
Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve.
Burime konfirmojnë se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Kush është Aleks Ndreka
Aleks Ndreka është një personazh i njohur në Lezhë dhe Shkodër, ndërkohë që është tentuar disa herë të vritet. Ndaj tij janë kryer edhe atentate me dron teksa ruhej nga policia.
Në dosjen e SPAK rezulton se ish-deputeti i PS, Arben Ndoka kërkonte vrasjen e Ndrekës për shkak se dyshonte që ai ishte personi që kishte ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Më herët në Itali u arrestua edhe Arian Tuku,pjesë e dosjes Metamorfoza, i cili akuzohet si pjesëmarrës në njërin prej atentateve ndaj Ndrekës. Tuku është dhëndri i Arben Ndokës. /vizionplus.tv