
Liverpooli ka mposhtur Spartën e Pragës me rezultat 5 me 1 dhe është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Të gjithë golat u realizuan nga lojtarët e Liverpoolit.
Fillimisht ka realizuar Mac Allister nga penalltia, para se Darwin Nunez të realizonte dy gola të tjerë. Bradley realizoi autogol për Spartën, ndërkaq Luiz Diaz realizoi për rezultatin 4 me 1.
Szoboszlai mbylli këtë duel me golin e pestë të Liverpoolit.
Liverpooli me një këmbë në gjysmëfinale të Evropa Ligës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.