se ajo që ka bërë në Ukrainë nuk mund të jetë e qëndrueshme. Herët a vonë, Rusia do të duhet të arrijë një marrëveshje paqeje dhe të tërhiqet nga Ukraina. Unë mendoj se ne kuptohemi mirë me Serbinë”, tha ai, duke theksuar ndërkohë se Shtetet e Bashkuara janë “shumë të zhgënjyera” që në qeverinë e Serbisë janë përfshirë sërish dy persona të cilët janë nën sanksionet amerikane, zëvendëskryeministri pro rus Aleksandar Vulin dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç./voa

    Lexo edhe:

    1. Vrasja e 27-vjeçares italiane, Bujar Fandaj i dërgoi një video erotike bashkëshortit të së resë para se të kryente krimin
    2. Me ftesë të Kim Jong Un, Putin planifikon të vizitojë Korenë e Veriut
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Biden u tërhoq nga gara, reagon Trump: Presidenti më i keq në historinë e SHBA-së

    21/07/20241 Min Read
    VIDEO/ Skandal në burgun britanik, gardiania filmohet duke kryer marrëdhënie me të burgosurin

    28/06/20242 Mins Read
    Spanja i kërkon BE-së të njohë pa vonesë shtetësinë palestineze

    16/04/20243 Mins Read
    Gjermania po bën shumë pak për të luftuar varfërinë në vend

    20/03/20243 Mins Read
    Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

    13/01/20241 Min Read
    Top Posts
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

    21/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska Maqedonia

    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    21/07/20252 Mins Read

    “Vendimi për ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin e kryetares së Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit,…

    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

    21/07/2025
    Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

    Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

    21/07/2025
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    Gjendet i vdekur në Liqenin e Ohrit një shtetas i Serbisë

    21/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja të nxehta

    20/07/2025
    Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty

    Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka – jeni superheroina

    Me te lexuara
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    21/07/2025
    KSHPK: Kuvendi është institucioni i vetëm që mund ta shkarkojë kryetaren Tatjana Dimitrovska

    Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

    21/07/2025
    Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

    Mësohet rrugëtimi i Dritës dhe Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

    21/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.