Close Menu
    What's Hot
    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

    15/05/2026
    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    15/05/2026
    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    15/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

      Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

      15/05/2026
      SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

      SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

      15/05/2026
      SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

      SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

      15/05/2026
      Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

      Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

      15/05/2026
      Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

      Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

      15/05/2026
      Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

      Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

      15/05/2026
      SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

      SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

      15/05/2026
      SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

      SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

      15/05/2026
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»Tryezë rrumbullake me krerët e arkivave, Bido: Tejkalojmë kufijtë shtetërorë
    Shqiperia

    Tryezë rrumbullake me krerët e arkivave, Bido: Tejkalojmë kufijtë shtetërorë

    06/06/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Tryezë rrumbullake me krerët e arkivave, Bido: Tejkalojmë kufijtë shtetërorë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Tryezë rrumbullake me krerët e arkivave, Bido: Tejkalojmë kufijtë shtetërorë

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me drejtues të arkivave të rajonit dhe më gjerë, për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi veprimtarinë e përbashkët në fushën e arkivistikës. Në sallën shumëfunksionale të DPA-së të përuruar së fundmi, u mblodhën përfaqësuesit më të lartë të institucioneve arkivore të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, si edhe të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore.

    Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, u shpreh se arkivat kanë mundur të tejkalojnë kufijtë shtetërorë, duke arritur një shkëmbim kulturor të domosdoshëm për të kuptuar të shkuarën historike. “Kur flasim për arkivat është e pamundur t’i ndajmë sipas kufijve shtetërorë. Nuk mund të shkruaj historinë e shqiptarëve pa patur dokumente nga arkivat osmane, pa dokumentet e arkivave të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, të Moldavisë, të Kosovës, pa dokumentet e rilindasve tanë në Rumani, në Bullgari apo në Ukrainë. Nuk mund të shkruajmë historinë pa patur akses në arkivat tona, do të ishte e padobishme. Arkivat, duke qenë trashëgimi e pazëvendësueshme, janë përgjegjëse për ruajtjen, për administrimin dhe shërbimin e dokumenteve dhe nuk mund ta përmbushim këtë detyrë pa bashkëpunim dhe transparencë, me qëllim që të administrojmë në mënyrë eficente materialet që zotërojmë.”, tha Bido.

    Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi se duke bashkëndarë përvojat, ekspertizën dhe burimet njerëzore, arkivat do të ndërtojnë një rrjet të gjerë studiuesish, të cilët do t’i qasen dokumentacioneve lirisht dhe në mënyrë të barabartë. “Për ta bërë më të lehtë për studiuesit për të konsultuar dokumentet, arkivat janë të hapura për publikun. Sigurisht, kemi përgjegjësi për të bërë përpjekje të tjera për të forcuar bashkëpunimin mes nesh, në përputhje me marrëveshjet dhe konventat. Duke krijuar lidhje mes punonjësve tanë, ne arrijmë të shkëmbejmë përvojat. Ne ndajmë të njëjtat qëllime, jemi të hapur për shqiptarë dhe të huaj. Shërbejmë pa dallim. Përpiqemi të ndërtojmë një rrjet me studiues, nga Ballkani, nga Ukraina në Itali, në Turqi, në Izrael. Jemi përpjekur të bëjmë teknologjinë mënyrën tonë të të shërbyerit të dokumenteve. Kemi studiues të huaj që marrin dokumente nga arkiva jonë. Kjo është mënyra se si duhen bërë gjërat. Ne kemi investuar në digjitalizim, në restaurim, në vendruajtjen e dokumenteve, në aksesin online për të gjithë, kudo ku janë. Në fund të vitit, do të publikojmë Videotekën që zotërojmë. Po ashtu, do të çelim Muzeun Arkivor, ku edhe të huajt do të kenë mundësi të krijojnë një këndshikim mbi historinë dhe jetën e shqiptarëve.”, përfundoi Bido.

    Në vijim, e mori fjalën drejtoresha e Arkivit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Danijela Mrda, e cila e vlerësoi këtë tryezë si një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi sfidat përballë arkivave dhe mbi projektet e tyre për të ardhmen. “Shpreh mirënjohjen për ftesën për pjesëmarrje në këtë 75-vjetor të DPA-së. Shpresoj që këto ditë do të jenë një mundësi për të shkëmbyer ide, për të diskutuar për projektet e së ardhmes dhe për të hapur horizontet tona. Ne, arkivat, jemi përgjegjëse jo vetëm për ruajtjen e historisë, por edhe për ta ndarë, për ta komunikuar dhe për ta bërë të disponueshme. Për të hapur arkivat për të gjithë qytetarët. Kjo do jetë një ndihmesë për ne, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse ne ende vuajmë nga sëmundjet e të shkuarës.”, tha Mrda.

    Mes kumtuesve, gjendej edhe drejtuesi i të Portalit të Arkivave Europiane, Szatucsek Zoltan, i cili tha se arkivat duhet të përbashkojnë popujt nëpërmjet duhet trashëgimisë së tyre kulturore. “Kemi ambicien dhe vullnetin për të bashkuar trashëgiminë arkivore europiane dhe përtej saj. Kufijtë ekzistojnë në nivelin politik, por jo në nivelin kulturor. Aq më pak, në nivelin e trashëgimisë arkivore. Kush tjetër përveç arkivave duhet të punojë për ribashkimin e trashëgimisë kulturore të vendeve?!”, tha Zoltan.

    Në përmbyllje të aktivitetit, e mori fjalën kreu i Shërbimit Shtetëror Arkivor të Ukrainës, Anatolii Khromov, që përshëndeti rëndësinë që DPA-ja i ka dedikuar procesit të digjitalizimit në ruajtjen e dokumenteve. “75-vjetori demonstron një proces të gjatë zhvillimi të arkivit tuaj.

    Kjo ngjarje krijoi mundësinë për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, që nuk është vetëm simbolike, pasi koleksionet që ne ruajmë përbëjnë dokumente të rëndësishme për popujt tanë. Kemi vizione të ngjashme sepse besojmë se mënyra parësore për të ruajtur dokumentet dhe historinë është digjitalizimi. Për ne, ky takim është mundësi shumë e mirë për të forcuar bashkëpunimin tonë, edhe pse Ukraina po kalon një peridhë të vështërë.”, tha Khromov.

    Pjesë e tryezës ishin edhe përfaqësues të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Republikës së Bullgarisë, të Arkivave Shtetërore të Kroacisë, të Autoritetit të Përgjithshëm për Arkivin dhe Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, të Arkivave Kombëtare të Hungarisë, të Qendrës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të Arkivit Qendror i Italisë, të Arkivit të Barit, të Agjencisë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë, të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Arkivit Kombëtar të Rumanisë, të Arkivave të Drejtorisë së Përgjithshme të Regjistrimit dhe Kadastrës Turke dhe të Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që po mbahen me rastin e 75-vjetorit të themelimit të DPA-së. Në një kalendar të ngjeshur kushtuar këtij përvjetori jubilar, do të mbahet një ceremoni kremtuese, si edhe do të organizohet Konferenca e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Po ashtu, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me Moldavinë dhe me Bosnje-Hercegovinën, krahas marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme me Ukraninën

    Lexo edhe:

    1. Organizoi vrajsen e kunatit, ekstradohet drejt Italisë 30-vjeçari
    2. 40-vjeçari nga Tirana gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

    Protesta e fermerëve bllokon sërish aksin Kakavijë-Janinë, ora kur do ndalohet qarkullimi i automjeteve

    14/12/20251 Min Read

    Me shpejtësi tej normave, te dehur në timon dhe shkelje të tjera, policia vendos mbi 24 mijë gjoba në një javë

    18/08/20243 Mins Read
    Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

    Shiste drogë në plazhin e Velipojës, arrestohet 24-vjeçari

    29/06/20241 Min Read
    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    11/05/20241 Min Read
    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    26/02/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit Dossier

    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

    15/05/20263 Mins Read

    Kush është fotografi i fotos së famshme të “vajzës me napalm”? Gjykata e Tarascon do…

    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    15/05/2026
    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    15/05/2026
    SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

    SPAR zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja

    15/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

    Ngrihet padi pas 54 vitesh/ Kush është autori i fotos ikonë të luftës së Vietnamit

    15/05/2026
    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

    15/05/2026
    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”

    15/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.