Close Menu
    What's Hot
    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

    27/01/2026
    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    27/01/2026
    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    27/01/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

      “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

      27/01/2026
      FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

      FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

      27/01/2026
      Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

      Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

      27/01/2026
      I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, dështon seanca paraprake ndaj Benet Becit

      I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, dështon seanca paraprake ndaj Benet Becit

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      U shtypën nga orteku dhe u gjetën  të përqafuar nën dëborë, këta janë alpinistët që humbën jetën në Greqi

      U shtypën nga orteku dhe u gjetën të përqafuar nën dëborë, këta janë alpinistët që humbën jetën në Greqi

      27/12/2025
      Fermerët grekë nuk heqin dorë, bllokojnë sërish rrugët dhe doganat, paralajmërojnë përshkallëzim protestash

      Fermerët grekë nuk heqin dorë, bllokojnë sërish rrugët dhe doganat, paralajmërojnë përshkallëzim protestash

      27/12/2025
      Tragjedi në Greqi, u zhdukën një ditë më parë, katër alpinistë gjenden të vdekur në mal

      Tragjedi në Greqi, u zhdukën një ditë më parë, katër alpinistë gjenden të vdekur në mal

      26/12/2025
      Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

      Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

      27/01/2026
      Boshkov: Sektori privat nuk mund ta përballojë rritjen e pagës minimale

      Boshkov: Sektori privat nuk mund ta përballojë rritjen e pagës minimale

      27/01/2026
      “Safe City” do të testohet në autostradën Ohër-Kërçovë

      “Safe City” do të testohet në autostradën Ohër-Kërçovë

      27/01/2026
      MPB: Tre këmbësorë u lënduan rëndë në tre aksidente trafiku në Shkup, Kumanovë dhe Manastir

      MPB: Tre këmbësorë u lënduan rëndë në tre aksidente trafiku në Shkup, Kumanovë dhe Manastir

      27/01/2026
      “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

      “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

      27/01/2026
      Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

      Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

      27/01/2026
      FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

      FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

      27/01/2026
      Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

      Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

      27/01/2026
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Çfarë ju rezervojnë yjet sot? Dashuri, punë dhe zgjedhje përfundimtare

      Çfarë ju rezervojnë yjet sot? Dashuri, punë dhe zgjedhje përfundimtare

      27/01/2026
      Pse nuk mund ta shohim hundën tonë?

      Pse nuk mund ta shohim hundën tonë?

      26/01/2026
      Pse ndihemi të lodhur edhe kur nuk bëjmë asgjë?

      Pse ndihemi të lodhur edhe kur nuk bëjmë asgjë?

      26/01/2026
      Neptuni te Dashi pas 150 vitesh! Meri Gjini për shenjat e Horoskopit: Një cikël i ri që ndryshon jetën dhe karrierën deri në 2040

      Neptuni te Dashi pas 150 vitesh! Meri Gjini për shenjat e Horoskopit: Një cikël i ri që ndryshon jetën dhe karrierën deri në 2040

      26/01/2026
      Çfarë duhet të konsumoni për të ndaluar rënien e flokëve

      Çfarë duhet të konsumoni për të ndaluar rënien e flokëve

      26/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste
    Kosova

    Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    09/02/20248 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Kupchan: Kurti dhe Vuçiç po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

    “Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Sipas tij, të dy udhëheqësit – Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç – kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

    Radio Evropa e Lirë: Kishte një debat të nxehtë mbrëmjen e së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç . Ata u përballën në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. Si e komentoni ju debatin rreth kësaj çështjeje?

    Charles Kupchan: Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

    Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

    A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave.

    Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste – me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008 [kur Kosova ka shpallur pavarësinë], Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve.

    Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikojnë Kosovën.

    Pra, nga një këndvështrim i gjerë, nuk jam i sigurt se këto veprime – edhe nëse janë të justifikueshme për sa u përket të drejtave sovrane – janë të dobishme.

    Radio Evropa e Lirë: Me çfarë sfidash potenciale mund të përballet Kosova në aspektin e mbështetjes dhe partneritetit ndërkombëtar?

    Charles Kupchan: Mendoj se kemi dëgjuar tashmë disa paralajmërime të hidhura, në formën e mesazheve të qarta se Kosova nuk do të jetë në rrugën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare – BE, NATO – nëse nuk ec në rrugën e normalizimit. Flitet edhe për çështjen e ndihmës ekonomike.

    Tani për tani, këto janë pjesë e bindjes, e komunikimit diskret me kryeministrin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë së Kosovës që të sillen në mënyrë më konstruktive. Por, një pjesë vjen edhe në formën e disa llojeve të dënimeve, në përpjekje për ta kthyer Prishtinën në një drejtim më pozitiv.

    Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu.

    Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme.

    Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’i kthehem takimit në Këshill të Sigurimit, ku Vuçiq tha se “jeta e serbëve në Kosovë po bëhet e pamundur”, ndërsa Kurti tha se Serbia “duhet të ndalojë financimin e kriminelëve dhe terroristëve në Kosovë”. Ku mund të çojë kjo retorikë?

    Charles Kupchan: Kemi parë tashmë incidente, përfshirë dhunën e turmës së armatosur në Banjskë. Kemi dëgjuar se Serbia i ka mobilizuar forcat e saj të armatosura, në përgjigje të kësaj dhune. NATO-ja ka diskutuar rritjen e nivelit të forcës së saj brenda Kosovës, si mënyrë për të ruajtur paqen dhe për t’u siguruar që dhuna të mos shpërthejë.

    Por, vetë fakti se po diskutojmë për një rikthim të mundshëm në dhunë, që biseda ka marrë një kthesë të tillë… mendoj se është një shenjë se ne nuk jemi në një pozitë të mirë tani.

    Unë mendoj se kjo është edhe një nga arsyet përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Evropë e kanë intensifikuar angazhimin diplomatik, duke u folur hapur dhe drejtpërdrejt të dyja palëve – Prishtinës dhe Beogradit – për rëndësinë e ecjes përpara dhe të normalizimit.

    Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve, a duhet ta shtyjë Kosova zbatimin e vendimit për dinarin?

    Charles Kupchan: Po. Nëse shohim se çfarë përfiton Kosova kundrejt kostos së një vendimi të tillë, mendoj se duhet të lihet në pritje. Nuk kemi nevojë për më shumë masa që rrisin tensionet.

    A po i mban Serbia institucionet paralele? Po. A po u dërgon Serbia fonde serbëve në veri? Po. A po bën gjëra që i inkurajojnë serbët që të mos integrohen plotësisht në Kosovë? Po. E përsëris, kjo është një rrugë me dy drejtime.

    Por, mua më duket se nuk është një investim i mirë e afatgjatë për Qeverinë në Prishtinë që të bëjë gjëra që në bashkësinë ndërkombëtare shihen si provokuese dhe të panevojshme.

    Radio Evropa e Lirë: Në Këshillin e Sigurimit kishte thirrje edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. A mendoni se mosmarrëveshjet e fundit mund ta ndikojnë atë?

    Charles Kupchan: Asociacioni ka qenë pengesë prej fillimit. Me sa kuptoj, problemi tani mund të përshkruhet në këtë mënyrë: “cila është më e vjetër – pula apo veza”. BE-ja ka nxjerrë një propozim [v.j. draft-statutin për Asociacionin] që Kurti e ka pranuar, por ka thënë se nuk do ta zbatojë atë derisa Vuçiq ta nënshkruajë Marrëveshjen [e Ohrit].

    Vuçiq thotë: si mund ta nënshkruaj marrëveshjen nëse ju nuk i keni ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar Asociacionin dhe për t’u siguruar serbëve nivelin e vetëqeverisjes që është në përputhje me marrëveshjen?

    Unë mendoj se jemi afër marrëveshjes, por mosmarrëveshjet që i pamë në Këshill të Sigurimit, retorika e ashpër që shohim si nga Vuçiq, ashtu edhe nga Kurti, nuk i ndihmojnë gjërat.

    Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të gjendet ndonjë qasje alternative që mund t’i përmbushë të dyja palët?

    Charles Kupchan: Unë mendoj se kompromisi, i cili është në fokus, është tërheqës. Janë dashur vite punë. Ka pasur negociata të vështira në Bruksel, në Ohër, bisedime të tjera, presion nga SHBA-ja dhe BE-ja. Unë do të hezitoja të thosha se kjo nuk po funksionon dhe po kalojmë në planin B.

    Mendoj se, së paku tani për tani, Marrëveshja e Ohrit është e mirë. Dhe, është e rëndësishme që të gjendet një mënyrë për të bindur Kurtin dhe Vuçiç që të vazhdojnë me kompromiset, me vendimet e vështira politike që duhet t’i marrin.

    Një pjesë e problemit me këto bllokada për dinarin dhe mosmarrëveshje të tjera, lidhet me debatin e ashpër dhe me grindjet mes liderëve. E gjithë kjo ndikon në qëndrimet e publikut.

    Kjo, pastaj, e vështirëson marrjen e vendimeve të vështira për Kurtin dhe Vuçiqin, sepse ata nuk besojnë se opinioni i tyre publik i mbështet. Kjo e ndërlikon situatën, sepse, në fund, Kurti dhe Vuçiq duhet ta ndjejnë mbështetjen e popullatës së tyre dhe të dy duhet të bëjnë një punë më të mirë në përgatitjen e qytetarëve për t’iu ofruar mbështetje.

    Kjo do të kërkojë deklarata publike dhe edukim më të fokusuar në të ardhmen, e jo përsëritje të mosmarrëveshjeve nga e kaluara.

    Radio Evropa e Lirë: Muajin e ardhshëm do të bëhet një vit nga Marrëveshja e Ohrit dhe nuk kishte ndonjë përparim të rëndësishëm në zbatimin e saj…

    Charles Kupchan: Ky është një realitet i kthjellët.

    Radio Evropa e Lirë: Këtë vit ka zgjedhje në Shtetet e Bashkuara. Çfarë mund të presë Kosova nga një mandat i dytë i presidentit Joe Bidenit dhe çfarë nga mandati i mundshëm i presidentit Donald Trump?

    Charles Kupchan: Është interesante që administrata e Trumpit – e cila nuk ka qenë aspak pro-atlantike, nuk ka qenë shumë e prirë drejt Evropës, BE-së dhe NATO-s – është angazhuar në Kosovë, duke siguruar një marrëveshje që synonte përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë.

    Në njëfarë mënyre, është bërë një përjashtim në qasjen e gjerë të administratës Trump ndaj Evropës. Kështu që, unë nuk dua të sugjeroj se nëse Trump zgjidhet, kjo vëmendje e SHBA-së do të zhduket. Mendoj se është e vështirë të konstatohet përse ai është fokusuar në këtë çështje, përse është angazhuar në atë mënyrë. Trump është një person disi i paparashikueshëm.

    Nëse Biden rizgjidhet, mendoj se do të jemi dëshmitarë të angazhimit të mëtejshëm, të diplomacisë dhe të trysnisë së madhe. Unë, gjithashtu, besoj se nëse Trump zgjidhet, ai do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme [mes Kosovës dhe Serbisë].

    SHBA-ja, partnerët evropianë dhe aktorë të tjerë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë të dyja palët që të pajtohen. Do të ishte gabim të thuhet që kjo marrëveshje e ka një vit, por nuk po zbatohet, ndaj duhet harruar.

    Mendoj se ky është ndoshta shansi më i mirë që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të përfituar prej saj./REL/

    Lexo edhe:

    1. Serbia kap spunin e shqiptarëve, bashkëpunonte me SHISH që prej vitit 2022
    2. BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

    09/12/20241 Min Read

    EMRI/ DASH emëron pasuesin e Gabriel Escobar, kush është Zëvendës Ndihmës Sekretari i ri për Ballkanin Perëndimor

    22/07/20242 Mins Read
    Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiçit

    Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiçit

    06/06/20242 Mins Read
    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

    16/04/20242 Mins Read
    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    Qeveria zgjat deri në 2027 angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR

    20/03/20242 Mins Read
    Top Posts
    Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ministri i Jashtëm izraelit: Shqipëria, një shembull morali për botën

    Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ministri i Jashtëm izraelit: Shqipëria, një shembull morali për botën

    27/01/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh Shqiperia

    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

    27/01/20262 Mins Read

    Një viktimë dhe dy të plagosur rëndë është bilaci i aksidentit të djeshëm në aksin…

    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    27/01/2026
    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    27/01/2026
    Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

    Aksident i rëndë në Gramsh ku humbi jetën infermierja, arrestohet shoferi i kamionit

    27/01/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Çfarë ju rezervojnë yjet sot? Dashuri, punë dhe zgjedhje përfundimtare

    Çfarë ju rezervojnë yjet sot? Dashuri, punë dhe zgjedhje përfundimtare

    27/01/2026
    Pse nuk mund ta shohim hundën tonë?

    Pse nuk mund ta shohim hundën tonë?

    26/01/2026
    Pse ndihemi të lodhur edhe kur nuk bëjmë asgjë?

    Pse ndihemi të lodhur edhe kur nuk bëjmë asgjë?

    26/01/2026
    Me te lexuara
    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

    “Duart na dridheshin dhe zemra rrihte fortë”, zjarrëfikësit tregojnë orët e tmerrit, si u nxorrën të aksidentuarit në Gramsh

    27/01/2026
    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim ndonjëherë

    27/01/2026
    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

    27/01/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.