Close Menu
    What's Hot
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

    06/10/2025
    Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

    Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

      Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

      06/10/2025
      Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

      Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

      06/10/2025
      Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

      Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

      06/10/2025
      Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Shqipëria dhe Kosova, sot në paqe, ashtu si edhe dje në luftë, kemi më shumë se kurrë nevojë të jemi bashkë
    Kosova

    Shqipëria dhe Kosova, sot në paqe, ashtu si edhe dje në luftë, kemi më shumë se kurrë nevojë të jemi bashkë

    12/06/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Shqipëria dhe Kosova, sot në paqe, ashtu si edhe dje në luftë, kemi më shumë se kurrë nevojë të jemi bashkë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Shqipëria dhe Kosova, sot në paqe, ashtu si edhe dje në luftë, kemi më shumë se kurrë nevojë të jemi bashkë

    Bajram Begaj 

    Në përvjetorë të tillë të shenjtë për shqiptarët ne përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara që, me jetën dhe veprën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën dhe historinë e kombit shqiptar.

    Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë së përjetshme të Kosovës, simbolin e rezistencës paqësore, elitës intelektuale, që me filozofinë e tij të paqes vendosi çështjen e Kosovës në të gjitha kancelaritë perëndimore.

    Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare, i palodhur në betejën e tij për mbi pesë dekada, sfiduesin lapidar të 28 viteve në burgjet e ish-Jugosllavisë.

    Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur, flakadanë të lirisë së saj.

    Nderojmë kryetrimin Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë.

    Burra të tillë rrallë i lind historia.

    Sot është dita të kujtojmë të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që i falën Kosovës së lirë e të pavarur jetën dhe ata që amanetin e bashkëluftëtarëve ua transmetuan brezave të rinj: Liria nuk është dhuratë. Ajo duhet të mbrohet.

    Kosova nuk ishte vetëm.

    Qindra vëllezër të tyre nga Tirana, Tropoja, Kukësi, Kruma, Kavaja, Vlora, Berati, Tepelena, Çamëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga e gjithë Diaspora shqiptare iu bashkuan luftës. Në themelet e lirisë së Kosovës, ata u flijuan, si Ushtar Kavaja, Komandant Shpendi, Komandant Tahiri, trima që nuk iu frikësuan vdekjes.

    Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për të mbrojtur vëllezërit e motrat nga Kosova,të dëbuar me forcë si pasojë e valës së spastrimit etnik e gjenocidit të Millosheviçit.

    Kosova nuk ishte vetëm!

    Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht partnerët strategjikë, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe NATO ishin mbështetësit e fuqishëm e të palëkundur të kauzës së saj.

    Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë shpirtit të një populli qëndrestar që kërkonte një të drejtë të mohuar; lirinë.

    Ata ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtetformimit të Kosovës.

    Dy shtete, një popull, një komb, një gjak, një gjuhë, një shqiponjë dykrenare, një histori, një ëndërr dhe aspiratë Euroatlantike.

    Historia e vjetër dhe e re ka dëshmuar se shqiptarët, kudo që ndodhen, përbashkohennën simbolet e tyre identifikuese.

    Në sfidat e kohërave, epokave dhe  padrejtësive gjeopolitike, shqiptarët kanë ruajtur të shenjtë dhe të pacenueshme ndjenjën e shqiptarisë.

    Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin e tyre kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot.

    Në një kohë kur Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitete diplomatike, mediatike,në një fushatë thellësisht keqdashëse për të njollosur luftën e drejtë e parimore të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për njëmanifest krenarie kombëtare, që nuk ka pse të na kompleksojë.

    Nuk mund të lejojmë të vendoset shenja e barazimit mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet, mbijetesë e liri të shqiptarëve në Kosovë.

    Nuk mund të lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, në një kohë kur bota demokratike, miqtë tanë, po bëjnë çmos të eliminojnë pengesat e ndryshme për të thjeshtëzuar bashkëjetesën shqiptaro-serbe sipas modeleve evropiane.

    Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës,që e duam dhe e çmojmë fort lirinë.

    Si të tillë, sot kemi përgjegjësi të madhe për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin në një hapësirë që frymon vlerat demokratike evropiane.

    Aspiratat tona për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të realizuar këtë objektiv.

    Sot ne përballemi ende me përpjekje për të penguar shtetin e ri të Kosovës, që lufton për të konsoliduar identitetin shtetëror, hapësirëndhe vendin e vet në Evropë.

    Jemi të vetëdijshëm se kauza e Kosovës nuk ka përfunduar, por jemi të palëkundur në bindjen tonë se realiteti, Republika e Kosovës,e pavarur dhe sovrane, është e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme.

    Shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj për të faktorizuar Republikën e Kosovës si shtet që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut, i qëndron frymës Euroatlantike, që mban e trashëgon miqësitë që na janë gjendur në ditët tona më të errëta, duke besuar, duke dëgjuar, duke ndjekur e këshilluar nga partnerët strategjikë, SHBA-të dhe BE-ja.

    Shqipëria ka punuar dhe do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitet e veta dhe hapësirat institucionale ndërkombëtare ku bënpjesë për të zgjeruar numrin e vendeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj tij në organizmat ndërkombëtarë, si dhe për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit të bërë në Kosovë, të atyre mijëra viktimave të torturuar e të zhdukur, dhunimeve e masakrave të pangjara në historinë moderne të njerëzimit.

    Shpreh bindjen se të përulur para sakrificës së dëshmorëve, të përgjegjshëm para historisë dhe guximtarë përpara të ardhmes, Kosova do të ndërtojë një shoqëri ku të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti.

    Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm.

    Kosova është histori suksesi.

    Çdo betejë juaja, është beteja jonë! Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë!

    Gëzuar Ditën e Çlirimit!

    Lexo edhe:

    1. Takimi i liderëve të rajonit në Shkup, O’Brien: SHBA mbështet planin e BE-së, qytetarët do t’i ndiejnë leverditë
    2. Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Rikthejmë ushtrinë me detyrim”, Vuçiç: Na duhen shumë armë, por nuk do sulmojmë askënd

    14/09/20242 Mins Read
    Frontex vendoset në kufirin serb, BE marrëveshje me Beogradin për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

    30/05/20241 Min Read
    Clinton:  Kosova ka arritur “përparim të rëndësishëm” drejt barazisë gjinore

    15/04/20243 Mins Read
    Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

    02/02/20241 Min Read
    Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë, Kinës

    31/01/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore Maqedonia

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

    06/10/20254 Mins Read

    Kandidatët për kryetarë komunash nga koalicionet VLEN dhe AKI, edhe gjatë ditës së sotme (6…

    Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

    Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

    06/10/2025
    Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

    Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

    06/10/2025
    Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme

    Specat nga Maqedonia tërhiqen nga tregu në Kroaci për shkak të pesticideve të rrezikshme

    06/10/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Me te lexuara
    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

    Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së në Tetovë e Çair intensifikojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore

    06/10/2025
    Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

    Pas shtatë ditësh protestash dhe bllokadash, punonjësit e “Florakom” dhe “Luna” morën pagën e gushtit

    06/10/2025
    Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

    Transportuesit privatë kthehen në rrugë, kanë marrë fonde të mjaftueshme nga NTP për dy javët e ardhshme

    06/10/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.